Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kërkuesit vënë në dyshim punën e Nënë Terezës.

Kërkuesit vënë në dyshim punën e Nënë Terezës: A ishte ajo shenjtore apo jo?






Ajo njihet ndoshta si gruaja më e vlerësuar e kohëve moderne. Bëhet fjalë për Nënë Terezën, shqiptaren e famshme.
Ajo ka marrë çmimin Nobel për Paqen dhe është lumturuar nga Vatikani, një hap larg shenjtërimit. Por disa kërkues kanë vënë në dyshim punën e saj.

Një artikull i publikuar në revistën “Studies in Religion/Sciences”, përgatitur nga Serge Larivie dhe Genevieve Chenard merr në studim qindra dokumente të jetës së saj. Pasi kanë studiuar rreth 300 dokumente, ata thonë se ka një numër çështjesh që nuk janë marrë parasysh nga Vatikani. Këtu përfshihen mënyra se si janë trajtuar të sëmurët, kontaktet e dyshimta politike të saj, menaxhimi i dyshimtë i shumave gjigande që merrte si donacione si dhe këndvështrimi shumë dogmatik i saj për çështje si aborti, kontracepsioni dhe divorci.
Kur vdiq, ajo kishte hapur 517 misione në mbarë botën.

Por këto misione janë përshkruar nga mjekët si shtëpi për të vdekur për shkak se mungonin edhe kushtet më minimale për të sëmurët. Autorët thonë se problemi nuk ka qenë mungesa e parave, pasi fondacioni i Nënë Terezës ka marrë qindra miliona euro si donacione. Po ashtu në shkrim thuhet se në shumë raste katastrofash natyrore në Indi, ajo ofronte luajtje dhe medaljone të Virgjëreshës Mari, por jo ndihmë financiare direkte.

Ajo ka pranuar titullin e Legjionit të Nderit nga diktatori i Haitit, Duvalier, kurse shumë transferta monetare prej miliona dollarësh mbeten sekrete. Autorët megjithatë e pranojnë rolin e saj humanitar, duke thënë se ajo ka frymëzuar njerëz që vërtet donin të luftonin varfërinë. Por ata thonë se mbulimi mediatik i punës së saj mund të kishte qenë më rigoroz.







​gazetatema.net
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back