Këshilla për shtatëzënat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Këshilla për shtatëzënat
Keshilla_per_shtatezenat.jpg
Me ardhjen e stinës së verës dhe me rritjen e temperaturave, specialistët e mjekësisë japin edhe këshillat e nevojshme për gratë shtatëzëna, të cilat gjatë këtij sezoni hasin vështirësi të shumta. E njohur për mjekësi mjaft të zhvilluar, Turqia ka vënë në qendër të vëmendjes këtë fenomen.

E specializuar mbi sëmundjet e grave, doktoreshë Nagihan Gyler në Spitalin Bahar në Stamboll, thekson se “gratë shtatëzëna në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë udhëtime të gjata me makinë që zgjasin më shumë se dy orë. Sipas saj, qëndrimi në një vend pa lëvizuar, ndikon në ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, shton dhimbjet e mesit dhe lodhjen. Për këtë, grave shtatëzëna ju duhet që të paktën një herë në dy orë kur udhëtojnë me automjet, duhet të zbresin dhe të ecin për disa minuta në këmbë.

Doktoresha shpjegon se gratë shtatëzëna në javët e fundit nuk duhet që të bëjnë udhëtime të gjata pasi këto përmbajnë edhe rreziqe më vete. Udhëtimet e gjata shkaktojnë probleme nga më të ndryshmet. “Ngadalësimi i qarkullimit të gjakut, shkakton vështiresi në frymëmarrje, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me uljen e nivelit të oksigjenit që shkon tek fëmija. Për këtë, gratë shtatzëna duhet që patjetër një herë në dy orë udhëtim të ndalojnë dhe të çlodhen, të ecin disa minuta në mënyrë që të nxisin qarkullimin normal të gjakut.

Gjithashtu, edhe gjatë qëndrimit në automjet, shpesh herë duhet që të lëvizin këmbët në trajtë ushtrimesh. Përsa i ëprket atyre që janë të detyruara të udhëtojnë me mjete transporti publik si autobus, tren etj, duhet që patjetër, para se të nisen për udhtëim të marrin me vete numrat e telefonit të qendrave spitalore te gjendura përgjatë rrugës nga do të kalojnë. Gjatë këtij lloj udhëtimi, duhet që nënat para se të hypin në autobus, të mos hanë ushqime të rënda, por sa më të lehta dhe të shoqëruara nga fruta.

Lidhur me përdorimin e rrypit të sigurimit, gratë shtatëzëna duhet që ta vënë atë me doemos sipas kushteve të përcaktuara. Ai duhet të vihet në pjesën e poshtme të barkut, që në rast frenimi të mod shtrëngohet fëmija.Cdodite
 
Nuk janë të paktë çiftet të cilët e ndjejnë mungesën e një fëmije në shtëpitë e tyre. Kjo mund të ndodhë për shkak të probleme fiziologjike që mbart njëri nga partnerët. Pas studimeve të realizuara nga një grup ekspertësh amerikanë, u zbulua se për shmangien e faktorëve të cilët ulin pjellorinë dhe pengojnë ovulimin e vezëve te femra, nevojiten të ndiqen disa rregulla që kanë të bëjnë me aktivitetin e përditshëm të femrës. Për këtë këshillohet të shmangen disa pije që shkaktojnë këto probleme siç janë çaji, kafeja, alkooli dhe duhani. E rëndësishme sipas mjekëve është zbatimi i një diete të caktuar duke marrë të gjithë lëndët e nevojshme ushqimore dhe duke mos abuzuar me shëndetin. Këshillat e ekspertëve nuk përjashtojnë edhe aktivitetin fizik, vrapin, shëtitjet; shmangien e stresit etj. Nuk duhet harruar se duke u kujdesur për shëndetin tuaj ulni rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme, si dhe nuk rrezikoni për të mos pasur shtatzëninë e dëshiruar. Duke abuzuar me pijet e ndryshme, ushqimet, dietat, jo vetëm që do të shkaktoni mbipeshë apo nënpeshë por do të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj dukë i dhen shkak sëmundjeve të ndryshme të zemrës, obeziteti, tensioni i gjakut etj.

Ulni sasinë e kafeinës
Studimet e bëra rreth shkaqeve të cilat ulin pjellorinë e femrës dhe bëjnë që shumë çifte të ndjejnë mungesën e një fëmije, kanë treguar se kafeina redukton fertilitetin, pra pjellorinë. Të rrezikuara janë ato femra të cilat konsumojnë më tepër se 300 mg kafeinë në ditë. Kjo sasi mund të merret nga pirja e shumë kafeve apo çajrave gjatë ditës. Mos harroni se çajrat e ndryshme, kafeja, çokollata dhe disa lëngje të tjera përmbajnë kafeinë.

Nëse jeni mbi peshë mundohuni të dobësoheni
Shëndeti i tepërt jo vetëm që përbën rrezik për shëndetin tuaj duke shkaktuar mbipeshë, obezitet dhe sëmundje të tjera, përbën problem edhe për mundësitë për të ngelur shtatzënë. Mbipesha mund të pengojë ovulimin e vezës dhe të sjellë shkatërrimin e hormoneve. Kjo situatë e çon femrën drejt probleme të ndryshme shëndetësore siç janë diabeti, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut etj. të cilat ndikojnë negativisht në pjellorinë e femrës, po ashtu shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë. Ato gra që vuajnë nga obeziteti kanë më pak mundësi për të dhënë sukses ndaj trajtimeve për ovulim.

Nëse jeni nënpeshë duhet të shëndosheni
Nuk janë të pakta rastet kur femrat janë nënpeshë, sidomos nëse nisemi nga dietat e ndryshme që një pjesë e tyre ndjekin për të ruajtur linjat. Por kjo është në dëm të shëndetit. Një dietë e duhur nuk do të thotë të anashkalosh ushqimin, por të marrësh lëndët e duhura ushqyese. E megjithatë kjo keqkuptohet nga femrat të cilat i vuajnë këto pasoja në dëm të tyre. Të jesh e dobët, veçanërisht në ekstrem, mund të reduktojë në mënyrë dramatike pjellorinë. Te femrat të cilat janë nënpeshë ka mundësi të pakta për t’u realizuar ovulimi i vezëve.

Bëni trajtime akupunkture
Trajtimi më akupunkturë konsiston në nguljen e gjilpërave në trup, veçanërisht në shpinë. Studimet e realizuara nga disa ekspertë amerikanë kanë treguar se trajtimi me akupunkturë rrit mundësinë e femrës për të ngelur shtatzënë. Ky trajtim në rastet kur femra ka vështirësi për të ngelur shtatzënë shoqërohet edhe me transferimin e embrionit invitro. Këto studime kanë treguar së gratë të cilat bëjnë trajtime akupunkturë kanë rreth dy herë më tepër mundësi për të ngelur shtatzënë. Edhe në rastet e futjes invitro të embrionit në mitër, akupunktura rrit në 50 për qind mundësinë për shtatzëni.

Ecni çdo ditë për 30 minuta
Nuk ka asnjë vështirësi për të ecur çdo ditë rreth 30 minuta. Përkundrazi është gjëja më e lehtë që mund të bëhet dhe jep rezultate pozitive në shëndetin tuaj. Të ecësh dhe të bësh një vrap të lehtë ndihmon në problemet me sëmundjet e zemrës, diabetin, sëmundje të cilat mund të dëmtojnë fertilitetin dhe mund të shkaktojnë komplikacione gjatë shtatzënisë. Ushtrimi i rregullt fizik iu ndihmon të ruani një peshë normale të trupit, gjë e cila luan rol të rëndësishëm në maksimizimin e mundësisë për shtatzëni.

Shmangni depresionin
Disa ekspertë besonin se depresioni nuk shkaktonte mungesë pjellorie, dhe se trajtimi kundër depresionit rriste mundësinë për të ngelur shtatzënë. Por realisht nuk ndodh kështu. Ato femra të cilët vuajnë nga stresi dhe depresioni zvogëlojnë mundësinë për të ngelur shtatzënë gati dy herë më tepër se ato gra të cilat nuk ndodhen nën ndikimin e këtyre faktorëve psikologjikë. Po ashta edhe marrja me tepri e antibiotikëve dhe antidepresivëve mund të shkaktojë mungesë pjellorie dhe mund të pengojë ovulimin e vezëve, apo probleme gjatë shtatzënisë.

Ndiqni një dietë të caktuar
Për të shtuar mundësitë për të qenë shtatzënë dhe për të qenë e shëndetshme, mjekët rekomandojnë që të hani në mënyrë të shëndetshme, duke përdorur në dietën tuaj të gjithë ushqimet e nevojshme me drithëra, fibra, mish, fruta të freskëta dhe perime, vajra të shëndetshme, duke mos harruar të merrni kripën dhe sheqerin në sasinë e duhur. Duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme edhe trupi juaj do të reagojë pozitivisht duke dhënë rezultate pozitive. Një dietë e shëndetshme ndihmon në shmangien e sëmundjeve të ndryshme dhe rritjen e mundësive për shtatzëni.

Merrni sasinë e nevojshme të alkoolit
Ekspertët rekomandojnë që të konsumohet alkooli edhe nga femrat, por në masën e duhur. Një gotë verë në darkë jo vetëm që i bën mirë shëndetit, largon rrezikun për sëmundje të ndryshme të zemrës, obezitetit, presionit të gjakut, por rrit edhe mundësinë për shtatzëni. Rastet kur femrat konsumojnë alkoolin në masë të tepërt, shpeshherë disa prej tyre abuzojnë me të, rrezikojnë më të vërtetë mundësinë për t’u bërë nënë. Jo vetëm kjo por edhe gjatë shtatzënisë shfaqen probleme dhe komplikacione, që rrezikojnë jo vetëm jetën e fëmijës, por edhe të nënës.

Mos pini duhan dhe shmangni vendet
Jo vetëm duhani dëmton shëndetin tuaj, por ndikon negativisht në shtatzëni dhe në shëndetin e fëmijës që do të lindë nga një grua që konsumon duhanin. Jo vetëm pirëset e rregullat të duhanit, por edhe ato femra që qëndrojnë në ambiente të tilla, që mund të quhen ndryshe edhe duhanpirëse të dorës së dytë për faktin që ato thithin sasira të larta të tymit të duhanit, shfaqin probleme. Pirja e duhanit sjell një shtatzëni me komplikacione dhe probleme, duke shkaktuar edhe lindje të parakohshme apo lindje nën peshë të fëmijës.
 
Specialistët obstetër-gjinekologë u tërheqin vëmendjen të gjitha kandidateve për tu bërë nëna që të tregojnë një kujdes të veçantë për shëndetin e tyre gjatë një periudhe të tillë kaq të rëndësishme siç është shtatzania. Duke theksuar faktin se sjellja në jetë e një fëmijeje të shëndetshëm kërkon disa sakrifica, ata i renditin si më poshtë këshillat që duhen ndjekur dhe përkujdesjet që duhen treguar nga ana e nënave të ardhshme gjatë periudhës së tyre të shtatzanisë.

1. Ilaçet: Përpara se të merrni ndonjë ilaç, çfarëdolloji qoftë ky, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj dhe të siguroheni që ilaçi që do merrni nuk ka ndonjë veprim negativ për fëmijën që do lindë.

2. Ushtrimet: Një gjë tjetër e rëndësishme është të bëni në mënyrë sistematike ushtrime të lehta fizike. Si për shëndetin tuaj, ashtu edhe të fëmijës suaj, është e domosdoshme që ta përmirësoni sa më shumë të jetë e mundur gjendjen tuaj shëndetësore. Në rast se kaloni ndonjë spazëm, ngërc apo hemorragji, duhet që t'i ndërpreni ushtrimet fizike.

3. Alkooli: Pijet alkolike ndikojnë në vonimin e shtatzanisë si mbi ju, ashtu edhe mbi bashkëshortin tuaj. Për këtë arësye ju duhet t'i lini fare pijet alkolike.

4. Duhani: Duhani dhe të gjitha prodhimet e tjera narkotike pakësojnë mundësinë e mbetjes shtatzanë për arësye se duhani mund ta dëmtojë vezën.

5. Zakonet e jetesës dhe të ushqyerit: Një nga gjërat më të rëndesishme të programit tuaj shëndetësor (që duhet të keni parasysh) përpara shtatzanisë është të ushqyerit tuaj dhe të bashkëshortit tuaj me një dietë të pasur me fibra dhe me përqindje të ulët yndyrnash. Për të marrë vitaminat dhe mineralet e duhura ushqimi juaj duhet të përmbajë një sasi të mjaftueshme frutash dhe perimesh të freskëta, si dhe duhet të pini mjaft qumësht. Në vendin ku punoni duhet të tregoni kujdes për mbrojtjen nga rrezet X si dhe nga lëndët kimike helmuese.

6. Acidet folike: Specialistët rekomandojnë marrjen e 0,4 mg acidi folik në ditë nga gratë që përgatiten për shtatzani e deri në javën e 12 të të saj. Acidi folik do të pakësojë deri në 70% rriskun e lindjes së foshnjës suaj me ndonjë defekt të shtyllës kurrizore apo të palcës së kurrizit. Acidi folik gjendet në perimet me gjethe të gjelbra, në bukën e zezë dhe në drithëra.

 
Për t'i zhvilluar fëmijës zgjuarsinë:

A- Kujdesuni për të dhe bëjani të ditur që i kushtoni tërë vëmendjen tuaj.

B- Mbrojeni nga të rrëzuarit, infeksione apo sëmundje të ndryshme.

C- Ushqejeni mirë dhe në mënyrë të rregullt. Një herë në javë fëmija duhet të konsumojë mish pule, peshk dhe mish të kuq.

Mishi i kuq është i rëndësishëm në zhvillimin e muskujve dhe në mungesën e hekurit në gjak sidomos kjo e fundit ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Periodikisht duhen bërë analiza për të parë nëse bakri, zinku dhe minerale të tjera ekzistojnë në sasi të mjaftueshme në trupin e fëmijës. Herë pas here fëmijës i duhen dhënë vitamina gjithashtu duhet bërë kujdes i veçantë që ai t'i marrë k ëto nga fruta dhe perime të freskëta.

ا'farë duhet të bëhet gjatë periudhës së gravidancës:

Nëna duhet të ushqehet në mënyrë cilësore dhe të kontrolluar gjatë gravidancës. Duhet të marrë në sasi të caktuar yndyrën, proteinat, mineralet dhe vitaminat, të bëjë kujdes të mos marrë shumë karbohidrate. Duhet të qëndrojë larg përdorimit të ushqimeve të cilat përmbajnë elemente të rafinuara dhe artificiale. Në këto lloj ushqimesh përforen në sasi të lartë elemente mbrojtës mbi të cilat shkenca ka nxjerrë përfundim që prodhojnë helme dhe niveli toksik është shumë i lartë. Gjatë shtatzanisë konsumimi I ushqimeve fast food, mosmarrja në masën e duhur të frutave dhe perimeve ndikon në zhvillimin mendor jo të kënaqshëm të bebes.

Një prej faktorëve të tjerë theksohet të jetë edhe stresi. Stresi duhet të konsiderohet me të njëjtën rëndësi sa hipertensioni dhe ushqimi I yndyrshëm sepse ai influencon të gjitha genet. Nënat e ardhshme duhet të qëndrojnë larg stresit sa më shumë të jetë e mundur dhe të afërmit duhet ta ndihmojnë në këtë pikë.

Pirja e cigares gjatë shtatzanisë e dëmton trurin e bebes, ndikon në lindjen me përmasa më të vogla të bebes dhe për rrjedhojë dhe truri i tij është më i vogël sesa normalja.

Përdorimi i alkolit është një gabimet më të mëdha që mund të bëjë nëna e ardhshme.

Nënat e ardhshme nuk duhet të shëtisi në vende të cilat nuk janë të pastra, apo për të cilat nnuk është e sigurtë për pastërtinë e tyre dhe mos harroni që në vende të tilla të konsumoni vetëm ushqimet e pregatitura nga ju vetë.

10. Mosmarrja e qumështit të nënës ndikon në aftësitë mendore të fëmijës?

Nuk kemi në dorë shumë të dhëna për sa i përket kësaj fushe sepse bërja e eksperimenteve është e vështirë dhe njerëzit ndikohen shumë nga faktori mjedis. Edhe nqs i jepet në kushte të njëjta, qumësht disa fëmijëve eksperienca e fituar do të jetë e ndryshme.
 
Dëmtimi i aftësisë mendorë është përhapur gjerësisht gjatë 20 viteve të fundit, për këtë arsye shkaqet e një fenomeni të tillë, duhen parë si kanë evoluar gjatë këtyre viteve. Pakësimi I marrjes së qumështit të nënës, rritja e konsumit të mallrave artificiale, rritja e konusmimit të frutave dhe perimeve mbi të cilat janë përdorur pesticide kanë luajtur rol aktiv në shfaqjen e një fenomeni të tillë. Lindja e problemit të vështirësive në frymëmarrje me rritjen e popullsisë nëpër qytete dhe të nivelit të pulmbit në ajër. ثshtë vënë re që fëmijët që ushqehen me qumësht nëne deri në moshën 2 vjecare janë më qëndrueshëm ndaj infeksioneve, sëmundjeve të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse të cilat janë pasojë e ambientit të ndotur dhe janë më të qetë psikologjikisht dhe më të qëndrueshëm se sa fëmijët që nuk kanë patur të njëjtin mënyrë ushqimi. Qumështi i nënës përmban në sasira të mëdha antikore që e mbrojnë beben sikur ajo të jetë vaksinuar. Neurolgët janë të mendimit që qumështi i nënës është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e aftësive mendore te fëmija.
 
o sweetzinna na i shkruaje perseri mbas 6 muajesh se do i harroje deri ateher
 
Do behesh baba vitk? Gjithsesi info ngel ne forum....lexoje kur te kesh nevoj
 
Mos pini kafe kur jeni shtatzënë

Femrat të cilat janë shtatzëna duhet të heqin dorë tërësisht nga kafeina, ose së paku reduktojnë dukshëm konsumimin e saj, kanë bërë të ditur shkencëtarët britanik.
Ky përfundim është nxjerrë pas studimit të 2600 femrave të cilat kanë lindur në dy prej spitaleve britanike në periudhën mes viteve 2003 dhe 2006.

Studiuesit kanë vërejtur se gjasat që fëmija të lindë me ngecje në rritje (më i vogël se pesha e pritur) ishin më të mëdha sa më e madhe që ishte sasia e kafeinës së konsumuar (sidomos tek shtatzënat që kishin konsumuar dy e më shumë filxhanë).

Edhe pse hulumtime nuk dëshmojë që kafeina ka qenë faktor i ngecjes në të rritjen e fetusit, studiuesit thonë se kafeina mund ta kalojë me lehtësi placentën dhe të arrijë nga nëna në fetus.

Efektin mund të mos e ketë kafeina, por ndonjëra prej kompozimeve në të cilat shndërrohet ajo në organizëm.
 
Ushqimi në shtatzëni ndikon te pesha e fëmijës

Shtatzënat të cilat konsumojnë ushqime të cilat përmbajnë sasi të madhe të yndyrës lindin fëmijë të cilët më vonë në jetën e tyre kanë probleme me mbipeshën.
Shkencëtarët nga Universiteti Rockefeller në New York, në bazë të analizave kanë ardhur në përfundim se ushqimi i pasur me yndyra sjell deri te ndryshimet e përhershme në trurin e fetusit, që mund të ndikojë në shtimin e kilogramëve në jetën e mëvonshme.
f.1117121002332_m.jpg

Yndyrat e konsumuara nga shtatzëna nxitin krijimin e neuroneve të përhershme te fetusi, dhe këto neurone në jetën e mëvonshme shtojnë apetitin për ushqimin që përmban yndyra, tregon studimi i publikuar në revistën “Journal of Neuroscience”.
 
rrofsh do te me duhen ne nje te ardhme
 
Anestezia epidurale, pa rrezik per femijen



Injektimi i agjenteve anestezike gjate nje lindjeje cezariane nuk duket se sjell pasoja per aftesite mendore te te sapolindurit.
Keshtu thuhet ne nje studim te publikuar nga revista "Anesthesiology".

"Tashme eshte e sigurte se agjentet anestezike, te perdorur ne raste te tilla lindjesh nuk sjellin probleme per te sapolindurit", komenton autori i studimit Juraj Sprung nga Mayo Clinic ne Rochester, Minesota.

Duke analizuar te dhenat e 5320 femijeve qe linden gjate nje operacioni cezarian prej viteve 1976 deri ne 1982, u pa se kuotimi i inteligjences ishte i njejte me femijet e tjere te lindur normalisht.

Megjithate ky kerkim kerkon studime te metejshme klinike, ndaj nuk eshte e domosdoshme rendja drejt lindjeve me anestezi epidurale.
Tch
 
Këshilla për nenat te cilët i mundon vjellja gjatë shtatzanise:

Rekomandohet te hani diçka çdo 2-3 ore qe lukthi të mos jetë i shprazet plotësisht po çdo here ne pune. اdo femër e ndjen këtë faze ne mënyrë individuale, dikend e mundon me shumë e dikend më pak. Arsyeja e vjelljeve është sasia e hormoneve e cila ndryshon ne organizmin e nenes gjatë shtatzanise.
Tek disa femra kjo faze zgjat disa jave, ndërsa tek të tjerët deri në fund te shtatzanise. Nenat ne këtë faze poashtu i ndjejne errerat e ushqimeve, shumicat ju pengojne dhe shkaktojne gerdi. Ritet nepsi për ca kombinime te çuditshme te ushqimeve (kombinim ëmbël me tharet etj)

Nga ushqimet, rekomandohet te hahet shendosh, pemë, perime, mish etj. Konsumimit te nikotines, alkoholit dhe kofeines duhet ti shmangeni.

Pini mbrenda ditës shumë lengje, caja, lengje pemesh etj.

Me rëndësi është qe ti bëni rregullisht vizitat tek mjeku. Poashtu duhet te peshoheni rregullisht. Ne rast se verehet se humbni peshe gjatë kësaj periudhe, medoemos duhet ta konsulltoni mjekun tuaj. Me rëndësi është se nëse nëna vjell shumë ajo humb një sasi te madhe te elektroliteve nga organizmi i saj, e kjo është e dëmshme si për nënën njeashtu edhe për bebin. Prandaj duhet pasur shumë kujdes, pini shumë lengje mbrenda ditës dhe mos harroni te konsulltoheni për çdo gjë me mjekun tuaj!
 
10 RREGULLA PER NJE SHTATZANI TE QETE

Mos e bej testin e shtatzanise, vetem nese eshte i domosdoshem, para 6-7 dite te vonimit te menstruacioneve. Sepse 5-10% ngjizja ndodh me vonese.
Mos bej ekografi para javes se shtate perjashto rastet kur eshte e domosdoshme. Pasi femija dhe rrahjet e zemres nuk mund te jene te kapshme para javes se gjashte, gjithmone behet fjale nese ngjizja ka ndodhur ne mes te ciklit.
Mos u frikeso nga vizita e heret gjinekologjike, sepse edhe nese keshtu besohet, aborti nuk shkaktohet si pasoje e vizites gjinekologjike
Mos ua komuniko shtatzanine te tjereve para perfundimit te muajit te trete, pasi rreziku i aborteve spontane eshte me i madh ne tremujorin e pare, keshtu eshte me mire te mos shkaktoni zhgenjime tek njerezit e tjere, sidomos femijet.
Mos u shqeteso nese nuk ju duket barku para muajit te peste, pasi mitra e cila rritet nga legeni e lart, modifikon profilin e barkut vetem ne kete periudhe.
Mos u shqetesoni nese nuk ndjen levizjet e femijes para muajit te peste, pasi edhe pse femija leviz me gjalleri qe nga fundi i muajit te dyte, forca e tij muskolare eshte minimale dhe lengu amniotik (ujerat e femijes) i zbeh shkelmimet e tij
Mos e krahaso barkun tend me te tjerat, pasi vellimi i barkut nuk varet vetem nga pesha e femijes, por gjithashtu nga lengu amniotik, shendeti i seciles nene, veshja e perdorur e mbi te gjitha nga harkimi i shtylles kurrizore.
Mos degjo kurre keshillat dhe eksperienzat e te tjereve, pasi te gjitha si pasoje e emocioneve te pakontrolluara kane tendencen te ekzagjerojne e te tregojne gjera jo te kendshme pikerisht grave shtatzana. Disa jane te verteta, por per fat te mire jane kaq te rralla, saqe duke u bazuar ne ligjet e statistikes eshte thuajse e pamundur te te ndodhe ty nese i ka ndodhur nje personi qe ti njeh.
Mos e fshih peshen fillestare (para shtaznanie) dhe mos e nderro pas disa muajsh, pasi eshte me mire qe mjeku yt ta dije se sa ke shtuar ne peshe per te vleresuar rreziqet e mundshme.
Mos ua trego te afermve dhe miqve daten e mundshme te lindjes, pasi duke pasur parasysh qe 10% e rasteve lindja ndodh pas dates se supozuar, eshte me mire tu tregohet atyre qe data e lindjes eshte 10-15 dite me mbrapa, kjo ne menyre qe te mos bombardoheni me telefonata ne nje moment te tille kaq delikat.
 
TE PERGATITESH PER LINDJEN

Shtatezania eshte nje ekperience intensive dhe e veçante, por ajo gjithashtu mund te jete edhe shume stresuese, pasi nenat e ardhshme ne nje periudhe te shkurter kohet duhet te mesojne te kontrollojne emocione te reja. Ato duhet te pergatiten per procesin e lindjes dhe me faktin qe lindja e nje femije do ta ndryshoje jeten e tyre.

Pikerisht per kete arsye edhe babai i ardhshem mund (dhe duhet) te jete nje pike e qendrueshme referimi per bashkeshorten e tij. Ai duhet ti jape asaj besim dhe siguri duke mos lene pas dore rolin e rendesishem qe e pret.

TE KONTROLLOSH STRESIN

Shtatezania eshte nje emocion teper i madh. Por si te gjithe momentet e rendesishme, te nje ndryshimi te menjehershem ne jeten tone, ajo mund te jete nje burim stresi. Megjithate nje gjendje te tille stresi nuk e kalojne te gjitha nenat e ardhshme, edhe pse nje pjese e konsiderueshme po. Ai eshte nje nga menyrat se si trupi reagon ndaj ngacmimeve, duke lejuar kapercimin sa me lehte te situatave te veshtira. Sigurisht qe shtatezania eshte nje prej tyre.
Stresi ka edhe ndikime fizike, pasi prezenca e tij shton prodhimin e disa hormoneve. Tek nenat e ardhshme ai shfaqet me se shumti me lodhje, tension muskular, veshtiresi per tu perqendruar dhe nervozizem.
Momentet ne te cilat nje nene e ardhshme mund te ndjehet e stresuar jane te shumta dhe pikerisht tre muajt e pare jane periudha me kritike. Pas gezimit te lajmit te madh menjehere mund te shfaqet ankthi. Keto muaj perveçse karakterizohen nga lodhje fizike jane edhe periudha ku nena shqetesohet shume nga dyshimet. Dyshime keto te cilat kane te bejne si me shendetin e saj po ashtu edhe ate te bebes se ardhshem, ose me aftesite e saj per te qene nje nene e mire apo edhe te ardhmen qe i pret sebashku.
Pas muajit te kater e tutje nena fillon te ndjeje levizjet e fetusit. Edhe kjo periudhe eshte teper emocionuese pasi nena fillon te imagjinoje se si do te jete femija i saj i ardhshem dhe ne nje fare menyre nis ta "njohe" ate. Edhe pse shqetesimi nese çdo gje shkon siç duhet apo nese femija do te jete normal apo jo jane gjithmone prezente.
Barku fillon te bjere ne sy, gje qe shpesh i ben nenat te ndjehen krenare.
Me afrimin e momentit te lindjes stresi fillon te shtohet. Frika nga dhimbjet dhe se ndoshta nuk do te jete ne lartesine e duhur per ta perballuar situaten jane mese normale. Por ajo qe vazhdon te shqetesoje nenen eshte pasiguria se çfare do te ndodhe pas lindjes, pra si do te jete jeta e saj si nene me femije.

اfare duhet bere?

Sigurisht qe nuk ekziston nje menyre e vetme per te perballuar stresin. Kjo pasi jo çdo grua dhe jo çdo shtatezani jane njelloj. Gjithashtu nuk ekziston nje rregull fiks dhe i sigurte per te kontrolluar ndjenjat.
Duhet kujtuar shpesh qe shtatezania nuk eshte semundje, por eshte diçka plotesisht natyrale. Pikerisht per kete arsye nuk duhet ndryshuar rrenjesisht ritmi ditor i jetes. Duhet te vazhdohen te ndiqen interesat vetiake duke u perpjekur te shlodhesh sa me shume te jete e mundur. Nje menyre jetese e shendetshme dhe e natyrshme ju ndihmon te ndjeheni mire.
Me rendesi eshte perkujdesja ndaj trupit dhe pamjes fizike, pasi diçka e tille te ngre moralin.
Duhet te ndiqen me kujdes keshillat e mjekut pasi ai njeh mire shendetin e nenes dhe te femijes dhe e di se çfare duhet bere e çfare jo.
Ndonjehere nena e ardhshme mund ti lejoje vetes te "llastohet" duke pasur parasysh qe shtatezania e ben ate te veçante ne syte e te tjereve...
Mbi te gjitha eshte e nevojshme te shijohen ne maksimum keteo muaj plotesisht te veçante e te mrekullueshem.
 
ROLI I BABAIT

Babai i ardhshem:

Figura e babait ka ndryshuar shume dhjetevjecaret e fundit... Me pare babai ishte i kufizuar te priste pas deres se salles se lindjes, ndersa sot ai mer pjese ne kurset e parapergatitjes per lindje madje eshte prezent edhe gjate lindjes... (fatkeqesisht ne vendin tone akoma nuk po ndodh nje gje e tille... ketu behet fjale per vendet perendimore
merzi.gif
lujsyun.gif

Ne kohen e sotme babai eshte akoma me aktiv ne perkujdesjen ngaj nenes se ardhshme po ashtu edhe ne rritjen e femijes.
Roli i babait eshte teper i veshtire. Te qenurit nene per nje femer eshte mese e natyrshme. Femija rritet dhe zhvillohet brenda saj dhe eshte pikerisht ajo qe ndjen emocionet e femijes, ne kete menyre femija e percepton prezencen e saj. Ne menyre te natyrshme lidhja nene femije eshte teper e ngushte. Ndersa babai eshte i privuar nga emocione te tilla, prandaj dhe roli i tij realizohet gradualisht hap pas hapi. Prandaj dhe kerkohet qe babai i ardhshem te jete aktiv gjate shtatezanise. Dobiprurese eshte prezenca e tij gjate kontrolleve mjekesore apo berjes se analizave. Kjo edhe per faktin qe ai te njohe me mire çdo aspekt te shtatezanise dhe te ndaje me nenen e ardhshme ankthet dhe dyshimet.
Babai, mbi te gjitha, duhet te jete nje mbeshtetje e madhe dhe nje ndihme per gruan shtatezane. Sigurisht duhet te merret edhe me punet me te renda duke lehtesuar ne nje fare menyre nenen e ardhshme. Ai duhet gjithashtu ta qetesoje bashkeshorten e tij nese ajo e ka te veshtire te pranoje ndryshimet fizike te trupit te saj (gje qe ndodh shpesh) dhe nese nuk ndjehet e sigurte per rolin e ri qe e pret... Gjithshtu ai duhet ti dhuroje asaj qetesi, ta ledhatoje, madje edhe te jete i kuptueshem dhe i gatshem per tia plotesuar ndonje deshire te veçante qe ajo mund te shprehe (pa e ekzagjeruar, kuptohet .
 
PARALINDJA

Periudha gjate te ciles nena shtatzene perjeton dhimbjet e lindjes quhet faza e paralindjes.
Kjo faze karakterizohet nga disa etapa:

Kontraksionet e mitres: te cilat lehtesisht mund te ngaterrohen nga nenat e reja pasi ato jane shume te ngjashme me te ashtuquajturat "kontraksione false" te cilat fillojne te shfaqen ne javet e fundit te shtatezanise, jane te çrregullta dhe nuk kane nje intensitet rrites.
Kontraksionet e verteta dallohen nga ato false pasi me kalimin e kohes behen me te shpeshta dhe me te forta (dhimbjet), gjithashtu ato nese fillojne nuk nderpriten deri ne lindje. Keto kontraksione nisin ne intervale çdo 30 e 15 minuta dhe zgjasin rreth 15-20 sekonda.

Humbja e tapes mukoze: ka te beje me humjen e nje cipe mbrojtese qe ne fillim te shtatezanise "mbyll" mitren ne menyre qe te mbroje femijen nga kercenimet e jashtme te baktereve.
Humbja e "tapes" se mitres mund te shoqerohet me disa pika gjaku te cilat shkaktohen si pasoje e çarjes se kapilareve.

Plasja e ujerave: E ashtuquartura "qeska e ujerave" eshte qeska qe mban femijen dhe lengun amniotik. Plasja e ujerave nuk shoqerohet me asnje lloj dhimbjeje dhe lengu qe rrjedh eshte transparent por gjithashtu mund te permbaje edhe disa grimca te bardha.

Kur kontraksionet ndodhin rreth 5 min njera pas tjetres, ose kur ka hemoragji gjaku te paster eshte mire te shkohet menjehere ne spital.
Ne spital nena ne fillim shtrohen ne sallen e paralindjes per te perfunduar aty te gjithe fazen e paralindjes duke kaluar me pas ne sallen e lindjes. Kur faza e paralindjes zgjat shume dhe nena eshte e pangrene, asaj i vendosin serum me lende ushqyese per ti rikthyer forcat.
 
MARREDHENIET SEKSUALE GJATE SHTATEZANISE

Kenaqesi dhe intimitet gjate nente muajve.

Marredheniet seksuale gjate shtatezanise ne menyre absolute nuk jane te pakeshilluara, perkundrazi ato kane ndikime pozitive si per çiftin ashtu edhe per beben e ardhshme. Megjithate ka edhe raste ku nderprerja e tyre mund te jete e domosdoshme.

Marredheniet seksuale gjate shtatezanise mund te kene ndikime pozitive ne marredheniet ne çif, si nga pikepamja psikologjike apo ashtu edhe ne ate fizike.
Persa i perket javes fizike, aktiviteti seksual pergatit muskulaturen e brendshme femerore per momentin e lindjes, ndersa persa i perket javes psikologjike, forcon ndjenjen e intimitetit duke krijuar nje klime çdodhese dhe qetesie per te dy prinderit, duke i mundesuar keshtu bebes se ardhshme te linde ne nje ambjent te ngrohte dhe harmonik.
Pra shtatezania thuajse kurre nuk paraqet pengese ndaj dashurise fizike, e nese ajo procedon normalisht, eshte e drejte te vazhdohet nje aktivitet i rregullt seksual.

Megjithate duhet pasur parasysh qe jo rralle gjate ketyre nente muajve marredheniet seksuale mes çiftit mund te rrallohen madje edhe nderpriten, duke u nisur nga disa arsye te cilat nuk kane asnje baze mjekesore
Kjo ndodh si pasoje e frikerave te ndryshme te cilat mund te jene te superueshme ose jo, kjo ne varesi te situates ne te cilat ndodhet çifti ose si pasoje e perjetimeve te nenes: ndryshimeve te trupit te saj, frika nga lindja, frika e nje femije jo te shendetshem etj. Nje tjeter frike eshte ajo e bashkeshortit se mos demtoje beben. Per kete arsye eshte e rendesishme te behet e ditur qe: fetusi eshte shume mire i mbrojtur ne brendesi te qeskes amniotike e cila ne menyre perfekte eshte e izoluar nga nje tape mukoze, keshtu ne asnje menyre organi mashkullor nuk mund te kete kontakt direkt me fetusin gjate marredhenieve seksuale.
Gjate tre mujorit te pare vihet re nje zbehje e deshirave seksuale nga ana e nenes, ndersa tre mujori i dyte, i cili karakterizohet me nderprerjen e shqetesimeve tipike te shtatezanise, shoqerohet me nje rritje te ndjeshme te deshires seksuale. Ndersa persa i perket tremujorit te fundit nuk ka ndonje ndalese te veçante, me perjashtim te momentit qe i paraprin procesit te lindjes.
Gjithçka qe u tha i perket rastit kur kemi te bejme me nje shtatezani jo problematike.
Por duhet pasur parasysh qe ne disa raste te veçanta marredheniet seksuale duhet te rrallohen ose te nderpriten, nje gje te tille behet vetem sipas vleresimit dhe gjykimit te mjekut gjinekolog.
Psh:
Kur gjate shtatezanise shfaqen rreziqe aborti, kur jane shfaqur shenjat e nje lindje te parakohshme, hemoragji ose humbje e lengut amniotik, infeksion, pozicion anomal i placentes (struktura qe ushqen femijen); per shembull ajo mund te ndodhet prane qafes se mitres duke rrezikuar keshtu te shkeputet.
Kuriozitet: Merredheniet seksuale favorizojne fillimin e procesit te lindjes, pasi sperma permban nje substance, prostaglandina (e njejta substance e cila ne forme xheli perdoret per te nxitur lindjen) e cila eshte ne gjendje te stimuloje fillimin e dhimbjeve, kjo vetem kur shtatezania ka arritur ne fundin e saj.
 
STRESI DHE FERTILITETI

Eshte mese e ditur qe stresi sjell ndryshime si ne fizikun ashtu edhe ne psikiken tone. Shpesh kemi degjuar te thuhet qe per te mbetur shtatzane duhet te jemi te qeta dhe "te mos e vrasim shume mendjen" etj etj. Fraza keto te thena nga dikush e cila ka mbetur shtatzane qe me heren e pare ose nga dikush qe as qe e ka pritur te behet mama... Por eshte mese e vertete qe nje stres i tejzgjatur mund te ndikoje dhe ne fertilitetin tone.
Ja se ç'ndodh me trupin tone nen efektin e stresit:

Stresi dhe reagimet fiziologjike.

Hipotalamusi eshte ai i cili perveç qe dergon urdherin tek vezoret tona kontrollon edhe deshiren seksuale, etjen, urine, gjumin, temperaturen e trupit e gjithashtu edhe presionin e gjakut. Trupi yne i cili i eshte ekspozuar stresit nepermjet nje sere veprimesh te nderlidhura, i pergjigjet ketij stimuli negativ duke u vendosur ne vetembrojtje. Nje sere reagimesh te cilat pasojne nj-tj e ndihmojne fizikun tone te rimarre veten dhe te superoje dhimbjet qofshin ato fizike apo psikologjike. Endorfina, adrenalina dhe noradrenalina futen ne veprim per te fuqizuar edhe funksionimin e muskulatures.

Fertiliteti nen ndikimin e stresit:

Nga nje studim eshte arritur ne perfundimin se stresi shoqerohet me sterilitet te perkohshem, ose me abort spontan sidomos tek grate me cikel menstrual 35 ditor ose edhe me te gjate.
Tek meshkujt studimet nuk jane kaq te avancuara por mund te thuhet se stresi zvogelon funksionin e testikujve... Pra ne te dy rastet stresi ka ndikime negative persa i perket funksionimit te sistemit te riprodhimit.
 
FAZAT E LINDJES

Lindja eshte e ndare ne tre faza kryesore:

Periudha e daljes se femijes: kur qafa e mitres ka arritur zgjerim e saj maksimal (rreth 10 cm), nena e ndjen te nevojshme te shtyje. Kjo eshte faza me e lodhshme dhe me aktive. Nese shtytjet jane efikase, kjo faze zgjat nje ore per grate qe e kane per here te pare dhe rreth gjysem ore per ato qe tashme kane femije. Kjo eshte nje faze teper impenjative edhe per beben i cili instiktivisht mundohet te dale duke shfrytezuar ate pak hapesire qe i mundesohet dhe shtytjet e se emes. Duhet pasur parasysh qe nga nje shtytje tek tjetra nena duhet te qetesohet te te marre fryme ne menyre qe ti dergoje oksigjen bebit.

Lindja: eshte faza kur kontraksionet behem me intense, dhe zona midis vagines dhe anusit fillon te tendoset, koka e femijes fillon te duket. Kur nena eshte teper e lodhur dhe e ndan pak nga lindja mamia ose mjeku ndihmojne beben te dale, ose me ane te shtytjeve ose me ane te nje prerjeje e cila behet nen efektin e anestezise lokale.
Ne fillim del koka, me pas njera shpatull me pas tjetra e ne vijim i gjithe femija.
Femija fillon te qaje thuaj menjehere. Merr fryme vete edhe pse vazhdon te jete i lidhur me nenen me ane te kordonit ombelikal, te cilin e pret mamia (jo gjithmone).

Faza Perfundimtare: gjate kesaj faze (rrreth 10 min pas lindjes) mitra kontraktohet per te nxjerre jasht placenten dhe membranen qe formon qesken amniotike. Duhet kontrolluar me kujdes qe mitra te pastrohet nga cdo papasterti, ne menyre qe te shmanget hemoragjia. E gjithe zona pastrohet dhe dezinfektohet. Pas disa kontraksioneve mitra boshatiset tera, dhe tkurret per te ndaluar humbjet e medha te gjakut.
 
POZICIONET E GJUMIT GJATE SHTATEZANISE

Te flesh rehatshem gjate shtatezanise duket thuaj e pamundur. Ndodh keshtu pasi te gjesh nje pozicion te rehatshem per me teper se pese minuta eshte teper e veshtire. Kjo gje behet akoma me e veshtire me kalimin e muajve te shtatezanise dhe me rritjen e barkut. Megjithate nuk mund ti humbim te gjitha shpresat pasi me nje vendosje te mire te jastekeve mund te gjesh nje menyre per te bere nje gjume te rehatshem gjate nates.

Pozicioni me i pershtatshem i cili tashme rekomandohet dhe nga shume mjeke eshte te kthehesh ne krahun e majte e me gjunje pak te perthyer. Ky pozicion konsiderohet si pozicioni me i mire pasi pengon qe pesha e bebit te bjere mbi (te shtype) organet e brendshme dhe enet e gjakut (ne menyre te veçante mbi venen qe dergon gjakun nga gjymtyret e poshtme ne zemer). Te fjeturit me kurriz per nje kohe te tejzgjatur ben qe mbi kete vene te ushtrohet nje presion nga bebi duke shkaktuar ne kete menyre marrje mendsh, frymemarrje te shpeshte e nje presion te ulet gjaku.

Pozicioni ne ane ne fillim nuk mund te jete dhe aq i rehatshem nese zakonisht je mesuar te flesh shtrire me bark ose ne shpine, por ky pozicion eshte me i pershtatshmi si per nenen ashtu edhe per femijen, pasi ne kete menyre zvogelohet presioni i ushtruar mbi melçi e veshka, duke permiresuar qarkullimin e gjakut dhe te substancave ushqyese si ne trupin e nenes ashtu edhe ne plaçente.
Te fjeturit me shpine ben qe mitra te shtype zorret, ndersa te fjeturit ne ane favorizon tretjen dhe redukton rrezikun e emoroideve. Gjithashtu te fjeturit ne ane ne fillimet e shtatezanise eshte me i rehatshem per gjirin e gjithashtu zvogelon te perzierat.
Per ato nena te cilat nuk jane mesuar te flene ne ane eshte mire te fillojne ta bejne nje gje te tille qe ne fillimet e shtatezanise ne menyre qe te ambjentohen, ne kete menyre kur te mberrijne ne tremujorin e dyte gjate te cilit ndodh nje rritje e menjehershme e barkut do ta kene me te lehte per te gjetur pozicionin e pershtatshem.
Me avancimin e shtatezanise mund te ndjehesh me rehat duke vendosur nje jastek mes kembeve, duke mundesuar nje mbeshtetje per kofshet, nje nen vithe e nje mbas shpine. Nese kjo gje ben qe bashkeshorti yt te ndjehet si i lene menjane atehere shtrihu ne ane duke mbeshtetur vithet ne ane te tij ose ne shpinen e tij... Per shume gra kjo menyre eshte e rehatshme njesoj si me jasteket
zgerdhihet.gif

Mos u shqeteso nese gjate nates kthehesh me shpine pasi mungesa e rehatise do te bej qe te te dale gjumi, e ne kete rast eshte mire te kthehesh ne ane para se gjumi te te zere serish. Nese e ke teper te veshtire te flesh ne ane edhe me ndihmen e jastekeve eshte mire te diskutosh me mjekun tend duke i kerkuar te te keshilloje.
 
Si të cliroheni nga dhimbja e mesit gjatë shtatzanisë
Një prej pjesëve që mund të dhëmbi më shumë gjatë shtatzanisë është mesi. Fillon të dhëmbë kur rrini ulur, në këmbë ose në ndonjë pozicion tjetër për shumë kohë. Pa përmëndur faktin se disa femra u duhet të bëjnë dhe rutinën e punëve shtëpiake. Cfarë mund të bëjë një femër shtatzanë për të cliruar dhimbjen e mesit? Ndiqni disa këshilla të thjeshta më poshtë.
shtatzani.jpg

Aktiviteti fizik
Nëse shtatzania juaj shkon mirë, ndjeheni shëndetshëm, atëherë pak aktivitet fizik vetëm do t’ju ndihmonte, Mund të pastroni ( ama jo fshesë korenti ose të ngrini ose shtyni mobilje), të gatuani etj.
Aktiviteti shtatzanisë
Duhet ti alternoni aktivitetet duke përfshirë lëvizjë të shumta si të qepni ose thurni dicka. Kur jeni duke qepur dicka ose duke lexuar një libër( pse të mos I dedikoni muajt tuaj të shtatzanisë vet-edukimit), mundohuni të ndryshoni pozicionin e trupit shpesh, sepse nëse se bëni një gjë të tillë mund të ketë efekt negativ në furnizimin e fetusit me oksigjen,
Femrat shtatzana duhet të evitojnë aktivitet që mund ti rrisin presionin intrauterinë, si psh të ndenjurën krrusur ose galiç.
Si të uleni në mënyrë të duhur gjatë shtatzanisë
Meqë ra fjala, pozicioni I uljes është më I forti në shpinë, kështuqë duhet të mësoni si të uleni në mënyrë të duhur. Përdorni karrike me ndenjëse të fortë, mbështetëse vertikale të drejtë, dhe do ishte mirë me mbajtëse krahësh që të keni mundësi të mbaheni kur të coheni. Gjeni dicka që të ngrini këmbët në mënyrë që të shpërndani peshën. Mos u ulni kurë më këmbë kryq. Cohuni nga pozicioni I uljes cdo gjysëm ore dhe bëni disa ecje.
Përdorni fashë mesi mbështetëse
Nëse ndjeni dhimbje mesi, është koha të vini fashën, dhe pantallonat stretch. I thoni bashkëshortit tuaj për një masazh relaksues mesi. Lëvizjet ledhatuese duhet të jenë simetrike dhe duhet të shkojnë nga qafa deri tek mesi poshtë.beauty
 
Barvo Znj.sweetzzinna Per keto Keshllira qe keni dhen per Grat shtazana gjat nenet muje qe zgjat shtatzija.
Me shume Rrespket Nga Qendrimi Bossi.
 
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Këshilla për nenat te cilët i mundon vjellja gjatë shtatzanise:

Rekomandohet te hani diçka çdo 2-3 ore qe lukthi të mos jetë i shprazet plotësisht po çdo here ne pune. اdo femër e ndjen këtë faze ne mënyrë individuale, dikend e mundon me shumë e dikend më pak. Arsyeja e vjelljeve është sasia e hormoneve e cila ndryshon ne organizmin e nenes gjatë shtatzanise.
Tek disa femra kjo faze zgjat disa jave, ndërsa tek të tjerët deri në fund te shtatzanise. Nenat ne këtë faze poashtu i ndjejne errerat e ushqimeve, shumicat ju pengojne dhe shkaktojne gerdi. Ritet nepsi për ca kombinime te çuditshme te ushqimeve (kombinim ëmbël me tharet etj)

Nga ushqimet, rekomandohet te hahet shendosh, pemë, perime, mish etj. Konsumimit te nikotines, alkoholit dhe kofeines duhet ti shmangeni.

Pini mbrenda ditës shumë lengje, caja, lengje pemesh etj.

Me rëndësi është qe ti bëni rregullisht vizitat tek mjeku. Poashtu duhet te peshoheni rregullisht. Ne rast se verehet se humbni peshe gjatë kësaj periudhe, medoemos duhet ta konsulltoni mjekun tuaj. Me rëndësi është se nëse nëna vjell shumë ajo humb një sasi te madhe te elektroliteve nga organizmi i saj, e kjo është e dëmshme si për nënën njeashtu edhe për bebin. Prandaj duhet pasur shumë kujdes, pini shumë lengje mbrenda ditës dhe mos harroni te konsulltoheni për çdo gjë me mjekun tuaj!

Zizina, ku i gjete keto? Ke te tjera per kete gje? O zot o zot...

Nejse, i vetmi lajm i mire qe kam marr per kete eshte qe, vjellja dhe ndjenja e te perzjerit jane shenja te shendetshme pasi eshte placenta ne formim dhe eshte dicka normale. Po prap, ky lajm spo me ben shume optimiste... :(
 
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Zana, vjelljet jan nje gje normale ne shtatzani.
Mos u merakos.
Duhet te hash ekuilibruar, dhe te maresh tere elementet e piramides.
Ha 3 vaktet patjeter, ha shume fruta, mos harro te pish lengje e do jet gjithcka mire.
Nqs eshte se vjelljet jan shume te shpeshta, atehere duhet te kesh kujdes te ushqehesh me shpesh...
Po qe se ndodhin vetem ne mengjes/ dark nuk eshte problem.
 
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

kam lexuar aq shume per shtatzanine saqe me duket sikur kam bere shkollen ,se jam ne pritje e siper te nje bebi ,gjithsesi thanks per keto se i kam lexuar te gjitha
 
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Këshilla për nënat


Të kujdeseni për foshnjën tuaj është obligim shqetësues dhe përgjegjës. Por, mos u shqetësoni. Më kryesore është të jeni të qetë dhe t’i ndiqni shenjat që do t’ua japë bebja juaj, që t’ju tregojë se ka nevojë për ju. Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për diçka ose keni ndonjë pyetje rreth kujdesit për fëmijën tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjë pyetje nuk është e tepërt. Shëndeti dhe mirëqenia e bebes tuaj është në vend të parë.
Kur duhet të thirret mjeku?
Patjetër thërriteni pediatrin nëse vëreni: temperaturë të lartë mbi 37.6 C e matur nën sqetull mjek (matni disa herë – mund të jetë më shumë i veshur ose temperatura e jashtme të jetë më e lartë), ndryshim në sjellje (qan pa ndërprerë, rëndë qetësohet, nuk mund ta zgjoni), nëse nuk pi, nëse urinon pak (normalisht pelenat duhet të jenë të lagura gjatë çdo ndërrimi të pelenave – 6 herë gjatë ditës), nëse vëreni më shumë se 4 jashtëqitje si ujë gjatë 8 orëve, nëse nga sytë tajitet sekret i dendur dhe i verdhë, nëse shfaqet skuqen dhe nëse ka të ënjtur rreth kërthizës, nëse paraqitet e verdhëza, nëse kollitet, nëse ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës ose nëse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirë”.
Mësoni t’i kuptoni sinjalet që ua dërgon bebeja juaj
Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj.
Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni. Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë. Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t’i kuptoni sinjalet!
Fakte që duhet t’i dini
Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve.Bebet duan të ndëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri.
Shumica e bebeve duan që t’i merrni në përqafim, t’i mbani në duar ose t’i mbështetni te qafa. Kështundjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë. Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj. Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.
Cikluse të ditës
Gjatë 24 orëve bebet kalojnë nëpër disa cikluse/periudha, të cilat ndërrohen në mes veti: periudha në të cilat flejnë e pastaj periudha në të cilat janë të zgjuara.
Gjumë i qetë. Gjatë kësaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirë qetë, megjithatë kohë pas kohe mund të shqetësohet dhe të dridhet. Mund të jenë prezente lëvizje të thithjes. Në këtë periudhë është shumë rëndë ta zgjoni, kjo nuk është kohë e mirë ta ushqeni ose t’i drejtoheni.
Gjumë aktiv. Në këtë gjendje mund të vëreni se bën lëvizje me trupin dhe fytyrën, lëvizje të thithjes dhe të të qeshurit, ndërsa kapakët e syve kohë pas kohe përpëliten. Në këtë gjendje, bebeja juaj mund të zgjohet lehtë.
Përgjumësi. Në këtë gjendje përgjumësie bebeja juaj është pak e hutuar dhe bën lëvizje të ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapët e syve. Kjo është gjendja që i paraprin zgjuarjes. Pritni që të shihni a do të flejë ende ose do të zgjohet. Që ta zgjoni në këtë periudhë i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë ose të pijë gji.
Zgjuarsia. Në gjendje të zgjuar bebeja juaj bën lëvizje të ndryshme. Sytë e saj janë të hapura, ndërsa shikimi i kthjellët. Lehtë fokusohet në fytyrë, zë ose lëvizje të objekteve dhe është i përgatitur të jetë me ju. Mundohuni t’i flisni qetë, i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë, të pijë gji. اelsi i suksesit është të mos bëhet asgjë me forcë, por gradualisht, hap pas hapi.
Zgjuarsi aktive. Në këtë gjendje, aktiviteti i fëmijës tuaj është më i madh (bën lëvizje të ndryshme, proteston). Kohë është të mundoheni t’i jepni gji.
Të qarët kur qanë bebja bën grimasa dhe lëvizje të shumta të trupit. Me të qarët bebja tregon se e ka mjaft nga ajo që ia bëni dhe se duhet të ndërpritni ose të provoni me diçka tjetër. Prindërit duhet të mësojnë ta kuptojnë të qarën. E qara është gjuha e bebes.
E gatshme për lojë.Shenjat që vijojnë tregojnë se bebja juaj është gati për lojë: ndërpret me lëvizjet, ju ngacmon – sheh në fytyrën tyaj, ju afrohet, i kthen sytë kah ju, ju qesh, kërkon ushqim, zvarritet, gugat, kokën e ka të ngritur, fytyra është e qartë. Kur do t’i vëreni këta shenja është koha t’i flisni, ta shëtisni, ta ushqeni ose të luani.
Koha është ta ktheni barkas Bebet duhet të flejnë në shpinë. Megjithatë periudha të shkurta duhet t’i kalojnë të shtrirë në bark. Kjo ndikon mirë për muskujt e qafës dhe e stimulon zvarritjen.
Shenja që tregojnë se bebeja do ta leni të qetë (i flihet) E kthen kokën anësh, qan, shpinën e lakon, e zë gjumi, shtyhet anësh, i kthen sytë nga ana tjetër, e mbledh ballin, kapakët e syve i bienë, bën grimasa etj. Duhet të ndërpritni me atë që e keni bërë gjer atëherë (pirje gji, luajtje, mbajtje në dorë). Ndonjëherë beben vetë do ta zërë gjumi ose vetëm me një pauzë të vogël.
Shenja që tregojnë se do të pi gji. Kapakët e syve i lëviz shpejt, bën lëvizje të thithjes me gojën dhe me gjuhën, i vë duart në gojë, bën lëvizje me trupin, lëshon zëra të caktuara. Duhet të keni kujdes në këto shenja, e jo ashpër të lëvizni me orën, që ta ushqeni fëmijën. Mos e zgjoni nga gjumi i thellë që t’i jepni gji, kjo mund të jetë frustruese edhe për beben edhe për ju.
Si ta qetësoni kur është e shqetësuar. Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.
Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë. Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.
Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë. Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra. Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.
Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. ثshtë shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet. اelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj. Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.
Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme. Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.Të kujdeseni për foshnjën tuaj është obligim shqetësues dhe përgjegjës. Por, mos u shqetësoni. Më kryesore është të jeni të qetë dhe t’i ndiqni shenjat që do t’ua japë bebja juaj, që t’ju tregojë se ka nevojë për ju.
Në qoftë se nuk jeni të sigurtë për diçka ose keni ndonjë pyetje rreth kujdesit për fëmijën tuaj, lirisht drejtohuni te pediatri juaj. Asnjë pyetje nuk është e tepërt. Shëndeti dhe mirëqenia e bebes tuaj është në vend të parë.
Kur duhet të thirret mjeku?
Patjetër thërriteni pediatrin nëse vëreni: temperaturë të lartë mbi 37.6 C e matur nën sqetull mjek (matni disa herë – mund të jetë më shumë i veshur ose temperatura e jashtme të jetë më e lartë), ndryshim në sjellje (qan pa ndërprerë, rëndë qetësohet, nuk mund ta zgjoni), nëse nuk pi, nëse urinon pak (normalisht pelenat duhet të jenë të lagura gjatë çdo ndërrimi të pelenave – 6 herë gjatë ditës), nëse vëreni më shumë se 4 jashtëqitje si ujë gjatë 8 orëve, nëse nga sytë tajitet sekret i dendur dhe i verdhë, nëse shfaqet skuqen dhe nëse ka të ënjtur rreth kërthizës, nëse paraqitet e verdhëza, nëse kollitet, nëse ka ndryshim në ngjyrën e lëkurës ose nëse thjesht ju duket se bebja “nuk duket mirë”.
Mësoni t’i kuptoni sinjalet që ua dërgon bebeja juaj
Të gjitha bebet kanë shumë mënyra të ndryshme me të cilët ua bëjnë me dije se çfarë u nevojitet. Secila bebe e ka gjuhën e saj speciale “gjuhën e bebeve”, e cila dallon nga cilado tjetër. Duke u kujdesur për beben tuaj, ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj.
Kur bebeja juaj do të luaj ose do të jetë me ju, ato janë shenja që ju thërrasin të afroheni. Kur ka nevojë për pauzë ose pushim, ajo dërgon sinjale me të cilat ju udhëzon se duhet ta lini. Nëse nuk i njihni dhe nuk i kënaqni këto sinjale, më shpesh fëmija reagon me të qarë. Ndiqeni shprehjen e fytyrës dhe sjelljen e fëmijës dhe do t’i kuptoni sinjalet!
Fakte që duhet t’i dini
Duhet të keni disa njohuri të përgjithshme për bebet.Bebet më mirë shohin fytyra/objekte në largësi prej 20-30 cm. Ata mund ta dallojnë të bardhën nga e zeza dhe fytyrat e njerëzve.Bebet duan të ndëgjojnë zëra, por më së shumti e duan zërin e nënës/të familjarëve. Ata e kthejnë kokën kah vendi prej nga vjen zëri.
Shumica e bebeve duan që t’i merrni në përqafim, t’i mbani në duar ose t’i mbështetni te qafa. Kështundjehen më mirë dhe ndjehen më të sigurtë. Gjatë javëve të para të jetës bebet në mënyrë refleksive qeshin. Diku nga 3-4 javë, bebja juaj ju qesh si përgjigje ndaj të folurit tuaj dhe kujdesit tuaj. Bebet normalisht i lëvizin duart dhe këmbët, ndonjëherë rrinë të shtrirë qetë ose dridhen.
Cikluse të ditës
Gjatë 24 orëve bebet kalojnë nëpër disa cikluse/periudha, të cilat ndërrohen në mes veti: periudha në të cilat flejnë e pastaj periudha në të cilat janë të zgjuara.
Gjumë i qetë. Gjatë kësaj periudhe bebja e juaj rri e shtrirë qetë, megjithatë kohë pas kohe mund të shqetësohet dhe të dridhet. Mund të jenë prezente lëvizje të thithjes. Në këtë periudhë është shumë rëndë ta zgjoni, kjo nuk është kohë e mirë ta ushqeni ose t’i drejtoheni.
Gjumë aktiv. Në këtë gjendje mund të vëreni se bën lëvizje me trupin dhe fytyrën, lëvizje të thithjes dhe të të qeshurit, ndërsa kapakët e syve kohë pas kohe përpëliten. Në këtë gjendje, bebeja juaj mund të zgjohet lehtë.
Përgjumësi. Në këtë gjendje përgjumësie bebeja juaj është pak e hutuar dhe bën lëvizje të ngadalshme (hiqet). Mezi i ngre kapët e syve. Kjo është gjendja që i paraprin zgjuarjes. Pritni që të shihni a do të flejë ende ose do të zgjohet. Që ta zgjoni në këtë periudhë i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë ose të pijë gji.
Zgjuarsia. Në gjendje të zgjuar bebeja juaj bën lëvizje të ndryshme. Sytë e saj janë të hapura, ndërsa shikimi i kthjellët. Lehtë fokusohet në fytyrë, zë ose lëvizje të objekteve dhe është i përgatitur të jetë me ju. Mundohuni t’i flisni qetë, i jepni të shohë diçka, të ndëgjojë, të pijë gji. اelsi i suksesit është të mos bëhet asgjë me forcë, por gradualisht, hap pas hapi.
Zgjuarsi aktive. Në këtë gjendje, aktiviteti i fëmijës tuaj është më i madh (bën lëvizje të ndryshme, proteston). Kohë është të mundoheni t’i jepni gji.
Të qarët kur qanë bebja bën grimasa dhe lëvizje të shumta të trupit. Me të qarët bebja tregon se e ka mjaft nga ajo që ia bëni dhe se duhet të ndërpritni ose të provoni me diçka tjetër. Prindërit duhet të mësojnë ta kuptojnë të qarën. E qara është gjuha e bebes.
E gatshme për lojë.Shenjat që vijojnë tregojnë se bebja juaj është gati për lojë: ndërpret me lëvizjet, ju ngacmon – sheh në fytyrën tyaj, ju afrohet, i kthen sytë kah ju, ju qesh, kërkon ushqim, zvarritet, gugat, kokën e ka të ngritur, fytyra është e qartë. Kur do t’i vëreni këta shenja është koha t’i flisni, ta shëtisni, ta ushqeni ose të luani.
Koha është ta ktheni barkas Bebet duhet të flejnë në shpinë. Megjithatë periudha të shkurta duhet t’i kalojnë të shtrirë në bark. Kjo ndikon mirë për muskujt e qafës dhe e stimulon zvarritjen.
Shenja që tregojnë se bebeja do ta leni të qetë (i flihet) E kthen kokën anësh, qan, shpinën e lakon, e zë gjumi, shtyhet anësh, i kthen sytë nga ana tjetër, e mbledh ballin, kapakët e syve i bienë, bën grimasa etj. Duhet të ndërpritni me atë që e keni bërë gjer atëherë (pirje gji, luajtje, mbajtje në dorë). Ndonjëherë beben vetë do ta zërë gjumi ose vetëm me një pauzë të vogël.
Shenja që tregojnë se do të pi gji. Kapakët e syve i lëviz shpejt, bën lëvizje të thithjes me gojën dhe me gjuhën, i vë duart në gojë, bën lëvizje me trupin, lëshon zëra të caktuara. Duhet të keni kujdes në këto shenja, e jo ashpër të lëvizni me orën, që ta ushqeni fëmijën. Mos e zgjoni nga gjumi i thellë që t’i jepni gji, kjo mund të jetë frustruese edhe për beben edhe për ju.
Si ta qetësoni kur është e shqetësuar. Kur bebja juaj është e shqetësuar, mund ta ndihmoni me disa aktivitete, që zakonisht e qetësojnë.
Ia tregoni fytyrën tuaj që të sigurohet se jeni aty, e luhatni, vendoseni në krevatin e tij, i flisni me zë të qetë, e merrni në duar, i këndoni ose i gugatni, ia ndërroni pelenat që të jetë të thata dhe të ndjehet konfort, përkëdheleni te koka, këmba ose shpina, i ofroni të pijë. Ndonjëherë bebeja do të qetësohet vetë pa asnjëfarë ndihme. Atë e bën ashtu që i thith gishtat ose tërë shuplakën, i afron duart kah goja, e ndërron pozitën e shtrirjes, kërkon të shohë fytyra dhe të dëgjojë zëra.
Njihni zërat e stomakut kur e mundojnë. Lidhshmëria juaj me fëmijën dhe zhvillimi i hershëm i trurit Shkencëtarët kanë vërtetuar se relacioni juaj me fëmijën ka ndikim mbi trurin e tij, në më shumë mënyra. Mënyra në të cilën ju intereaktoni me fëmijën tuaj në vitet e hershme dhe eksperiencat të cilat ia jepni, kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij emocional dhe mësimin. Bebet e mbajnë mend mënyrën se si i shihni, shprehjet e fytyrës tuaj, zërin tuaj derisa i gugatni, këndoni, flisni dhe lexoni.
Ata e mbajnë mend ndjenjën si i mbani në duar dhe i luhatni, erërat familjare bile edhe shijen e lëkurës tuaj. ثshtë shumë e rëndësishme prekja: e mbajtura në dorë dhe luhatja e stimulon trurin e bebes të lëshojë hormone të rëndësishme, që i mundësojnë të rritet. اelsi i lidhjes së fortë mes juve të dyve është dashuria juaj. Shprehja e dashurisë tuaj ka ndikim mbi mënyrën në të cilën truri i bebes i formon konekcionet. Nëse këta konekcione përsëriten në moshën e hershme, ata do të mbeten të përjetshme.
Nëse fëmijës në moshën e hershme rrallë i flitni ose i lexoni, ai më vonë mund të ketë vështirësi në të shprehur. Hulumtimet kanë treguar se lidhshmëria me fëmijën tuaj, i ndihmon më vonë më mirë të ballafaqohet me stresin në jetën e përditshme. Kjo lidhshmëri i aktivizon sistemet biologjike që janë të rëndësishme për adaptim në stres. Fëmijët me lidhshmëri të fortë me prindërit në periudhën e hershme, më vonë më lehtë adaptohen në stres.Sekrete Bukurie
 
Titulli: Këshilla për shtatëzënat

Stresi i nënave të ardhshme ndikon në fëmijërinë e kalamajve të tyre



Dyshimet e shumta që kanë mamatë përgjatë shtatzënisë së tyre duhet thënë se janë të shumtë dhe pyetje pas pyetje, stresi i tyre akumulohet akoma dhe më shumë.

Sipas një studimi të fundit të Universitetit Gjerman të Costanza të publikuar në revistën Translational Psychiatry, një mama e stresuar gjatë shtatzënisë mund të provokojë efekte afatgjatë edhe tek fëmijët e tyre, duke i bërë më të ndjeshëm, më nevrikë dhe duke ndikuar që në situatë të vështira ata të mos i kalojnë lehtësisht, por tepër të stresuar.
Në këtë mënyrë një mamaje të stresuar i përgjigjet, një fëmijë jo shumë i qetë gjatë fëmijërisë.

Studiuesit kanë analizuar një kampion prej 25 femrash dhe fëmijësh që janë monitoruar deri në arritjen e një moshe madhore.

U zbulua se shtatzënia ishte shumë stresuese dhe e rëndë, nga abuzime shtëpiake apo dhunë fizike dhe fëmijët shfaqnin alternim të një gjeni, receptorët e glukokortikoidit, i përfshirë në rregullimin dhe përgjigjet hormonale të stresit. //keshilla
 
Pe: Këshilla për shtatëzënat

اamçakëzët me nikotinë rrezikojnë shtatzëninë

Nënat e reja shtatzëna që përtypin çamçakëzin me nikotinë për të lënë vesin e duhanit gjatë shtatzënisë vënë në rrezik jetën e foshnjës para lindjes.

Këtë e pohojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët bëjnë me dije se gjatë përtypjes së çamçakëzit substanca e dëmshme nikotinë zhytet në fetus dhe shkakton probleme të zemrës së bebes dhe tension të lartë.

Studiuesit amerikanë thonë se nikotina krijon përzierje kimike që dëmtojnë formimin e enëve të gjakut të foshnjave.

Sipas studiuesve, nikotina ndalon funksionimin si duhet dhe rrit presionin e gjakut duke shkaktuar probleme në zemrën e foshnjës.

Gratë që konsumojnë duhan, duhet të përpiqen shumë që të heqin dorë nga duhani gjatë shtatzënisë, pas konsumimi i duhanit shkakton një sërë dëmesh për fëmijën, si lindje të parakohshme, deformime të ndryshme fizike, sëmundje gjatë fëmijërisë, etj.

Edhe pse mjekët përpiqen të këshillojnë heqjen dorë nga duhani dhe çamçakëzët me nikotinë, për shumë nëna kjo duket një sfidë gati e pamundur.

Gjithashtu sipas studiuesve pakoja me çamçakëzë me nikotinë nuk duhet të merret edhe nga personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, të mëlçisë dhe të veshkave./noa/


B :gjuha shqipe
 
Sa e dëmshme është marrja e aspirinës gjatë shtatzënisë

Përveç se ne disa raste, është mire qe aspirina te lihet anash deri sa te jeni shtatzëne.

Shiko fotografinë 1820622

Ne te shumtën e rasteve jo. Derisa nuk ka gjasa qe marrja e një aspirine te vetëm diku rreth gjysmës se shtatzënisë te ju shkaktoje ndonjë dem, medikamenti ka gjasa tju shkaktoje dëme, juve dhe foshnjës tuaj ne rast se e merrni rregullisht ne doza për te rritur, gjate tere kohës se shtatzënisë tuaj. Prandaj, përveç se ne disa raste, është mire qe aspirina te lihet anash deri sa te jeni shtatzëne.

Ja për se hulumtimet e kane lidhur aspirinën me komplikime te ndryshme gjate shtatzënisë. Disa studime kane treguar se marrja e aspirinës rreth kohës se frytëzimit dhe shtatzënisë se hershme ka lidhje me rrezikun e shtuar te abortit. Dhe disa hulumtues besojnë se marrja e aspirinës ne doza për te rritur gjate shtatzënisë mund te ndikoje ne rritjen foshnjës tuaj dhe e rrit ca rrezikun nga këputja placentale (kur shiriti me te cilën është lidhur foshnja me nënën këputet me qe rast ka rrezik te larte te vdekjes si tek foshnja ashtu dhe tek nena).

Dhe se fundi, marrja e aspirinës ne doza te rriturve gjate shtatzënisë se vone mund ta shtyni datën e lindjes dhe ta rris rrezikun nga problemet ne zemër dhe ne mushkëri ne foshnjën tuaj te porsalindur dhe komplikime me gjakderdhje tek ju dhe tek foshnja juaj.

Ne anën tjetër, nëse jeni duke përdorur aspirinën për arsye te ndonjë sëmundje, do te mund te këtë nevoje qe te vazhdoni me marrjen e tij edhe gjate shtatzënisë (konsultohuni me mjekun për këtë gjë). Ne disa raste specifike, mjeku do te mund te ju këshillojë qe te filloni te merrni doza te vogla te aspirinës për çdo dite, te ngjashme me aspirinat e vegjël për foshnjat. Shumica e eksperteve mendojnë se marrja e dozave te vogla te aspirinave gjate shtatzënisë është e padëmshme.

Për shembull ca ekspert rekomandojnë se gratë me te ashtuquajturin sindrom antiphospholipid (sindrom antiphospholipid është çrregullim i koagulimit te gjakut i cili shkakton mbledhjen e gjakut si ne arterie ashtu dhe ne vena duke shkaktuar kështu abortin, lindjen e parakohshme, hipertensionin gjate shtatzënisë – te quajtur preeclampsia - , apo dhe vdekjen e foshnjës ne stomak) te marrin doza te vogla te aspirinës si shtese e medikamentit e quajtur heparin.

Sindromi antiphospholipid është i diagnostikuar ne disa femra qe kane ca antitrupa te posaçme ne gjakun e tyre dhe te cilat kane pasur histori te mbledhjes se gjakut apo ndonjë lloj te problemit gjate shtatzënisë.

Disa studime kane treguar se disa femra te caktuara ne rrezik te theksuar nga preeclampsia (duke përfshirë gratë me hipertension, diabeti te rende, apo sëmundje te veshkave, apo ato qe kane pasur preeclampsia te rende ne shtatzëninë e mëparshme) mund te kenë dobi nga terapia me doza te ulëta te aspirinave edhe pse jo te gjithë pajtohen se cilat femra mund te jene kandidate për këtë trajtim, kur duhet te filloje, dhe cila është doza me optimale.

Prandaj vetëm ne qofte se mjeku juaj ju përshkruan aspirinën ju mund ta merrni atë, përndryshe duhet shmangur marrja e saj se bashku me medikamentet tjera te quajtura NSAID ne gjuhen angleze (ne gjuhen shqipe 'medikamentet jo steroide kundër te kallurit'), siç është ibuprofen (Advil, Motrin), naproxen sodium (Aleve), dhe ketoprofen (Orudis), te cilat mund te kenë efekt te ngjashëm.

Kontrolloni etiketat e firmave ne te gjitha ilaçet e blera nen dore, dhe përkujdesuni qe ato te mos kenë aspirinë apo ndonjë NSAID. Edhe me mire kontrolloni se bashku mjekun tuaj apo me farmacistin tuaj. Mund te jete e vështirë ta gjeni se disa farmaci i shënojnë përbërësit e njëjtë me emra te ndryshëm. Aspirina për shembull ndonjëherë quhet salicylate apo acid acetylsalicylic.

Kur keni nevoje ndonjëherë gjate shtatzënisë te merrni hapa kundër dhembjeve, acetaminophen (Tylenol) konsiderohet i padëmshëm për tu përdorur siç është shkruar ne etikete.
Infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top