Keshilla

1. Shumë gjëra varen nga ato që thua, por akoma më shumë varen nga mënyra se si i thua.
2. Mendo mangësitë e tua dhe do të mund të falësh më mirë mangësitë e të tjerëve.
3. Mos ki frikë vështirësi që has në jetë, shqiponja fluturon kundër rrymës dhe nuk ndikohet nga ajo.
4. Që të mësosh prej një këshille të mirë, kërkohet më tepër dituri se sa të japësh një këshillë të mirë.
5. Ndërsa Bibla zbulon mëkatin dhe paudhësinë që ekziston brenda në zemrën e njeriut, njëkohësisht zbulon hirin dhe mëshirën që ekziston në zemrën e Perëndisë për njeriun.
6. Sa më tepër i zënë me punë je, aq më shumë orë të disponosh në lutje.
7. Perëndia nuk dëgjon vetëm fjalë, por gjithashtu lexon edhe zemra.
8. E vërteta nuk është gjithmonë e ëmbël, por është gjithmonë e dobishme.
9. Në këtë botë, ajo që na bënë të pasur, nuk është ajo që fitojmë, por ajo që e braktisim.
10. Një vepër e mirë nuk shkon kot asnjëherë, qoftë edhe atëherë kur nuk mund të shohësh përfundimin e saj.
11. Njeriu i ditur nuk thotë më pak nga sa di, ndërsa i padituri thotë më tepër.
12. Në qoftë se nuk do të arrish diku ndiq turrmën.
13. Mos ki frikë kur të ndjek djalli nga pas. është e pamundur të të kape, mjafton vetëm që të mos ndalosh.
14. Më mirë është të të ironizojnë për të drejtën, sesa të mburrin për të padrejtën.
15. Fuqia e vërtetë e njeriut, garantohet jo në pasurinë e tij, por në pastërtinë morale dhe frymore.
16. Problemi nuk është vetëm tek kishat me vendet bosh, por edhe vendet e mbushur me njerëz bosh.
17. Gënjeshtra mund të bëj gjysmën e rrotullimit të tokës, ndërsa e vërteta, vesh akoma këpucët e saj.
18. Dashuria është zjarr që zbut edhe zemrën më të ngurtë.
19. Njerëzit besojnë çdo gjë që t’u thuash pëshpëriturazi.
20. Mund të japësh pa pasur dashuri, por nuk mund të duash pa dhënë.
 
Back
Top