Këshillat e revistes “Time”: 10 gjëra që duhet të bëni për të dalë nga kriza

Зngjεll

___________
Këshillat e revistes “Time”: 10 gjëra që duhet të bëni për të dalë nga kriza
Shkruar nga : Blendina Cara

Kjo është kriza ekonomike më e keqe që prej Depresionit. Janë kohë të vështira në Amerikë dhe në gjithë globin. Në numrin e saj të ri revista “Time” shkruan për mënyrën se si do të ndryshojë bota pas krizës ekonomike. Kjo analizë fokusohet në mënyrat e reja me të cilat njerëzit e mendimtarët po përballen në ekonominë e re. Në mes të vorbullës së ankthit që është krijuar në botë “idetë” e këtij viti të revistës “Time” janë një lloj risie.S’bëhet fjalë për shpresa të rreme apo optimizëm irracional, por forca e ideve dhe rinovimi për transformimin e botës. Që nga mënyra e konceptimit të dyqaneve, besimit e ambientit. Nëse doni të ndiqni zhvillimin e kristianizmit konservator mjafton të ndiqni hitet muzikore të tyre.

Në fillim të viteve 1900 mund të kishit dëgjuar “The old rugged cross”, kremtim i shlyerjes. Në vitet ’80 mund të dëgjohej “Shine, Jesus, Shine”. E sot ka më shumë këngë që i kushtohen një perëndie të madh. Kalvinizmi është kthyer dhe jo vetëm nga ana muzikore. Reagimi ndaj katolicizmit i John Calvin në shekullin e 16-të është historia e fundit e evangjelistëve, e kompletuar me një hyjni sovrane dhe mikro-menaxheriale, njerëzim mëkatar dhe të dobët, si dhe kombinimin e pasojave logjike. Zhvendosja e pikave të interesit të biznesit është një ide tjetër. Togo është pak a shumë si Afrika Perëndimore, vendi i vogël që njihet vetëm për bankën. Në kryeqytetin e këtij vendi, Lome, ndodhet banka “Ecobank”, një bankë 21-vjeçare afrikane që ka 11 mijë punonjës në 620 degë në 26 vende, me një bilanc prej 8 miliardë dollarësh. Ndryshe nga bankat e tjera “Ecobank” po zgjerohet. Ka hapur 200 degë të reja prej vitit 2006 dhe synon të hapë degë në tre vende më shumë deri në qershor. Ajo çfarë është më e rëndësishme është fakti se aktualisht nxjerr para: përfitimet vjetore ishin 191 milionë në vitin 2007 dhe 104 milionë vetëm për çerekun e vitit 2008. Bankat e gjakut mund të jenë një realitet i shpejtë për ne. Tashmë që bankat më të mëdha në SHBA po ia dalin mbanë me ndihmën e qeverisë, ideja për krijimin e një institucioni për të ruajtur asetet më vlerë mund të duket absurde. Madje dhe e papërgjegjshme. Por kjo është ajo që duan të bëjnë disa zyrtarë federalë. Por në fakt nuk bëhet fjalë për paratë. Por për gjakun. Në Institutin Kombëtar të Kancerit po mendohet të krijohet bio-banka e parë kombëtare në SHBA, një vend i sigurt për kampione qelizore, ADN-je dhe gjaku që do të përdoret për kërkimet në trajtimet e reja të sëmundjeve. Mund të konsiderohet si një llogari bankare organike. Ju vendosi materialet biologjike aty dhe fitoni interesa mjekësore në formën e njohurisë dhe terapive.

Etapat e krizes ekonomike

Shpërthimi i fluskës

Vlera e shtëpive ra teksa oferta është më e lartë se kërkesa. Shumë huamarrës zbulojnë se shtëpitë e tyre kanë më pak vlerë se hipotekat. Mospagimet rriten, çka i ul akoma më shumë çmimet. Këtu fillon dhe rënia tatëpjetë.

Borxhet Kolaterale

Investitorët dynden drejt Detyrimeve të Borxheve Kolatarale, që janë sigurime të komplikuara, bazuar mbi rezervat e hipotekave. CDO-të janë shpesh të klasifikuara si AA dhe AAA dhe konsiderohen aq të sigurta sa thesari i shtetit.

Sistemi i levave

Firmat marrin hua për të grumbulluar CDO dhe prona të patundshme. “Lehman Brothers” u ngrit më shumë se 30 në një. Grupi Ndërkombëtar Amerikan shet shkëmbime kredish të papaguara, degëzime të skicuara për të mbrojtur investitorët nga falimenti.

Kolapsi i hipotekave

Konsumatorët, të cilët kishin hipoteka të mëdha me pak dokumente fillojnë të mos paguajnë. Huadhënës si “Washington Mutual” dhe “Countrywide Financial”, shohin çmimet e bursës së tyre të bien poshtë.
Financa, goditja tjetër
Rritja e kundra-vajtjeve do të thotë se CDO-të humbasin vlerën. Bankat e investimeve duhet të mbajnë shënime dhe të rrisin kapitalin. “Bear Stearns” falimenton. “Lehman Brothers” futet në lojë dhe humbet.

Operacioni i shpëtimit

Fannie dhe Freddie duhet të bëhen pavione federale, në mënyrë që të ndalohet kriza. Më pas, federalët hyjnë në skenë për të shpëtuar Grupin Ndërkombëtar Amerikan, përpara se të nisë operacioni i shpëtimit 700 miliardë dollarësh.

Ngrirja

Disa tregje kredish e kanë marrë veten, çka mund të dëmtojë bashkitë. Bankat e mëdha, gjithashtu po gjallërohen. Shpërndarja e detyrimeve të korporatave po zgjerohet. Kjo rrit koston për bizneset.

Tregu i paqëndrueshëm

Paqëndrueshmëria është e keqe për tregun e bursës. Investitorët u drejtohen anëve të fushës, me shpresën se mund të “parkojnë” paratë e tyre në thesaret tre-mujore, me më pak se 1 përqind interes, derisa situata të bëhet sërish e sigurt.

Dhjetë etapat e krizës ekonomike

1. Shpërthimi i fluskës

Vlera e shtëpive ra teksa oferta është më e lartë se kërkesa. Shumë huamarrës zbulojnë se shtëpitë e tyre kanë më pak vlerë se hipotekat. Mospagimet rriten, çka i ul akoma më shumë çmimet. Këtu fillon dhe rënia tatëpjetë.

2. Borxhet Kolaterale

Investitorët dynden drejt Detyrimeve të Borxheve Kolatarale, që janë sigurime të komplikuara, bazuar mbi rezervat e hipotekave. CDO-të janë shpesh të klasifikuara si AA dhe AAA dhe konsiderohen aq të sigurta sa thesari i shtetit.

3. Sistemi i levave

Firmat marrin hua për të grumbulluar CDO dhe prona të patundshme. “Lehman Brothers” u ngrit më shumë se 30 në një. Grupi Ndërkombëtar Amerikan shet shkëmbime kredish të papaguara, degëzime të skicuara për të mbrojtur investitorët nga falimenti.

4. Kolapsi i hipotekave

Konsumatorët, të cilët kishin hipoteka të mëdha me pak dokumente fillojnë të mos paguajnë. Huadhënës si “Washington Mutual” dhe “Countrywide Financial”, shohin çmimet e bursës së tyre të bien poshtë.

5. Financa, goditja tjetër

Rritja e kundra-vajtjeve do të thotë se CDO-të humbasin vlerën. Bankat e investimeve duhet të mbajnë shënime dhe të rrisin kapitalin. “Bear Stearns” falimenton. “Lehman Brothers” futet në lojë dhe humbet.

6. Operacioni i shpëtimit

Fannie dhe Freddie duhet të bëhen pavione federale, në mënyrë që të ndalohet kriza. Më pas, federalët hyjnë në skenë për të shpëtuar Grupin Ndërkombëtar Amerikan, përpara se të nisë operacioni i shpëtimit 700 miliardë dollarësh.

7. Ngrirja

Disa tregje kredish e kanë marrë veten, çka mund të dëmtojë bashkitë. Bankat e mëdha, gjithashtu po gjallërohen. Shpërndarja e detyrimeve të korporatave po zgjerohet. Kjo rrit koston për bizneset.

8. Tregu i paqëndrueshëm

Paqëndrueshmëria është e keqe për tregun e bursës. Investitorët u drejtohen anëve të fushës, me shpresën se mund të “parkojnë” paratë e tyre në thesaret tre-mujore, me më pak se 1 përqind interes, derisa situata të bëhet sërish e sigurt.

9. Spiralja e vdekjes

Bankat nën stres, si “Washington Mutual” dhe “Wachovia” kanë nevojë të vënë mënjanë kapital për të përballuar humbjet potenciale. Kështu, ato duhet të shesin asete, çka e ul akoma më shumë çmimin e tyre.

10. Panorama

Teksa huadhënia shtrëngohet, kreditë afat-shkurtra, në të cilat mbështeten të gjitha llojet e bizneseve, bëhen të padisponueshme. Kjo përbën potencial negativ sepse nëse marshet e tregtisë ngecen, rritja ngadalësohet.


Puna në një dritë të re

Njerëzit po kuptojnë se puna është burim real i stabilitetit financiar. Ata duhet të jetojnë me anë të punës dhe jo nëpërmjet aseteve të tyre. Vetëm kështu mësohet dhe njëherë nga fillimi për të krijuar pasurinë. Duke bërë këtë, ne mësojmë ta shohim punën si koncept ndryshe. Në këtë epokë të re, një rrogë e parashikuar është më tërheqëse se shansi i bonuseve të mëdha apo opsioneve të aksioneve. Dhe një punë në administratë, duke qenë se aty është bastioni i fundit i sigurisë duket akoma më mirë. Njerëzit duhet të fillojnë të bëjnë një listë të profesioneve që po zhvillohen dhe paguajnë më shumë. E në vend që të shpenzojnë para për të ndërtuar një shtëpi të re, t’i shpenzojnë ato duke u trajnuar në drejtime të ndryshme.

Riciklimi i periferive

Ambientalistët do të festojnë abdikimin e periferive, shtrirjes së periferive, të cilat i bënë njerëzit të varur nga makinat. Por gjithë çeliku, betoni dhe asfalti i përdorur për ndërtimin e periferive nuk mund të fshihet në favor të diçkaje të re, edhe nëse bëhet fjalë për gjelbërimin. Periferitë duhet të ribëhen nga fillimi dhe transformimi tashmë ka nisur në disa rajone që njihen për përhapjen më të keqe në SHBA. Në periferitë e ndërtuara pa një qendër tradicionale, pa qendra tregtare ekziston mundësia të krijohet një qendër pa shkatërruar infrastrukturën ekzistuese. Qendrat e mëdha tregtare në periferi tashmë janë në krizë, në SHBA janë mbyllur rreth 148 mijë të tilla duke shfaqur nevojën e pashmangshme për riciklimin e periferive.

Kalvinizmi i ri

Nëse doni të ndiqni zhvillimin e kristianizmit konservator mjafton të ndiqni hitet muzikore të tyre. Në fillim të viteve 1900 mund të kishit dëgjuar “The old rugged cross”, kremtim i shlyerjes. Në vitet ’80 mund të dëgjohej “Shine, Jesus, Shine”. E sot ka më shumë këngë që i kushtohen një perëndie të madh. Kalvinizmi është kthyer dhe jo vetëm nga ana muzikore. Reagimi ndaj katolicizmit i John Calvin në shekullin e 16-të është historia e fundit e evangjelistëve, e kompletuar me një hyjni sovrane dhe mikro-menaxheriale, njerëzim mëkatar dhe të dobët, si dhe kombinimin e pasojave logjike.

Rivendosja dhe autostradat

Zhurma më e madhe e infrastrukturës në SHBA është sistemi i autostradave me më shumë se 76 mijë kilometra rrugë që lidhin çdo qytet të madh amerikan. Dhe njerëzit që kalojnë kohë duke parashikuar sisteme të përmirësuara për energji dhe kalim kanë idenë se autostradat që shkojnë përtej asfaltit të freskët dhe parmakëve të rinj mbrojtës. Tani po diskutohet për mënyrën se si rrugët e mëdha mund të bëhen shtylla e një rrjeti më të gjerë hekurudhash dhe kabllosh elektrikë, dhe një rrjeti elektrik më të fuqishëm. Ndërtimi i sistemit të autostradave në SHBA, i autorizuar nga Kongresi në vitin 1956, ishte një prej ndërmarrjeve më të mëdha në epokën e post-Luftës II Botërore.

Pavdekshmëria

Kur Simon Cowell tha muajin e kaluar se kishte në plan që të kërkonte që trupin e tij pas vdekjes t’ia ruanin, njerëzit sugjeruan se anëtari i jurisë së “American Idol” mund ta kishte testuar procedurën e ngrirjes në fytyrën e tij. Në vitin 2007, Cowel 49 vjeç tha në një intervistë duke pranuar se kishte përdorur Botox: “Më pëlqen të kujdesem për veten”. Patriotët e tij britanikë i kanë trefishuar fitimet e kirurgëve plastikë që prej vitit 2003. Termi i pavdekshmërisë ka të bëjë me njerëzit në moshë që i rezistojnë plakjes. Ai është një alkimi e fortë e krijuar nga trendi i rritjes së kërkesave nga jeta dhe një rënie të thellë në influencën e besimit të organizuar.

Afrika, destinacion biznesi

Togo është pak a shumë si Afrika Perëndimore, vendi i vogël që njihet vetëm për bankën. Në kryeqytetin e këtij vendi, Lome, ndodhet banka “Ecobank”, një bankë 21-vjeçare afrikane që ka 11 mijë punonjës në 620 degë në 26 vende, me një bilanc prej 8 miliardë dollarësh. Ndryshe nga bankat e tjera “Ecobank” po zgjerohet. Ka hapur 200 degë të reja prej vitit 2006 dhe synon të hapë degë në tre vende më shumë deri në qershor. Ajo çfarë është më e rëndësishme, është fakti se aktualisht nxjerr para: përfitimet vjetore ishin 191 milionë në vitin 2007 dhe 104 milionë vetëm për çerekun e vitit 2008.

Merr me qira në një vend të huaj

Mendoni për një moment ushqimet që hani. Bananet apo frutat e tjera ekzotike e shumë e shumë ushqime të tjera. Mundësitë më të mëdha janë që pjesa më e madhe e ushqimeve vijnë nga vendet e tjera. Disa diplomatë dhe liderë biznesi shkuan në vende si Arabia Saudite, Kuvajti, Katari dhe Koreja e Veriut, shtete me tokë të mirë dhe ujë. Kështu grupe të caktuara marrin me qira toka në vende të huaja dhe paguajnë vendasit për të rritur prodhime të ndryshme.

Bio-bankat

Tashmë që bankat më të mëdha në SHBA po ia dalin mbanë me ndihmën e qeverisë, ideja për krijimin e një institucioni për të ruajtur asetet me vlerë mund të duket absurde. Madje dhe e papërgjegjshme. Por kjo është ajo që duan të bëjnë disa zyrtarë federalë. Por në fakt nuk bëhet fjalë për paratë. Por për gjakun. Në Institutin Kombëtar të Kancerit po mendohet të krijohet bio-banka e parë kombëtare në SHBA, një vend i sigurt për kampione qelizore, ADN-je dhe gjaku që do të përdoret për kërkimet në trajtimet e reja të sëmundjeve. Mund të konsiderohet si një llogari bankare organike. Ju vendosi materialet biologjike aty dhe fitoni interesa mjekësore në formën e njohurisë dhe terapive.

Dyqanet e mbijetesës

Hapni faqe të ndryshme të biznesit çdo ditë të javës dhe do të shihni lajmet për dyqane, ku likuidohet gjithë malli e punonjës që pushohen nga puna. Por nuk duhet fajësuar vetëm ekonomia për këtë gjë. Kur është hera e fundit që jeni futur në një dyqan dhe keni parë diçka të re, të freskët? Dhe ulja e çmimeve nuk është zgjidhja e vetme për këtë problem. Duhet gjetur një mënyrë për rregulluar problemin. Blerësit nuk do blejnë më gjëra që janë mësuar t’i blejnë gjithë kohës. Duhet lloj i ri dyqani. Një dyqan ku njerëzit mund të hanë dhe ndërkohë të presin që kompjuteri i tyre të rregullohet, le të themi. Apo një dyqan mbijetese, ku të gjithë të pranishmit janë në të njëjtën gjendje.

Inteligjenca ekologjike

Kur vjen puna te mbrojtja e mjedisit, qëllimi mund të jetë më i lehtë se veprimi. Për shembull, ju vendosni të blini një bluzë të thjeshtë prej pambuku organik sepse të gjithë e dinë se kjo është më e mirë për planetin. Por etiketa nuk i tregon të gjitha. Se ajo bluzë ka nevojë për 10,000 litra ujë që të rritet fibër e mjaftueshme për prodhimin e saj. Ne jemi zhvilluar në mënyrë të tillë që të reagojmë ndaj kërcënimeve të qarta dhe të pranishme. Prandaj hamë ushqim të prishur, na vjen për të vjellë dhe kur shohim një dritë të ndritshme mbyllim sytë.


Tirana Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top