Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

• Për ta ruajtur bukën të freskët, mbajeni në ngrirje të frigoriferit. Kur ta nxirrni, do të shikoni se ka mbetur e freskët, sikur ta keni blerë atë ditë.

• Që të mos ju forcohen bërxollat gjatë skuqjes, veproni në këtë mënyrë: grini në rende një qepë të madhe dhe para se ti skuqni bërxollat, mbulojeni sipërfaqen e tyre me këtë shtresë qepe të grirë. Lërini për 2–3 orë. Në vazhdim, skuqini. Rezultati do t’ju lërë gojëhapur!

• Që të shmangni lotët gjatë pastrimit të qepëve, mund t’i lini ato të ndara në ngrirje të frigoriferit ose në ujë të ftohtë. Më pas pastrojini.

• Që ta ruani gjalpin sa më të freskët, hidhni brenda tij një copë karotë të pastruar.

• Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.

• Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.

• Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

• Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.

• Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

• Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve. Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.

• Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.

• Tigani nuk ngjit nëse e nxehni pak, para se të hidhni vajin.

• Nëse dëshironi lakra jo shumë të hidhura, ndërroni 2 herë ujin gjatë zierjes, ose, së bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.

• Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

• Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.

• Në mënyrë që të heqësh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i fërkuar mirë me limon.

• Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hudhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.

• Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo çdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në sirtar, mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.

• Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me një copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.

• Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.

• Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.

• Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.

• Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.

• Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.

• Mbas qërimit të patateve, karotave, e perimeve të tjera duarve, ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni.

• Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështu që gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.

• Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier, por të ftohur.

• Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.

• Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për çdo kokërr vezë i shtohet një gjysmë luge gjelle ujë.Telegrafi
 
Disa keshilla per kuzhinen tuaj...

Disa keshilla per kuzhinen tuaj...

Këshilla të rëndësishme për kuzhinën tuaj


• Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon.


• Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit.


• Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo cdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.


• Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.


• Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të meken.


• Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore.


• Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen.


• Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre.


• Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore.


• Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta.


• Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë.


• Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore.


• Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.


• Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.


• Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.


• Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.


• Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.


• Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos.


• Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.


• Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur.


• Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.


• Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë.


• Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë.


• Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore.


• Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull.


• Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija.


• Për të zier një kg. fasule duhen 2-3 litra ujë.


• Për të përmirësuar shijen e fasuleve gjatë zierjes hidhen majdanoz dhe karota.


• Gjatë gatimit të gjellëve të nxehta mos i mbani fëmijët pranë.


• Mos përdorni mjetet elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kanë difekte teknike.
 
• Kur ne frigorifer mbetet 1/2 kokre qepe e qeruar, qe te ruaje shijen dhe aromen, lyhet vendi i prere me margarine.


• N. q. se supes i eshte hedhur shume kripe, nuk duhet shtuar uje,por merret nje gote miell ose 1/2 gote oriz,vendoset ne nje nape dhe futet ne supe te zieje per 5--10 minuta.


• Gjate zierjes se patateve te vjetra ,qe te mos krijohen njolla te zeza,u hidhet pak uthull.


• Mishi i pjekur ose i skuqur do te jete me i bute, n. q. s pasi te pergatitet mbahet per 5 min mbi nje tenxhere me uje qe valon.


• N. q. s salca e pergatitur nuk shtrohet menjehere ne tryeze, duhet te lyhet ne siperface me gjalp,keshtu qe shtresa e holle e gjalpit nuk e le salcen te thahet e te zere kore.


• Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame,grihen me pare 2--3 kokrra patate,pastaj lahet.


• Mishi i ngrire nuk keshillohet te shkrihet ne uje te ftohte,por duhet te vendoset ne tenxhere me kapak te mbyllur rreth 2--3 ore.Lengu qe del nga shkrirja duhet te perdoret,sepse eshte i pasur me proteina,kripra minerale dhe vlera te tjera ushqimore.


• Gjate skuqjes se mishit ne copa,keshillohet qe ena te mbulohet me kapak,pasi ne kete menyre avulli nuk del,por mbetet ne mish duke i dhete atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.


• Trute para se te perpunohen duhet te vendosen per 1--2 ore ne uje te ftohte qe tu hiqet cipa.


• Trute para se te skuqen duhet te zihen.



• Vezet eshte me mire te mos ruhen ne frigorifer.

• Gjate zierjes se plancit shtohet uthull,se perndryshe nuk mund te pritet ne thela me vone.



• Erezat me te thjeshta jane qepa dhe hudhra.


• Nese mishi eshte ziere apo jo duhet provuar ne dhemb cdo nje cerek ore (mbasi ka ziere nje cope kohe)dhe vetem kur jemi te sigurte se ka ziere shtojme edhe perimet.


• Peshkut duhet qe ti pritet koka dhe ti hidhet kripe.


• Nje metode per kriposjen perfekte te peshkut ,eshte qe te lihet 2-3 ore ne uje me kripe para gatimit.


• Nese mendoni se gjella me leng eshte shume e kripur ,shtoni 1-2 patate.


• Eshte mire qe gjella e ndenjur ne frigorifer para se te konsumohet,te lihet jashte per gjysem ore ne vend qe ta veme per tu ngohur.(vecanerisht kur eshte vere)
 
Keshilla praktike


1. Nese doni ta mbani kafene te fresket dhe me arome, atehere mund ta ruani ne frigorifer.

2. Nese ju nevojitet vere qe te shuani gatimin, por nuk ju gjendet ne shtepi, ja se si mund te veproni: merrni 1 gote uthull te bardhe dhe perziejeni me 2 luge sheqer.

3. Nese keni hedhur ne gjelle apo ne salce me teper piper se sa duhet, atehere shtoni 1e2 luge kos para se ta sherbeni.

4. Nese doni qe berxollat te pergatiten me te buta, marinojini rreth 1 ore ne uthull, ose mbulojini me feta kivi para se ta skuqni.

5. Nese deshironi te shmangni eren e rende te lulelakres gjate zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres nje cope pambuk te zhytur me pare ne uthull.

6. Qe ti largoni me lehte insektet nga perimet, hidhni pak sode ose uthull ne ujin qe i lani.

7. Perimet e vyshkura gjallerohen, nese i vendosni per disa ore ne frigorifer te mbuluara me pecete te lagur.

8. Mund ta ruani limonin te fresket, nese i vendosni ne frigorifer ne nje vazo me uje te mbyllur me kapak.

9. Qe te kuptoni nese fasulet jane bajate, beni ket? prove: kafshojini dhe shikoni nese mbetet ne to shenja e dhembeve. Nese nuk mbetet shenje, atehere fasulet jane bajate.

10. Fasulet qe dalin ne siperfaqe gjate zierjes, jane te krimbura ose te prishura. Merrini me nje luge dhe hidhini poshte.

11. Qe orizi te mos ngjitet gjate zierjes, hidhni ne tenxhere pak leng limoni.

12. Tigani nuk ngjit nese e nxehni pak, para se te hidhni vajin.

13. Nese deshironi lakra jo shume te hidhura, nderroni 2 here ujin gjate zierjes, ose, se bashku me to, zieni 2e3 kokrra patate.

14. Qe te ruani ngjyren e gjelber te lakrave gjate zierjes, kripeni ujin qe ne fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

15. Qe peshqit te mos ju therrmohen gjate skuqjes, kripini, lyejini me leng limoni dhe lerini ne kullese rreth gjysme ore. Me pas, skuqini ne vaj jo shume te nxehte.
 
Redaktimi i fundit:
Era e hudhrës

Disa herë, pas ngrënies së hudhrave, megjithëse i keni larë dhëmbët, era e saj e rëndë nuk ikën. Zgjidhja është mjaft e thjeshtë. Përtypni disa gjethe majdanozi dhe era menjëherë do të zhduket.



Era e keqe e lulelakrës

Për të shmangur erën jo të këndshme të lulelakrës së zier, hidhni në tenxhere një mollë ose vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur në uthull.




Stërkitja (stërpikja) me vaj të nxehtë

Për të evituar stërkitjen me vaj të nxehtë gjatë skuqjes dhe të na ndotë kuzhinën, është mirë që të hedhim në vaj pak kripë, para se të fillojë të nxehet.

Berxollatë buta

Grini një kivi derisa të bëhet pure, zhytni në të bërxollat dhe lërini për rreth 1 orë. Në vazhdim shpëlajini dhe piqini. Rezultati është të shijoni bërzollat më të buta që keni ngrënë ndonjëherë.


Pastrimi i peshkut

Një mënyrë mjaft e mirë për të mos e mbushur kuzhinën me luspa sa herë që qëroni peshk, është që ti zhysni peshqit në një enë të madhe me ujë dhe lëng limoni. Kështu, jo vetëm që nuk do të mbusheni me luspa, por do të evitoni erërat jo të këndshme.
 
I lexova te gjitha,dhe shumicen prej tyre nuk i dija... :)
 
Kuzhina Ideale

1-Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame, grihen me pare 2-3 kokrra patate, pastaj lahet.

2-Shishet mund te pastrohen duke i shplare me pare me uje, pastaj me patate te grira ose me lekuret e tyre, duke i tundur fort.

3-Per te hequr eren e rende te termusit, ai duhet te shplahet me uje e uthull.

4-Per te ruajtur qumeshtin 2-3 dite ai duhet te zihet 2 here, nje here ne mengjes dhe nje here ne darke dhe te ftohet ne ene te hapur.
5-Qe djathi te mos thahet, duhet te mbulohet me nje pecete te lagur me uje me kripe.

6-Qe djathi te mos therrmohet gjate prerjes, duhet te vihet ne uje te vaket per 8-10 minuta.

7-Mishi dhe peshku duhet te lahen jo shume para gatimit.nuk duhet te mbahen ne uje, pasi humbasin proteinat, kriperat mineraledhe keshtu ulet vlera ushqimore e tyre.

8-Qe mishi gjate skuqjes te krijoje nje kore te bukur ne siperfaqe, duhet qe para gatimit te fshihet me nje pecete.

9-Trute para se te zihen duhet te skuqen.

10-Qepa per qofte nuk duhet te grihet ne makinen e mishit, por ne rende.

11-Gjate skuqjes se mishit ne copa, keshillohet qe ena te mbulohet me kapak, pasi ne kete menyre avulli nuk del, por mbetet ne mish duke i dhene atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.

12-Perimet ruhen te fresketa per disa dite nese mbeshtillen me pecete te lagur.

13-Sa me te medha te priten perimet gjate gatimit, aq me pak humbasin vleren e tyre ushqimore.

14-Pureja me patate te reja nuk behet e shijshme, pasi ato permbajne pak amidon.


revista: per femra*
 
Kur grini qepe ose hudhra,nese doni te lani duart e te mos u mbetet ere ne to,shperlani duart me uje pa i ferkuar ato me njera tjetren.

Kur skuqni peshk,prisni nje rriske patate dhe hidheni ne tigan,kjo eviton eren e peshkut ne shtepi.
 
kur grini qepen per te mos ju djegur syte futini pak kohe me pare ne uje.
 
nqs sja kini haberin fare nga guzhina eshte e kote te lexoni kete teme
 
Këshilla për amviset rreth kuzhinës

- Për ta ruajtur buken e freskët, mbajeni në ngrirje të frigoriferit. Kur ta nxirrni, do të shikoni se ka mbetur e freskët.

- Që të shmangni lotët gjatë pastrimit të qepëve, mund t’i lini ato të ndara në ngrirje të frigoriferit ose në ujë të ftohtë. Më pas pastrojini.

- Nëse dëshironi t’i hiqni supës së përgatitur yndyrën e tepërt, vendoseni në frigorifer. Yndyra e ngrirë do të mblidhet në sipërfaqe. Në këtë mënyrë do të mund ta hiqni më lehtë.

- Nëse dëshironi ta ruani peshkun sa më të freskët, vendoseni në një enë me ujë të ftohtë, me pas futeni ne ngrirje.
 
Titulli: Këshilla për amviset rreth kuzhinës

Në mënyrë që të heqesh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i ferkuar mirë me limon.

Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hurdhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të pregatitjes së ushqimit.

Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo cdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në syrtare mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.

Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me nje copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.

Mos e lër orizin apo thjerrëzat apo cdo lloj ushqimi tjetër që futet në këtë grup në qese plasmasi në guzhinë, futi në qese basme në mënyrë që të mos zënë krimba apo të myken.

Mundohu që të mos blesh perime të ndënjura apo të vyshkura sepse ato e kanë humbur një pjesë të madhe të vlerave të tyre ushqimore.

Mos i lër perimet një kohë të gjatë në ujë në larjen e tyre është më mirë që ato të lahen në ujë të rrjedhshëm e pastaj të vihen në kullesë në mënyrë që të thahen.

Përdor thikë të mprehtë në prerjen e perimeve në mënyrë që të shmangësh dëmtimet e lekurës apo të gjetheve të tyre.

Griji perimet me lëkurën e tyre në mënyrë që të mbrojnë vlerat e tyre ushqimore.

Erëzat: majdanozi, kopër etj. ruhen mirë për disa ditë nëse futen në qese plasmasi e mblidhen mirë, e më pas vendosen në frigorifer apo në vende të freskëta.

Majdanozi, kopër etj nga erëzat e gjelbërta nuk grihen me makinë sepse u humbet lëngu është mirë që të grihen me thikë.

Sa më të mëdhaja të priten perimet aq më pak e humbasin vlerën e tyre ushqimore.

Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.

Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.

Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.

Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.

Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.

Mbas qërimit të patateve, karrotave, e perimeve të tjera duarve ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni ose limontos.

Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështuqë gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.

Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier por të ftohur.

Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.

Vezët e freskëta kur futen në ujë me kripë bien në fund ndërsa ato që s'janë të freskëta notojnë.

Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për cdo kokërr vezë i shtohet një gjysëm luge gjelle ujë.

Lakra turshi nuk shpërlahet me ujë të nxehtë sepse i ulen vlerat ushqimore.

Gjatë zierjes së lakrës në mënyrë që të mos vijë erë e keqe, në tenxhere hidhet një fetë buke e lyer me uthull.

Kur lulelakra ruhet në dritë nxihet dhe i keqësohet shija.

Për të zier një kg. fasule duhen 2-3 litra ujë.

Për të përmirësuar shijen e fasuleve gjatë zierjes hidhen majdanoz dhe karota.

Gjatë gatimit të gjellëve të nxehta mos i mbani fëmijët pranë.

Mos përdorni pajisje elektrike kur duart i keni të lagura, si dhe kur dyshoni se kanë difekte teknike.
 
Keshilla praktike per amvisat

Keshilla praktike per amvisat

Këshilla për përdorimin e vezëve
- Që të kuptoni nëse një vezë është e freskët, vini re lëvozhgën e saj. Lëvozhga e vezës së freskët nuk shkëlqen. Në të kundërt, pra nëse një vezë ka lëvozhgë të shkëlqyeshme me njolla, atëherë është bajate. Gjithashtu, mund të bëni edhe provën e mëposhtme. Hidhni një vezë në një legen me ujë. Sa më thellë të shkojë veza, aq më e freskët është. Nëse lundron, kjo do të thotë që veza është mjaft e vjetër.
- Nëse ngatërruat vezët e ziera me ato të paziera, bëni këtë provë. Rrotullojeni vezën: nëse veza merr xhiro të shpejta, atëherë është e zier. Veza e pazier nuk rrotullohet.
- Që të mos ju thyhen lëvozhgat e vezëve gjatë zierjes, shtoni në ujin ku i zieni pak kripë ose pak uthull. Një mënyrë tjetër për t’i ruajtur të pathyera gjatë zierjes, është t’ua lyeni lëvozhgën me limon ose ti shponi me një gjilpërë para se ti zieni.
- Vezët qërohen më lehtë nëse pas zierjes i lini për 10 minuta në një enë me ujë të nxehtë ose të ftohtë, me kapak të mbyllur.
- Gjatë ngjyrosjes së vezëve të Pashkës, hidhni pak uthull në tenxheren me bojë. Në këtë mënyrë vezët do të ngjyrosen më mirë.
Këshilla për përdorimin e kripës
- Që ta ruani kripën nga lagështira, hidhni në kripore disa kokrra orizi. Orizi ka aftësinë të thithë lagështinë.
- Parapëlqehet që kripja e mishrave dhe e peshqve të bëhet në fillim të gatimit. Ndërsa kripja e bimëve bishtajore (për shembull: fasule, thjerrëza, bathë etj.) bëhet në fund, në mënyrë që të mos forcohen. Gjithashtu, në fund bëhet edhe kripja e oktapodit.
- Nëse harruat t’u hidhni kripë qofteve, veproni si më poshtë. Pas skuqjes lërini të ftohen dhe lagini me pak ujë me kripë. Futini për disa minuta në furrë të nxehtë dhe rezultati do të jetë njëlloj sikur t’i kishit kripur që në fillim.
- Nëse ju ra në gjellë më tepër kripë se sa duhet, atëherë mund të hidhni në gjellën që zien një patate mesatare. Patatja ka aftësinë të thithë kripën e tepërt. Nëse nuk ju gjenden patate, hidhni në gjellë pak lëng limoni ose 1 lugë kafeje sheqer.
Këshilla të përgjithshme
- Për ta ruajtur bukën të freskët, mbajeni në ngrirje të frigoriferit. Kur ta nxirrni, do të shikoni se ka mbetur e freskët, sikur ta keni blerë atë ditë.
- Që të mos ju forcohen bërxollat gjatë skuqjes, veproni në këtë mënyrë: grini në rende një qepë të madhe dhe para se ti skuqni bërxollat, mbulojeni sipërfaqen e tyre me këtë shtresë qepe të grirë. Lërini për 2–3 orë. Në vazhdim, skuqini. Rezultati do t’ju lërë gojëhapur!
- Që të shmangni lotët gjatë pastrimit të qepëve, mund t’i lini ato të ndara në ngrirje të frigoriferit ose në ujë të ftohtë. Më pas pastrojini.
- Që ta ruani gjalpin sa më të freskët, hidhni brenda tij një copë karotë të pastruar.
- Mielli ruhet i freskët më gjatë, nëse e mbani në frigorifer.
- Nëse dëshironi t’i hiqni supës së përgatitur yndyrën e tepërt, vendoseni në frigorifer. Yndyra e ngrirë do të mblidhet në sipërfaqe. Në këtë mënyrë do të mund ta hiqni më lehtë.
- Nëse dëshironi ta ruani peshkun sa më të freskët, vendoseni në një enë me ujë të ftohtë; më pas futeni në ngrirje.
Për amvisat e reja
Sa mirë dini t’i përgatitni kafetë?
Përgatitja e kafesë shqiptare, me kajmakun dhe aromën e saj karakteristike, si dhe arritja e analogjisë së duhur të sheqerit dhe kafesë, është me të vërtetë art. Më poshtë po japim recetat kryesore të përgatitjes së kafesë, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë kryesisht amvisave të reja.

Kafe e ëmbël e rëndë
Nevojiten:
1 lugë e vogël kafe
1 ½ lugë e vogël me sheqer
1 filxhan i vogël me ujë
Përgatitja
1. Në një xhezve (ibrik) hidhni ujin, kafenë, sheqerin dhe përziejini.
2. Lëreni kafen të ziejë derisa të fryhet dhe të krijojë kajmak, por jo të marrë valë.
Kafe e mesme e zier
Nevojiten:
1 lugë e vogël kafe
1 lugë e vogël sheqer
1 filxhan i vogël ujë
Përgatitja:
1. Në një xhezve hidhni ujin, kafenë dhe sheqerin.
2. Përziejini dhe lëreni kafen të ziejë derisa të marrë valë në mënyrë që ta presë kajmakun.
Kafe franceze
Kafeja franceze quhet ndryshe edhe kafe filtri dhe përgatitet në makineri të posaçme. Duhet të përdoret gjithmonë e sapobluar. Mund të shërbehet me krem shantiji (kafeja vienoisse), me një masë uiski (Irish coffee) ose me një masë brandy (kafe Royal). Duhet konsumuar e freskët, ndryshe e humbet aromën dhe shijen.
Kafe me aromë speciale
1 litër kafe filtri të nxehtë
1 lugë e vogël me karafil
2 shkop kanelle
½ filxhan brandy
2–3 lugë supe sheqer
1 gotëz pije liker portokalli
lëkura e grirë e 2 portokajve dhe 1 limoni
I përziejmë të gjithë përbërësit dhe e lënë masën për disa minuta. Më pas e shërbejmë.
Kafe me qumësht
Nevojiten:
1 filxhan me qumësht
1 lugë e vogël kafe
2 lugë të vogla sheqer
Mënyra e parë
1. Në një xhezve zieni qumështin dhe shtoni kafenë.
2. Pasi kafja të jetë tretur dhe të ketë marrë dy valë, hiqeni nga zjarri.
3. Pasi ta lini kafenë të kullojë pak, hidheni në filxhan dhe shërbejeni.
Mënyra e dytë
1. Zieni qumështin dhe hidheni në filxhan.
2. Shtoni kafenë dhe sheqerin.
3. Shërbejeni menjëherë.
Kafe çasti (nescafe)
Nevojiten:
1 filxhan uji i nxehtë
1 lugë e vogël ose 1 zarf kafe çasti
1–2 lugë sheqer
Përgatitja
1. Hidhni një lugë ujë të nxehtë në një filxhan të posaçëm ose kupë (më e madhe se filxhani i kafesë dhe më e vogël se filxhani i çajit).
2. Shtoni menjëherë në të kafenë, sheqerin (sa të keni dëshirë) dhe përziejini mirë me lugë. Shtoni ujë të nxehtë.
Këtë lloj kafe mund ta pini shqeto, me qumësht (të freskët apo të kondensuar) ose me krem shantiji.
 
Pe: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Si të pastroni një frigorifer !

frigoriferi.png


Fëmijët kanë nevojë për vëmëndjen tuaj; bashkëshorti juaj ju pyet, ” Cfarë ka për darkë”? Hapni frigoriferin dhe ja ku jeni ballë për ballë më një aromë mjaft të keqe. Sa ka pula aty brënda? 3 ditë apo më shumë se një javë ?
A e dinit se po të mos e pastroni frigoriferin tuaj rregullisht mund të sëmureni? Pra kur duhet t’a pastroni atë dhe sa shpesh? Ekspertët pranojnë se duhet ti bëni një pastrim të mirë një herë në muaj. Ndiqni këto këshilla hap pas hapi për një frigorifer më të pastër dhe një familje të shëndetshme.

Hapi i pare: pergatitja
Në fillim, fikni temperaturën në pozicionin “off” të frigoriferit tuaj. Në këtë mënyrë frigoriferi nuk do të nxjerrë ajër të ftohtë teksa e pastroni atë. Frigoriferi do jetë i hapur për pak kohë, dhe kjo eleminon nevojën për të përdorur më shumë elektiricet sec duhet.

Hapi i dyte : heqja
Përpara se të filloni të pastroni, hiqni të gjithë ushqimet dhe cdo gje tjetër nga frigoriferi. Hidhni cdo ushqim të vjetër ose të skaduar në kosh. Vëreni ushqimin e freskët në një frigorifer portabël të mbushur me akull, teksa pastroni. Hiqni gjithë pjesët e frigoriferit të lëvizshme, si psh vendi ku vihen vezët. Vendosini ato menjëherë në një lavaman të pastër me ujë me sapun dhe lajini ato. Sigurohuni qe ti shpëlani mirë.

Hapi i trete : fillon pas pastrimit
Mënyra më e thjeshtë për të pastruar pjesën kryesore të frigoriferit është thjesht të përdorni ujë të ngrohtë me sapun dhe ti jepni cdo sipërfaqeje një leckë të mirë. Varet se cfarë preferoni të përdorni, por shumë mirë funksionojnë dhe solucioni ; uthull me ujë , ose dhe sodë buke me ujë.
Sigurohuni që të parandaloni ndotjen e tërthortë dhe mos harroni që të mos përdorni të njëjtin sfungjer ose leckë që përdorni për të pastruar nga jashtë frigoriferin, dhe për t’a pastruar nga brënda. Filloni nga pjesa e sipërme e frigoriferit e deri poshtë; në këtë mënyrë cdo pikë nga solucioni që përdorni do bjerë poshtë dhe jo tek pjesët që po pastroni.

Hapi i katert : dora e fundit
Thani mirë pjesën e brëndshme dhe vendosni gjithë pjesët e frigoriferit që latë më parë. Lëreni derën hapur për 30 deri 60 minuta përpara se të vini ushqimet dhe mos harroni të ndizni temperaturën më pas.
Për pjesën e jashtme të frigoriferit, mund të përdorni të njëjtin solucion.//beauty.al//

 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

• Për ta ruajtur bukën të freskët, mbajeni në ngrirje të frigoriferit. Kur ta nxirrni, do të shikoni se ka mbetur e freskët, sikur ta keni blerë atë ditë.

• Që të mos ju forcohen bërxollat gjatë skuqjes, veproni në këtë mënyrë: grini në rende një qepë të madhe dhe para se ti skuqni bërxollat, mbulojeni sipërfaqen e tyre me këtë shtresë qepe të grirë. Lërini për 2–3 orë. Në vazhdim, skuqini. Rezultati do t’ju lërë gojëhapur!

• Që të shmangni lotët gjatë pastrimit të qepëve, mund t’i lini ato të ndara në ngrirje të frigoriferit ose në ujë të ftohtë. Më pas pastrojini.

• Që ta ruani gjalpin sa më të freskët, hidhni brenda tij një copë karotë të pastruar.

• Nëse doni ta mbani kafenë të freskët dhe me aromë, atëherë mund ta ruani në frigorifer.

• Nëse dëshironi të shmangni erën e rëndë të lulelakrës gjatë zierjes, vendosni mbi kapakun e tenxheres një copë pambuk të zhytur më parë në uthull.

• Që t’i largoni më lehtë insektet nga perimet, hidhni pak sodë ose uthull në ujin që i lani.

• Perimet e vyshkura gjallërohen, nëse i vendosni për disa orë në frigorifer të mbuluara me pecetë të lagur.

• Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

• Që të kuptoni nëse fasulet janë bajate, bëni këtë provë: kafshojini dhe shikoni nëse mbetet në to shenja e dhëmbëve. Nëse nuk mbetet shenjë, atëherë fasulet janë bajate.

• Që orizi të mos ngjitet gjatë zierjes, hidhni në tenxhere pak lëng limoni.

• Tigani nuk ngjit nëse e nxehni pak, para se të hidhni vajin.

• Nëse dëshironi lakra jo shumë të hidhura, ndërroni 2 herë ujin gjatë zierjes, ose, së bashku me to, zieni 2–3 kokrra patate.

• Që të ruani ngjyrën e gjelbër të lakrave gjatë zierjes, kripeni ujin që në fillim dhe mos e mbuloni tenxheren me kapak.

• Që peshqit të mos ju thërrmohen gjatë skuqjes, kripini, lyejini me lëng limoni dhe lërini në kullesë rreth gjysmë ore. Më pas, skuqini në vaj jo shumë të nxehtë.

• Në mënyrë që të heqësh erën e peshkut nga duart, pastroji ato duke i fërkuar mirë me limon.

• Mund të zhdukësh erën e qepës apo të hudhrave duke i fërkuar duart me uthull të bardhë menjëherë pas mbarimit të përgatitjes së ushqimit.

• Në mënyrë që të zhdukësh erën e mykut apo çdo lloj ere tjetër jo të këndshme në dollap apo në sirtar, mjafton të vendosni në kënd të tyre një copëz qymyr.

• Për zierjen e vezëve të plasaritura mjafton t'i mblidhni ato me një copë letër alumini dhe të hidhen në ujë.

• Perimet ruhen mirë për disa ditë nëse mbështillen me një pecete të lagur.

• Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe zihen në tenxhere me kapak të mbyllur dhe me pak ujë.

• Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë, prandaj është më mirë që ato të zihen shpejt e në zjarr të fortë.

• Patatet e ziera qërohen më lehtë nëse pas zierjes hidhen në ujë të ftohtë.

• Që panxhari i kuq të ruajë ngjyrën gjatë zierjes, në vend të kripës në ujë hidhet pak uthull.

• Mbas qërimit të patateve, karotave, e perimeve të tjera duarve, ju hiqen njollat nëse lahen me lëng limoni.

• Kur gjiza është e thartë përzihet me qumësht në raportin 1:1, pasi lihet një orë kullohet, kështu që gjiza bëhet e ëmbël dhe e freskët.

• Djathi shumë i kripur njomet me ujë të zier, por të ftohur.

• Djathi i tharë që të bëhet i butë vihet për pak kohë në qumësht.

• Kur rrihen të bardhat e vezëve që t'u shtohen më shumë vëllimi për çdo kokërr vezë i shtohet një gjysmë luge gjelle ujë.Telegrafi


Per berxhollat: qe te jene sa me te buta,nuk ka nevoj per qepe!
Keshilla ime:Thaheni mire berxhollen me nje lecke te posacme,pjastra ku do piqet duhet te jete e nxehte, berxholla kthehet vetem 2 here,dhe lihet rreth 5 min, gjithmon me pak gjak,ne rast te kundert ajo do forcohet sepse ujrat qe permban mishi thahen!,berxhollat e ngrira jane te destinuara te jene te forta!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Si behet byreku me domate... ?
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Si behet byreku me domate... ?


BYREK ME DOMATE

PثRMBAJTJA:

Një pako petë (ose te bera vete)
5 kokrra domate
3 kokrra qep
2 speca te vogla (i jep arome te mire byrekut)
2 tufa të medha majdanoz
1 filxhan kafe vaj ulliri + 1 filxhan kafe vaj kikiriku
Krip
Piper
Vaj


PثRGATITJA :

Marrim grijme qepet ku i skuqim ne zjarre te avashet sa qepa te zverdhet.
Pastaj hedhim domaten dhe e skuqim sa te dali ne lyre.
Grijme specat dhe majdanozin i hedhim tek gjella e pergatitur.
Hedhim kripen,piperin dhe i perziejme te gjitha bashke.

Marrim taven e lyejme me vaj dhe shtrojmë gjysmat e peteve pastaj hedhim të gjithë mbushjen e përgatitur dhe mbi mbushjen vendosim gjysmën e petëve të tjera.

E presim byrekun në copa të vogla dhe e lyejme me vaj në të gjitha ndarjet e tij. Pastaj me furce guzhine e përhapim vajin në petat e byrekut dhe e spërksim me pak ujë.

E fusim taven në furrë në temperaturen 160 grade me rezistencën lart e poshte dhe e lemë në këtë formë, deri sa ai të marri një ngjyrë roze. Pastaj e kalojme furren me rezistencen e poshteme deri sa te skuqet mire lart edhe poshte.

Në vartësi të furrës, kur ajo nuk ka forcë pjekeje, temperatura e furrës mund të ngrihet deri në 180 grade, por jo me shume.


LoSsT kur ta gatuash, mendo dhe per neve ca... na ler ndonje cope anash :p
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Per berxhollat: qe te jene sa me te buta,nuk ka nevoj per qepe!
Keshilla ime:Thaheni mire berxhollen me nje lecke te posacme,pjastra ku do piqet duhet te jete e nxehte, berxholla kthehet vetem 2 here,dhe lihet rreth 5 min, gjithmon me pak gjak,ne rast te kundert ajo do forcohet sepse ujrat qe permban mishi thahen!,berxhollat e ngrira jane te destinuara te jene te forta!

Varet nga njeriu, jo te gjithe mund te hane mish ne gjak (sado pak apo shume te jete).

Gjithsesi per tu mos forcuar mishi, perdoren marinata (perzjerje me erreza, vaj, uthull...) te ndryshme.
Psh: behet 2-3 luge vaj ulliri, 200 ml vere e bardh , 2-3 luge uthull ballsamike, 50 ml leng soja.
ose 100 gr vere, 100 gr vaj ulliri, 30 gr leng limoni

Pastaj shtohen errezat (piper, romarin, oregano, borzilok, etj) sipas mishit dhe preferencave.
Vihet ne kete perzjerje copa e mishit komplet (pa prere), lihet 24 h (mund ta rotulloni here pas here mishin), e diten e 2 e keni gati per ta pjekur.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Nuk e di, por kam pershtypjen qe ti Zina, ne guzhine je beterr.... :p
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

• Mund t’i ruani limonët të freskët, nëse i vendosni në frigorifer në një vazo me ujë të mbyllur me kapak.

Se kisha ndegju per ket !shum mir e mesova tani.
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

une dyshoj x pinky,te jete valle dhe
guzhinjere dhe ***y? HMmm
pale na ka mesu dhe guzhinerëra
europiance,:p
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Varet nga njeriu, jo te gjithe mund te hane mish ne gjak (sado pak apo shume te jete).

Gjithsesi per tu mos forcuar mishi, perdoren marinata (perzjerje me erreza, vaj, uthull...) te ndryshme.
Psh: behet 2-3 luge vaj ulliri, 200 ml vere e bardh , 2-3 luge uthull ballsamike, 50 ml leng soja.
ose 100 gr vere, 100 gr vaj ulliri, 30 gr leng limoni

Pastaj shtohen errezat (piper, romarin, oregano, borzilok, etj) sipas mishit dhe preferencave.
Vihet ne kete perzjerje copa e mishit komplet (pa prere), lihet 24 h (mund ta rotulloni here pas here mishin), e diten e 2 e keni gati per ta pjekur.


Procesi marinimit ngel nje shije.
jane mishra te tjere ato,per marinim me vere
si persh:mishi drerit i derrit te eger,lepurit etj.
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Procesi marinimit ngel nje shije.
jane mishra te tjere ato,per marinim me vere
si persh:mishi drerit i derrit te eger,lepurit etj.

Ke haruar mishin e vicit, qe eshte me i perdorur (se sa keto derrkuc i eer ose lepur), dhe qe ka nevoj per marinime te tilla.
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

nuk thash per marinim 2 oresh,por 24 orsh
ps/e kisha x mishin e eger,apo ka dhe vic te eger?
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

nuk thash per marinim 2 oresh,por 24 orsh
ps/e kisha x mishin e eger,apo ka dhe vic te eger?

Ka raca te ndryshme vici/lope. Ti duhet ti njohesh me mire.
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

sweet ne fakt sjam rrit neper stalla,po ne shkoll na i kan mesuar:p
ps:po qesh me lol hhahahaha
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Epo mire, mqs i ke mesuar ti ne shkolle, mund ta ndash informacionin me ne:)
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Sigurisht po e boj edhe me shum dashuri:)
 
Titulli: Këshilla praktike për kuzhinën tuaj

Pershendetje te gjithve

Po e hap kete teme sepse kam vene re shum njeres kan nje dileme te vetme: Cfare do gatuaj neser?
Po pasneser?
Duke qene se shumica prej nesh ka nje jete teper te zene
Familjare,shkollore,ne pune etj..dhe koha nuk del qe ti futemi gatimit
Atehere une kam menduar te bejm nje organizim te vogel
Me gjerat qe na ndodhen ne shpi..
Dhe ne menyren me te shpejt qe mos na haje shum kohe.

==========================================

1.Kjo nuk dmth qe do hame gjera te skuqura!
2.Do organizojme kohen qe kemi ne dispozicjon
3.Do bejme iventarin e ushqimeve qe kemi ne shpi dhe do i pershtasim ato ne gatimet qe do bejme ne vazhdim


Mishrat,pula,vici,lepuri,gjingji

Jemi ne shpi 4 veta?

4 berxholla,fileto pule,lepuri,gjingji,, i mbeshtjellim ne qese guzhine dhe i fusim ne nje ene guzhine me emrin lart
Veprojm kshu me te gjith mishin.. dhe i vendosim ne ngrirje

Ne dark perpara se te flem gjum e nxjerrim nje qese nga ngrirja
Dhe e vendosim tek ftohja lart qe te shkrij gradualisht
Ne drrek kur vime mishi eshte gati, nuk na duhet te presim qe te shkrij (te na shpenzoj kohen)
Por e hedhim ne tigan dhe e gatuajm


Peshku

Ky eshte delikat personalisht preferoj
Mos e ngrij fare.... por ta gatuaj kur e blej te fresket


Ja disa keshilla

Merrni nje kupe,mbusheni me vaj ulliri dhe hidhni brenda disa gjethe borzilok
sa here do gatuajm marrim nga nje lug vaj :) me arome borziloku..
te njejten gje e bejme edhe me(specin djegs)...pra keto i kemi gati e shikoni ?

Majdanozin e prisni ne copa te vogla dhe e fusni ne nje ene dhe e ngrini
te njejten gje beni dhe borzilokun,apo me selinon.....


NE ditet ne vazhdim do ju shpjegoj disa gatime shum te shpejta :)
prandaj dhe ju me thoni nese keni gatuar ndonje recete nga atoq e kam postuar apo jo apo jo :)


Per fv/L0v3rm4n
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top