Keshilla per ti bere foto Bebushave!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fotografimi i foshnjave

Iu sjellim disa rregulla të thjeshta të cilat u rekomandojmë për fotografitë e parë të fëmijës. E për fillim iu rekomandojmë që të shfrytëzoni kohën e mirë për të fotografuar fëmijët... Fëmijët gjithmonë janë interesantë për t’u fotografuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë se fëmijët e porsalindur nuk guxojnë t’i fotografojnë me blic.

Pse? Nëse iu kujtohet që shkrepja e blicit të aparatit ua lë një dritë ndriçuese në sy, atëherë mund ta merrni me mend se çfarë shoku është ky për fëmijën dhe pamjen e tyre, e cila ende nuk është zhvilluar sa duhet.

Rekomandohet që blicin ta përdorni vetëm pas gjashtë muajsh të jetës. Mirëpo, që deri atëherë të mos mbeteni pa asnjë fotografi, gjithmonë mund të përdorni dritën e ditës.
femija1.jpg

Siç po e shihni, drita e difuzeve është më e mira për incizim. Vetëm do të duheni të rrisni ndjeshmërinë dhe të zgjatni ekspozimin për të bërë një fotografi të ndriçuar si duhet.

Mos e zgjoni fëmijën për ta fotografuar më mirë, sepse në të shumtën e rasteve do ta bëni të qajë ngase do të frikësohet.

Kur të kalojë koha e caktuar dhe kur fëmija të adoptohet në dritë, atëherë mund të përdorni blicin. Edhe pse jo në masë të madhe dhe jo shumë në afërsi. Nëse keni blic shtesë në fotoaparat i cili ka edhe kokë lëvizëse, përdorni ndriçimin indirekt, do të thotë drejtoni blicin anash apo në murin prapa jush. Mirëpo, nëse nuk keni mundësi të tilla, gjithmonë përdorni dritën ditore.
femija2.jpg

Sa i përket zgjidhjes së pajisjeve fotografike, mos e komplikoni, secilin objektiv mund ta përdorni, është me rëndësi që në fund të keni fotografi me të cilat do të jeni të kënaqur, e posaçërisht e ëma e fëmijës.
 
Këshilla për fotografët fillestarë

Dëshironi të futeni në botën e fotografisë, por nuk jeni të sigurt si të filloni? Përmbajuni disa këshillave të thjeshta dhe shpejt do të përparoni.
1. Mos i blini menjëherë pajisjet më të shtrenjta

ثshtë e mundur që të bëhen edhe fotografitë e mira me pajisje të lira, e derisa e praktikoni do të shihni se për çfarë aparati keni nevojë. Përvoja më e mirë është ajo personale.

2. Blini trekëmbësh për fotoaparat

Me përdorimin e trekëmbëshit fotografitë do të janë dukshëm më të pastra, posaçërisht kur fotografohet në kushte me më pak dritë. Trekëmbëshi mundëson edhe disa efekte shumë interesante me ekspozimin e zgjatur, e çmimi i një trekëmbëshi solid për një fotoaparat digjital nuk është edhe aq i madh.

3. Gjithmonë bartni aparatin me vete

Edhe mos ngurroni që ta përdorni. Shanset për të bërë fotografi të mira janë kudo rreth nesh dhe ato duhet të shfrytëzohen.

4. Kënaquni në procesin e mësimit
Shfletoni faqet e internetit si ajo e Flickr ku vendosen fotografi të ndryshme, kyçuni në komentimin e fotografive, pyetni se si janë fotografuar dhe në fund paraqitni edhe fotografitë tuaja në ndonjë galeri online (qoftë edhe në telegrafi.com) dhe lexoni komentet e këshillat për ato fotografi.

5. Provoni mënyrat e ndryshme të funksionimit në fotoaparat
Edhe pse fotoaparati juaj i parë pothuajse sigurt do të jetë një digjital kompakt, mos ngurroni të provoni fotografimin në mënyrë të ndryshme. Sigurisht që fotoaparat mund të bëj shumë më shumë sesa që ju e prisni, e ju do të mësoni diçka.

6. Fotografoni çdo ditë
Praktikoni që të fotografoni për çdo ditë, por jo fotografi kot, por tentoni të gjeni një motiv që ia vlen të fotografohet. Mbani mend apo shënoni motivet që ju i vëreni edhe kur nuk e keni fotoaparatin me veti e më pas kthehuni dhe fotografoni ato.

Shumë galeri online ka detyra të javës për fotografim, provoni veten në to.

7. Mos keni frikë të eksperimentoni

Më së pari mësoni rregullat e kompozimit dhe çfarë duhet të evitoni, e me kohën do të mësoheni që t’i mos i shkelni – edhe vet do të shihni se çfarë do të ndodhë. Shpesh herë eksperimentimi jep rezultate të shkëlqyera.Telegrafi
 
Si ta fotografoni beben tuaj?!

Si ta fotografoni beben tuaj?!​

Fotografite e bebeve cdohere duken bukur dhe embel, mirepo kjo seri fotosh e bere nga nje fotograf amerikan e ben me superlative fjalen te bukur.
Fotot do dalin shume te vecante nese tentojme t'i fotografojme ata duke be grimasa dhe mimka te ndryshme - duke qesh, duke fjet, duke bertit, duke qene shume serioz....

Racy River ishte në emisionin e mëngjesit “Today” ku ka folur për një mënyrë unike për të fotografuar fëmijët e porsa lindur. Kërkime për këtë mënyrë kanë arritur kulmin.

Fotot paraqesin bebet duke fjetur të cilat duket sikurse po pozojnë para aparatit. River shpjegon që bebet kur flenë janë më të bukura sesa ju e mendoni. Stomaku i mbushur dhe dhoma e nxehtë do të ju bëj të mrekulloheni nga gjumi që bëjnë bebet. Sidomos kur beba juaj ka mbyllur qepallat dhe ka marrë një pozitë të mirë për foto.

Në një intervistë me Meredith Vieira, River ka thënë se kur bënë fotografi që kanë të bëjnë me bebet ajo i lënë ata/ato të flenë. Kështu ajo ka bërë foto të shumta për klientët e saj, përderisa River po ashtu ju ka dhënë instruksione fotografëve se si t’i fusin bebet për të flenë para se të fotografohen. Sipas saj, shumica e bebeve i nënshtrohen këtyre trikave, sidomos vajzat e vogla që mashtrohen më lehtë së sa djemtë.

 
sa te bukur keto bebalushat e mrekullueshem
 
Moj deliza me kto bebat e bukur , na fute mendime te kqija mi dreq :D Sa te embel jane , une i kam qef femijet po te jene te tjerve se kur e mendoj timin djersitem :p Jam akoma i vogel beb :p Njese kur te bejme edhe ne femije keshtu do ja bejme disa foto :)




:pijanec::canna::droge::haha:
 
Pse re ne mendime te keqija :)...jane si engjuj, une i dua shume femijet. Gjithsesi ne artikull nuk eshte thene po duhet patur shume kujdes nga shkrepja e aparatit te femijet. Duhet te arrine ca muaj ( me duket 6 muaj ) dhe at'her eshte e lejuar te fotografohen, se perndryshe me heret kam degjuar se ju ben dem.
 
Sa te bukur qe jane :) nuk gjen fjale per te thene ..vec se engjej mund ti quash .
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

Keshilla interesante. Mua me se shumti me pelqen fytyra e femijeve te vegjel, se si i purpulisin syte nga shkrepja e blicit te aparatit...
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

Une kisha sjelle ca te cunit tim po kam frike se edhe mi merrni mesysh edhe nga arsyeja se ai eshte i turpshem (i ka ngja babit) dhe ve dy shuplakat ne fytyre kur ja bejme foto :yep:

uh do hape nje dite nje teme me foto qe bejne femijet tane. Ai cuni im beri tre vite por cdo nate me lodhi shpirtin duke me thene: nama fonin du ba choto (foto demek) ::cool::
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

Keshilla interesante. Mua me se shumti me pelqen fytyra e femijeve te vegjel, se si i purpulisin syte nga shkrepja e blicit te aparatit...

I purpulisin po, por ama dalin me sy mbyllur :(, i iken lezeti
 
Titulli: Si ta fotografoni beben tuaj?!

Si ta fotografoni beben tuaj?!​

Fotografite e bebeve cdohere duken bukur dhe embel, mirepo kjo seri fotosh e bere nga nje fotograf amerikan e ben me superlative fjalen te bukur.
Fotot do dalin shume te vecante nese tentojme t'i fotografojme ata duke be grimasa dhe mimka te ndryshme - duke qesh, duke fjet, duke bertit, duke qene shume serioz....

Racy River ishte në emisionin e mëngjesit “Today” ku ka folur për një mënyrë unike për të fotografuar fëmijët e porsa lindur. Kërkime për këtë mënyrë kanë arritur kulmin.

Fotot paraqesin bebet duke fjetur të cilat duket sikurse po pozojnë para aparatit. River shpjegon që bebet kur flenë janë më të bukura sesa ju e mendoni. Stomaku i mbushur dhe dhoma e nxehtë do të ju bëj të mrekulloheni nga gjumi që bëjnë bebet. Sidomos kur beba juaj ka mbyllur qepallat dhe ka marrë një pozitë të mirë për foto.

Në një intervistë me Meredith Vieira, River ka thënë se kur bënë fotografi që kanë të bëjnë me bebet ajo i lënë ata/ato të flenë. Kështu ajo ka bërë foto të shumta për klientët e saj, përderisa River po ashtu ju ka dhënë instruksione fotografëve se si t’i fusin bebet për të flenë para se të fotografohen. Sipas saj, shumica e bebeve i nënshtrohen këtyre trikave, sidomos vajzat e vogla që mashtrohen më lehtë së sa djemtë.

O te vdes Sa. te bukur qe jane!
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

Keshilla interesante. Mua me se shumti me pelqen fytyra e femijeve te vegjel, se si i purpulisin syte nga shkrepja e blicit te aparatit...

Epo s'kish faj ai xhaxhi fotografisti qe mbante bilbiln te lokali ti ;):fiu::fiu:
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

o te keqeeen... dhe goca ime deri 1 muaj e gjys me se shumti i ka me sy mbyll tani i mban hapur shyqyr.... nja 100 foto ndit i bej, Lol (100 pjestojeni me 4:p)
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

Interesante...por bebushat ne cdo pozicion dalin bukur jo per gje po jane te mire
 
Titulli: Keshilla per ti bere foto Bebushave!

Ju qe keni bebusha qa prisni ti postoni fotot :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top