Këshilla nënave të ardhshme

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Këshilla nënave të ardhshme

Specialistët obstetër-gjinekologë u tërheqin vëmendjen të gjitha kandidateve për tu bërë nëna që të tregojnë një kujdes të veçantë për shëndetin e tyre gjatë një periudhe të tillë kaq të rëndësishme siç është shtatzania. Duke theksuar faktin se sjellja në jetë e një fëmijeje të shëndetshëm kërkon disa sakrifica, ata i renditin si më poshtë këshillat që duhen ndjekur dhe përkujdesjet që duhen treguar nga ana e nënave të ardhshme gjatë periudhës së tyre të shtatzanisë.

1. Ilaçet: Përpara se të merrni ndonjë ilaç, çfarëdolloji qoftë ky, duhet të këshilloheni me mjekun tuaj dhe të siguroheni që ilaçi që do merrni nuk ka ndonjë veprim negativ për fëmijën që do lindë.

2. Ushtrimet: Një gjë tjetër e rëndësishme është të bëni në mënyrë sistematike ushtrime të lehta fizike. Si për shëndetin tuaj, ashtu edhe të fëmijës suaj, është e domosdoshme që ta përmirësoni sa më shumë të jetë e mundur gjendjen tuaj shëndetësore. Në rast se kaloni ndonjë spazëm, ngërc apo hemorragji, duhet që t'i ndërpreni ushtrimet fizike.

3. Alkooli: Pijet alkolike ndikojnë në vonimin e shtatzanisë si mbi ju, ashtu edhe mbi bashkëshortin tuaj. Për këtë arësye ju duhet t'i lini fare pijet alkolike.

4. Duhani: Duhani dhe të gjitha prodhimet e tjera narkotike pakësojnë mundësinë e mbetjes shtatzanë për arësye se duhani mund ta dëmtojë vezën.

5. Zakonet e jetesës dhe të ushqyerit: Një nga gjërat më të rëndesishme të programit tuaj shëndetësor (që duhet të keni parasysh) përpara shtatzanisë është të ushqyerit tuaj dhe të bashkëshortit tuaj me një dietë të pasur me fibra dhe me përqindje të ulët yndyrnash. Për të marrë vitaminat dhe mineralet e duhura ushqimi juaj duhet të përmbajë një sasi të mjaftueshme frutash dhe perimesh të freskëta, si dhe duhet të pini mjaft qumësht. Në vendin ku punoni duhet të tregoni kujdes për mbrojtjen nga rrezet X si dhe nga lëndët kimike helmuese.

6. Acidet folike: Specialistët rekomandojnë marrjen e 0,4 mg acidi folik në ditë nga gratë që përgatiten për shtatzani e deri në javën e 12 të të saj. Acidi folik do të pakësojë deri në 70% rriskun e lindjes së foshnjës suaj me ndonjë defekt të shtyllës kurrizore apo të palcës së kurrizit. Acidi folik gjendet në perimet me gjethe të gjelbra, në bukën e zezë dhe në drithëra.

7. Rubeola: Duhet patjetër të kontrolloni tek mjeku nëse keni bërë vaksitat e fruthit dhe te rubeolës. Në qoftë se ju zë ky virus gjatë periudhës së shtatzanisë rritet shumë rrisku i lindjes së fëmijës suaj i shurdhër, i verbër apo i mangët nga aftësitë mendore. Po qe se nuk jeni vaksinuar më përpara kundër fruth-rubeolës, mjeku juaj do t'ju vaksinojë patjetër. Në rast se e keni bërë këtë vaksinë kohët e fundit, ju duhet të paktën të prisni tre muaj për të ngelë shtatzanë.

8. Toksoplazma: Ky lloj infeksioni i cili mund të ketë ndikime serioze duke dëmtuar trurin e fetusit, deri në vdekjen e tij në barkun e nënës ngjitet dhe përhapet zakonisht nga jashtëqitjet e maceve dhe të kafshëve të tjera shtëpiake, nga pështyma dhe sekrecionet e ngjashme. Për këtë arësye, në qoftë se ushqeni kafshë shtëpiake duhet medoemos të përdorni doreza kur pastroni oturakët e tyre.

9. Duhet t 'i lexoni libra foshnjes:

Foshnja ka mundesi te madhe te behet nje njeri intelektual nqs ka prinder intelektuale. Leximi i librave është një faktor i rëndësishëm që influencon gjatë periudhës së gravidancës sepse ndikon në bërjen sa më aktiv të trurit dhe në këtë mënyrë prodhon disa proteina të cilat dërgojnë sinjale te fëmija, por mbi këtë temë nuk ka shumë punime shkencore sepse është e pamundur të bëhen eksperimente në këtë fushë sepse genet dhe kushtet mjedisore janë të ndryshme. Zgjuarsia e fëmijës influencohet dhe nga faktori mjedis për këtë arsye është me shumë vlerë që të qeshni me fëmijën tuaj, bëjeni atë të buzëqeshë, ndiqeni atë, kushtojini kohë, bëjani qejfin dhe mundohuni t'ja zhvilloni të folurin. Mund të flisni kur jeni shtatzanë me beben tuaj, por edhe për këtë cështje nuk ka eksperimente shkencore, por neurologët janë të mendimit që një gjë e tillë ndikon pozitivisht te fëmija. Gjithashtu ka shumë diferencë ndërmjet fëmijëve që janë rritur prej prindit të tyre gjatë foshnjërisë me ata fëmijë që janë rritur nga dadot apo persona të tjerë, sepse nënë arrin t'i ndjejë nevojat e fëmijës përpara se ai t'i shprehi ato. Fëmija nuk duhet dërguar në kopësht apo cerdhe pa e mbushur moshën tre vjec, është e domosdoshme që ata të mbahen në shtëpi deri në tre vjec dhe të paktën për ta kujdesen gjyshi apo gjyshja.

Për t'i zhvilluar fëmijës zgjuarsinë:

A- Kujdesuni për të dhe bëjani të ditur që i kushtoni tërë vëmendjen tuaj.

B- Mbrojeni nga të rrëzuarit, infeksione apo sëmundje të ndryshme.

C- Ushqejeni mirë dhe në mënyrë të rregullt. Një herë në javë fëmija duhet të konsumojë mish pule, peshk dhe mish të kuq.

Mishi i kuq është i rëndësishëm në zhvillimin e muskujve dhe në mungesën e hekurit në gjak sidomos kjo e fundit ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e trurit. Periodikisht duhen bërë analiza për të parë nëse bakri, zinku dhe minerale të tjera ekzistojnë në sasi të mjaftueshme në trupin e fëmijës. Herë pas here fëmijës i duhen dhënë vitamina gjithashtu duhet bërë kujdes i veçantë që ai t'i marrë k ëto nga fruta dhe perime të freskëta.

ا'farë duhet të bëhet gjatë periudhës së gravidancës:

Nëna duhet të ushqehet në mënyrë cilësore dhe të kontrolluar gjatë gravidancës. Duhet të marrë në sasi të caktuar yndyrën, proteinat, mineralet dhe vitaminat, të bëjë kujdes të mos marrë shumë karbohidrate. Duhet të qëndrojë larg përdorimit të ushqimeve të cilat përmbajnë elemente të rafinuara dhe artificiale. Në këto lloj ushqimesh përforen në sasi të lartë elemente mbrojtës mbi të cilat shkenca ka nxjerrë përfundim që prodhojnë helme dhe niveli toksik është shumë i lartë. Gjatë shtatzanisë konsumimi I ushqimeve fast food, mosmarrja në masën e duhur të frutave dhe perimeve ndikon në zhvillimin mendor jo të kënaqshëm të bebes.

Një prej faktorëve të tjerë theksohet të jetë edhe stresi. Stresi duhet të konsiderohet me të njëjtën rëndësi sa hipertensioni dhe ushqimi I yndyrshëm sepse ai influencon të gjitha genet. Nënat e ardhshme duhet të qëndrojnë larg stresit sa më shumë të jetë e mundur dhe të afërmit duhet ta ndihmojnë në këtë pikë.

Pirja e cigares gjatë shtatzanisë e dëmton trurin e bebes, ndikon në lindjen me përmasa më të vogla të bebes dhe për rrjedhojë dhe truri i tij është më i vogël sesa normalja.

Përdorimi i alkolit është një gabimet më të mëdha që mund të bëjë nëna e ardhshme.

Nënat e ardhshme nuk duhet të shëtisi në vende të cilat nuk janë të pastra, apo për të cilat nnuk është e sigurtë për pastërtinë e tyre dhe mos harroni që në vende të tilla të konsumoni vetëm ushqimet e pregatitura nga ju vetë.

10. Mosmarrja e qumështit të nënës ndikon në aftësitë mendore të fëmijës?

Nuk kemi në dorë shumë të dhëna për sa i përket kësaj fushe sepse bërja e eksperimenteve është e vështirë dhe njerëzit ndikohen shumë nga faktori mjedis. Edhe nqs i jepet në kushte të njëjta, qumësht disa fëmijëve eksperienca e fituar do të jetë e ndryshme.

Dëmtimi i aftësisë mendorë është përhapur gjerësisht gjatë 20 viteve të fundit, për këtë arsye shkaqet e një fenomeni të tillë, duhen parë si kanë evoluar gjatë këtyre viteve. Pakësimi I marrjes së qumështit të nënës, rritja e konsumit të mallrave artificiale, rritja e konusmimit të frutave dhe perimeve mbi të cilat janë përdorur pesticide kanë luajtur rol aktiv në shfaqjen e një fenomeni të tillë. Lindja e problemit të vështirësive në frymëmarrje me rritjen e popullsisë nëpër qytete dhe të nivelit të pulmbit në ajër. ثshtë vënë re që fëmijët që ushqehen me qumësht nëne deri në moshën 2 vjecare janë më qëndrueshëm ndaj infeksioneve, sëmundjeve të mushkërive dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse të cilat janë pasojë e ambientit të ndotur dhe janë më të qetë psikologjikisht dhe më të qëndrueshëm se sa fëmijët që nuk kanë patur të njëjtin mënyrë ushqimi. Qumështi i nënës përmban në sasira të mëdha antikore që e mbrojnë beben sikur ajo të jetë vaksinuar. Neurolgët janë të mendimit që qumështi i nënës është një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e aftësive mendore te fëmija.
Nga: Ada Guven​
 
Back
Top