Titulli: Kerkoj info
Shqiperia eshte nje vend, qe ka deshire qe te integrohet ne Evrope dhe qe te beje nje gje te tille athere duhet te mesoje se si njerezit jetojne ne Evrope. Jo se shqiptaret nuk dine se si jetojne evropjanet, por duhet qe ti fusin ne praktike keto dije. Pra jo vetem per femrat, por edhe per burrat nje gje duhet pase parasysh eshte parashikimi i gjerave ne jete. Varet se cfare kerkon nje njeri ne jete, duke planifikuar cdo hap te jetes, qe kur mbaron klasen e tete per shembull duhet te fillosh te planifikosh se cfare do besh pasi te mbarosh shkollen, cfare zanati apo profesioni do ndjekesh dhe pastaj persa i perket familjes qe do krijosh duhet patur shume kujdes se shpeshhere ndodh qe shume gjera nuk planifikohen, duket sikur njerezit nuk jane nen kontroll te jetes dhe se humbasin mundesite ose jane nen varesine e te tjereve, sic dihet gruaja nen varesine e burrit me kuptimin, se burri punon dhe gruaja ben punet e shtepise. Per te pare nese grate munden me punu pasi te martohet dihet, se ne rradhe te pare duhet te marrin nje zanat ose profesion, gje e cila do vite te realizohet, por qe eshte e mundshme per te gjithe ata qe e kane ate deshire. Pasi martohet, ndodh shpesh qe burrat nuk i lejojne per te vazhduar shkollen. Kete e them se ne Shqiperi femrat martohen ne moshe te re qe nga 16 vjece dhe nuk eshte cudi aspak. kjo krijon nje problem per femrat, se ato nuk shkojne me ne shkolle ose ngaqe nuk ua lejon burri ose nuk duan vete se thone tani me mban burri. pastaj edhe para se te martohen shpesh ndodh, qe familja nuk ua lejon qe te shkojne ne shkolle per 100 arsye te ndryshme. keto jane disa nga arsyet por desha te them se fundmi, se keto jane gjera qe tejkalohen me pak mundesi, inkurajim dhe mbeshtetje si nga familja dhe burri. rendesi ka qe mundesite jane te krijuara tashme per te gjithe ne shqiperi sidomos ne qytete dhe ketu lind pyetje se kush don me i shfytezu keto mundesi per te studiuar per zanate dhe profesione te ndryshme. per ata qe nuk duan, atehere si burrat dhe grate mund te them se ne qofte se u bie nder mend ndonje dite, se pse nuk kane studiuar, kur kane pase mundesine, atehere mund te thuhet se veten e vet duhet te fajesojne. Megjitheate qe thashe per ata qe kane deshire nuk eshte vone asnjehere per te marre nje zanat 2 ose tre vjecar dhe mund te gjejne pune pa pasur ndonje problem. Te jetosh jeten e sotme duhet menduar me kujdes se nuk eshte e lehte aspak.
Para se femra ne Shqiperi te mendoje per karriere profesionale, te mesoje ne rradhe te pare mos te lejoje asnje mashkull te perdore dhune mbi te.
Te mesoje te mos lejoje asnje mashkull ta fyeje ne rruge apo ne pune, apo ne shkolle (mqns ra fjala, ne Shqiperi te degjojne veshet fjalorin me skandaloz, qe mund te perdoret ne rruge, nqs nje i huaj do te dinte cdo te thoshin ato fjale, do te skandalizohej se si meshkujt flasin me femren ne Shqiperi).
Duhet qe ligjet per diskriminimin e femres te fuqizohen ne maksimum, femra te prezantohet kudo, ne cdo aspekt te shoqerise, si ne pune ashtu me politike, ne vendimmarrje e kudo tjeter 50 % me 50%.
Hajde te arrijme pavaresine financiare te femres, ne menyre qe femra shqiptare te mos duroje me dhunimin, presionin, fyerjet qe i behen vetem sepse nuk ka ku te fuse koken, nqs largohet nga ambjente dhunuese. E bejme dot? Ja kete duhet te arrime ne shqiptaret.
Nqs duam ta bejme Shqiperine, duhet ta dime qe pa pasur nje shoqeri ku pushteti ndahet sipas meritave, pa marr parasysh femer apo mashkull, nuk mund te kesh prosperitet.
50% me 50% kudo.Kjo eshte formula e suksesit.
Dhe kushdo qe ushtron dhune ndaj femres te perfundoje ne burg, pas hekurave, ose me mire akoma ne kopshtin zoologjik.
Te mos lejohet asnje terheqje e denoncimeve, nqs dikush denoncohet te kete dhunuar apo fyer nje femer, te arrestohet direkt dhe femra te mos kete te drejte te terheq denoncimin nqs policia eshte e bindur, apo disponon prova mjeko-ligjore apo psikologjike qe dhunimi, presioni apo fyerja ka ndodhur me te vertete.
Boll me me meshkujt shqiptar qe jane katandisur si mos me keq, pa pike integriteti moral, qe nga politikan, profesor e Pronare e kapitaliste.
Cfare duhet te beje nje femer kur nje profesor kafshe kerkon te kryeje marredhenie seksuale me te?
Te refuzoje ngel ne klase ai,te flase, plas gjakderdhja.
Cfare duhet te beje ajo kur nje pronar e kap nga pjeset private dhe i ben komente? Te refuzoj e heq nga puna ai, te flase plas gjakderdhja. Hec e merre vesh me kete mentalitet gomari. Vetem ligji.
Te ngrihet pozita e femres ne shoqeri. Edhe femijet te mesohen qe te vegjel, qe femra nuk preket me dore dhe nuk fyet as ne rruge, as kudo qofte.
Mbi te gjitha i ngelet femres vete ti marre hakun vetes, te mos lejoje askend.Ti perdor te gjitha mjetet,qe nga denoncimet,deri tek vota.
Ah kjo vota, kur do mesoje e shkreta Shqiptare ta perdori ate voten e shkrete?
200 barkderre e mustaqefshese hodhen kandidature per President ne Shqiperi, asnje femer e shkrete nuk gjendej aty.
Mendoni pak o goca, se u thame ne Shqiptaret per nje Margaret Thacer, qe tu bjeri kokes ketyre fodullave ne Shqiperi, qe njohin vetem ego dhe korupsion.