Keshilla si te kurojme semundjet e mushkerive

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Faktoret riskues, problemet qe shqfaqen ne dimer dhe parandalimi
Semundjet kronike te mushkerive dhe te rrugeve te frymemarrjes hasen me teper ne stinen e dimrit, ku edhe temperaturat jane te uleta. Per kete arsye, gjendja shendetesore e personave qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive ne dimer mund te perkeqesohet. Sipas mjekeve, personat qe vuajne nga semundje kronike te mushkerive, nese nuk tregohen te kujdesshem, nuk mund te kalojne nje dimer pa probleme.
Arsyet? Ndjeshmeria e larte e organizmit te tyre ndaj luhatjeve te temperaturave te mjedisit dhe niveli i larte i ndotjes se tij. Pakujdesi te vogla ne dukje mund te cojne ne rendim te gjendjes se pacientit. Semundjet e mushkerive (bronkitet, semundja e ngushtimit te bronkeve etj) jane karakteristike per moshat e medha dhe per shkak te uljes se rezistences se organizmit te tyre ne pergjithesi, keto mosha jane te ndjeshme ndaj luhatjeve te temperaturave te mjedisit dhe nivelit te larte te ndotjes se tij. Temperaturat e uleta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit jane faktore risku per keqesimin e semundjes, duke perfshire ketu dhe pirjen e duhanit, pranine e semundjeve te zemres dhe hipertensionit, diabetit, etj.
thumbnail.php


Simptomat
Me keqesimin e gjendjes kolla shpeshtohet, behet me e forte dhe shoqerohet me shtim te sasise se gelbazes, e cila trashet dhe nxirret me veshtiresi. Marrja e frymes rendohet, frymemarrja behet e siperfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqeruar me interesim te muskujve te kraharorit. Kjo eshte arsyeja qe shpesh pacientet ankohen edhe per dhimbje gjoksi e shpatullash. Te semuret jane ne ankth, kane ndjenjen sikur po mbyten. Ne fytyre sidomos ne buze, shfaqet mavijosja qe vjen si pasoje e anomalise se shkembimit te gazrave, me pakesim te oksigjenit ne gjak dhe shtim te gazit karbonik. Si pasoje e ajrimit te ulur, te semuret jane te lodhur, te pergjumur, ankohen per dhimbje koke, por here-here jane te shqetesuar dhe shfaqin turbullime te vetedijes. Komplikacionet jane te ndryshme, qe nga bronkopneumonia, prekje te zemres, apo eneve te gjakut, etj.


Demtimi
Nuk ka nje arsye te caktuar se perse shfaqet semundja
e mushkerive, por ajo qe rekomandohet per te gjithe njerezit eshte “bashkejetesa” ne nje ambient ne paster, pa duhanpires, si dhe pa asnje komponent tjeter te demshem per mushkerite.
Nga ana tjeter, sipas specialisteve, femijet jane teper te prirur per t’u semure nga semundjet e mushkerive ne rast se ata kane lindur nga nje nene duhanpirese. Pasi qe ne krijimin e mushkerive si organ, foshnja “helmohet” me nikotinen e duhanit, dhe me pas eshte e veshtire qe organizmi i tij te filtroje. Pervec duhanit, ndotja e ambientit, eshte nje nder faktoret kryesore qe ndikon ne perhapjen e semundjes se mushkerive.


Rekomandimet
Per kete kontingjent te semuresh keshillohet pushim per disa dite ne klime malore, per shkak te gjelberimit, ajrit me te paster dhe temperaturave te mjedisit, qe jane me te uleta. Ketyre personave u rekomandohet te shetisin nje ore ne mengjes heret dhe ne darke vone. Gjithashtu, keshillohet marrja e lengjeve per te shtuar sasine e gjakut qarkullues, qe mund te kete pasoje uljen e tensionit arterial. Te shmangen daljet dhe qendrimet ne diell duke preferuar shetitjet ne oret e para te mengjesit, te shoqeruara me ushtrime te lehta gjimnastikore, sidomos te kraharorit. Te ndalohet perdorimi i duhanit dhe qendrimi ne ambiente te mbyllura, ku pihet duhan. Po ashtu rekomandohet nje meny e pasur me vitamina, me shume kalori dhe qe te permbaje ushqime qe treten lehte.
•infoalbania•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top