Këshillat e dermatologëve për duar dhe kembe të shëndetshme

*deliza*

VIP
V.I.P
Këshillat e dermatologëve për duar dhe kembe të shëndetshme

Rregullat për kujdesin adekuat ndaj thonjve

Thonjtë e mirëmbajtur janë stoli e duarve dhe këmbëve të bukura. Në mënyrë që ata me të vërtetë të duken bukur, duhet t’i dini disa gjëra themelore. Ua sjellim këshillat e dermatologëve amerikanë, të cilat do t’ju ndihmojnë që të dukeni bukur, por edhe që shputat dhe shuplakat e duarve tuaja të duken mirë edhe gjatë dimrit.

Hidratimi

اdo ditë thonjtë duhet t’i lyeni me krem, në mënyrë që të jenë të hidratuar. Në të vërtetë, problemet më të mëdha me thonj vijnë për shkak të mos-hidratimit të tyre. Thonjtë e thatë thyhen, qërohen dhe janë të dobët. Thonjtë më së miri i mbroni duke përdorë kremra të trasha, ku vijnë në shprehje edhe kremrat e yndyrshme.

Lustrimi

Një herë në javë duhet t’i lustroni thonjtë, në mënyrë që ta përmirësoni qarkullimin. Lustroni thonjtë në njërën dorë të paktën dy minuta, por kini kujdes që presioni të mos jetë tepër i madh, në mënyrë që të mos i dëmtoni thonjtë. Pas lustrimit, thonjtë lyeni me vaj, në mënyrë që ata të jenë më të shëndetshëm dhe më të fortë. Po ashtu, mos e lejoni askënd që ta përdorë limën tuaj të thonjve, meqë ajo mund të përmbajë shumë baktere, thotë dermatologu amerikan Michael P. Goldman.

Këpucët

Nëse vazhdimisht bartni këpucë të ngushta dhe me majë, duhet ta dini se shputat e këmbëve tuaja shpejt do të dëmtohen, ku mund të vijë edhe deri te hyrja e thonjve në mish. Kjo është edhe më e rrezikshme nëse keni thonj të gjatë. - Kur thonjtë janë të gjatë dhe godasin majën e këpucës, ata mund të plasin apo të marrin ngjyrë të kaltër të zezë – shpjegon dermatologu.

Rritja e thonjve

Rritja e thonjve është individuale dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Mesatarisht, thonjtë rriten tri milimetra në muaj. Në rritjen e tyre mund të ndikojnë hormonet (për çka kemi një rritje më të madhe të thonjve te shtatzënat) dhe temperatura (gjatë verës, thonjtë rriten më shumë). Rritja e ngadalësuar e thonjve haset te pleqtë, si dhe te personat që ushqehen keq.

Thonjtë dhe shëndeti

Ekziston miti, sipas të cilit njollat në thonj shkaktohen nga mungesa e vitaminave në organizëm. Më shumë e besueshme është që njollat të jenë pasojë e lëndimeve të vogla, që ndodhin derisa thonjtë janë duke u rritur. Por, njollat e zeza paraqesin problem. Nëse keni lënduar thoin dhe vëreni njollë të errët, nuk keni arsye për t’u brengosur, por nëse njollat e tilla paraqiten vetvetiu, kjo mund të jetë pasojë e kancerit të lëkurës, prandaj menjëherë duhet të shkoni te mjeku. Thonjtë që thyhen lehtë dhe që janë të thatë, tregojnë në mungesë të vitaminës A dhe kalciumit, kurse thonjtë e lakuar teposhtë janë shenjë e mungesës së proteinave, thartirës folike dhe vitaminës C. Linjat vertikale në thonj flasin për probleme me tretje dhe për mungesë të vitaminës B12 dhe hekurit. Anemia dhe qarkullimi joadekuat mund të shkaktojnë zbehjen e thonjve.

ikub.al
 
Titulli: Këshillat e dermatologëve për duar dhe kembe të shëndetshme

eh jane gjera qe dihen keto......sa me higjenike aq me mire
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top