Këshilla për gjumë të qetë

Kresha

A pretty face can never trick me
Ekspertët sugjerojnë këto këshilla për një pushim më të mirë gjatë natës.



Nëse keni probleme me gjumin, ndryshoni zakonet tuaja të të fjeturit:

* Shkoni në shtrat dhe zgjohuni afërsisht në të njëjtën kohë çdo ditë, madje edhe në fundjavë. Mbajtja e këtij regjimi e ndihmon ciklin e gjumit dhe të zgjimit tuaj dhe mund t’ju ndihmojë të bëni gjumë më të rehatshëm.
* Mos hani dhe mos pini shumë përpara se të flini. Hani darkë të lehtë rreth dy orë përpara gjumit. Largojuni ushqimeve pikante ose me yndyrë, që mund t’ju pengojnë nga gjumi i rehatshëm. Kufizoni edhe sasinë e lëngjeve që pini para fjetjes. Lëngjet e tepërta mund t’ju detyrojnë të zgjoheni natën për të shkuar në banjë.
* Shmangni kafeinën në mbrëmje. Kafeina është stimulues që ju lë pa gjumë natën. Shmangni kafeinën të paktën tetë orë para orës së gjumit, pasi duhen shumë orë për të eliminuar efektin e saj.
* Ushtroni rregullisht. Aktiviteti i rregullt fizik, sidomos ushtrimet aerobike, mund t’ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe më rehat. Mos ushtroni tri orë përpara gjumit. Ushtrimet para gjumit mund t’jua vështirësojnë rënien në gjumë.
* Bëjeni dhomën tuaj të freskët, të errët dhe të rehatshme. Dhoma juaj duhet të jetë e rehatshme; drita, temperatura, lagështira dhe zhurma e jashtme duhet të jenë në nivelin e duhur.
* Flini kryesisht natën. Gjumi i ditës mund t’ju vjedhë orë nga gjumi i natës. Gjumi i ditës le të jetë i shkurtër gjatë mesditës.
* Zgjidhni një dyshek dhe jastëk të rehatshëm. Sigurohuni që shtrati juaj të jetë i rehatshëm.
* Nisni një rutinë qetësuese para gjumit. Bëni gjithnjë të njëjtat gjëra në mënyrë që t’i tregoni trupit tuaj se është koha për t’u qetësuar (ndër këto veprime mund të përmendim leximin ose dëgjimin e Kuranit, leximin e ndonjë libri tjetër ose bërjen e një dushi).
* Shkoni në shtrat kur jeni të lodhur dhe fikini dritat. Nëse nuk ju zë gjumi për 15-20 minuta, çohuni dhe bëni diçka. Pastaj shkoni e flini kur të jeni të lodhur. Stresi ju ndalon të flini.
* Ilaçet për gjumë duhet të jenë mundësia juaj e fundit. Gjithnjë pyesni mjeken përpara se të merrni ndonjë ilaç për gjumë. Nëse keni probleme me gjumin për më shumë se tri javë brenda një muaji, bisedoni me mjeken tuaj.


Përktheu: Eglantina Muça
 
Back
Top