Kërkohet lirimi i të burgosurve të Brodecit
Sot në sheshin e Tetovës u zhvilluan protesta në mbështetje të dënuarëve të Brodecit duke kërkuar lirimin e tyre dhe dënimin e fajtorëve për dhunën policore.
Me moton "Të gjithë në mbështetje të brodecasve" në sheshin e Tetovës, familjarët e të burgosorve të Brodecit, studentë të USHT-së dhe UEJL-së, përfaqësues të organizatave e partive si dhe qytetarë tjerë të pakënaqur me vendimin e Gjykatës dhe gjendjen e vështirë të të burgosurve të Brodecit në Idrizovë, protestuan duke kërkuar lirimin e tyre.
"Me këmbëngluje kërkojmë, na i lironi djemt dhe fëmijët tanë dhe përfundimisht na lini të qetë. Kërkojmë rihapjen e çështjes mbi tejkalimin e kompetencave të organeve të rendit gjatë sulmit në fshatin Brodec dhe të nxirren para drejtësisë fjatorët kryesorë.", tha Sherafete Dauti nga Këshillit organizativ i fshatit Brodec.
Semi Hebibi, kryetar i lëvizjes qytetare shqiptare tha se nuk do të lejojnë që dikush të nëpërkëmbë popullin dhe atdheun."Prej këtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që të lirojnë brodecasit, një herë e përgjithmonë, mos të prekin fëmijët e nënës shqiptare", porositi Hebibi.
Kryetar i Unionit të studentëve të USHT-së, Gadaf Izairi tha se pushtetarët maqedonas edhe pas shpresës sonë të madhe të luftës së 2001 shit tek shqiptarët shohin armikun e shtetit.
"Edhe kur ka pushtetar shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë, policia e këtij shteti aq lirshëm hyn në vendbanime shqiptare sin ë shtëpi të pambrojtura nga askush dhe dhunojnë qytetarë të pambrojtur vetëm pse janë shqiptarë", shtoi Izairi.
Protestën e organizuar nga këshilli organizativ i familjarëve të fshatit Brodec e mbështetën edhe Organizata e veteranëve të Luftës, Shoqata e veteranëve të Luftës, forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut , Lëvizja qytetare shqiptare, Shoqata e ish të burgosurve politik si dhe subjektet politike BDSH, PPD dhe BDK.
alsat-m