Kësaj i thonë jetë: Tiranë, nëna 54-vjeçare lind një vajzë

Arfenilla

Themelues i Forumit
13601-10206222516741045-1220236297266759444-n-473x283.jpg
Një nënë 54-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Koco Gliozheni” në Tiranë.
Ngjarja është konsideruar si e rrallë, konsideruar edhe moshën e nënës që ka sjellë në jetë fëmijën. Lajmi është publikuar në rrjetin social “Facebook” nga mjekja gjinekologe Anika Dokle, vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle.
10991105-10206222517461063-2597518838255356019-n-473x283.jpg

“Sot erdhi në jetë MIA! Një nder ato raste që të mbetet gjateë në mendje. Nëna e saj është 54 vjeç. Hare dhe emocion! Kësaj i thonë JETث!”,-shkruan Anika Dokle në “Facebook”, ndërsa falënderon edhe Prof. Astrit Bimbashi.

Më herët, pedagogia në Fakultetin e Infermierise në Tiranë, është shfaqur aktive duke kritikuar gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, ndërsa nuk ka ngururar të kritikojë edhe përfshirjen e personave me precedentë kriminal në radhët e partive politike./Panorama/.
 
Titulli: Kësaj i thonë jetë: Tiranë, nëna 54-vjeçare lind një vajzë

jam kurioze ,kjo zonja nuk kish femije dhe zoti beri mrekulli?
se di po sme krijoi nai emocion si histori, sepse nuk eshte as cudi :)
 
Back
Top