Kërkohen gra të pamartuara

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Konkursi”, vepra e autorit rus Aleksandër Galin, premierë sot në Teatrin e Metropolit nën regjinë e Kushtrim Bekteshit

timthumb.php


“Teatri është një mundësi për të ndalur kohën, jetën në vrap… Të jep mundësinë ta ngurtësosh një moment dhe dalëngadalë t’i bësh një prerje me bisturi kirurgu, të kuptosh pozicionin tënd, veten, duke analizuar kohën dhe aspektet e realitetit”. Ky është teatri për regjisorin shqiptar nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi, i cili prej gushtit ndodhet në Tiranë, për të punuar mbi veprën e Aleksandër Galin, “Konkursi”, e cila sot në mbrëmje do të jetë premierë në skenën e Teatrit të Metropolit.
Galin është një autor që i pëlqen të mos largohet shumë nga realiteti. Vepra e përzgjedhur nga regjisori Bekteshi flet për një konkurs që shpall një kompani japoneze për të përzgjedhur femra për punë në “shout më elitarë të natës” në Singapor.
Meqenëse shpallja nëpër gazeta publikohet gabimisht (pa specifikuar moshën dhe kriteret) në konkurs paraqiten kryesisht gra të martuara të cilat me çdo kusht duan të fitojnë shansin për të ikur jashtë shtetit. Japonezët, për t’i hequr qafe, u vënë si kusht lejen me shkrim nga burrat.
Ardhja e burrave nxjerr në sipërfaqe konfliktet mes çifteve. A do të arrijnë gratë të marrin lejen me shkrim nga burrat e tyre, mbetet ta shikoni në shfaqje. “Vepra është komedi, por unë e kam trajtuar si tragjikomedi. Dramat dhe tragjeditë janë ato që më tërheqin më shumë. Më pëlqejnë veprat ku trajtohen fatet individuale dhe raportet mes personazheve janë komplekse”, thotë Bekteshi.
Shfaqja nuk do të ketë skenografi mirëfilli, ka vetëm sende rekuizite. Sipas regjisorit, vepra është trajtuar në formën e realizmit të stilizuar.
“Qëllimi im nuk është të përcjell mesazhe, por të përcaktoj një diagnozë precize të një aspekti të realitetit që jetojmë. Gjatë punës me këtë vepër kam bërë disa ndërhyrje në tekst, veçanërisht në një pjesë të madhe kam anashkaluar referencat gjeografike, pasi ngjarja flet për të gjithë vendet postkomuniste dhe kjo gjë e bën më aktuale shfaqjen për Shqipërinë.
Kam ndryshuar gjithashtu dhe fundin e veprës, ku në fund mbeten vetëm dy personazhe që përfaqësojnë brezat e dy sistemeve: gjenerata që ka jetuar në kohën e komunizmit (Vollkova) dhe gjenerata e re e tranzicionit (që e përfaqëson Alberti – studenti) e cila ka ngecur në udhëkryq”, thotë Bekteshi.
Për të, “teatri të ofron mundësinë të njohësh jetën më thellë, të kërkosh përgjigjet e disa pyetjeve ekzistenciale, të kërkosh të vërtetën për jetën, të vërtetën për njeriun, të vërtetën për Zotin… “Teatri të kultivon si njeri, të bën më human, pasi të mëson të mos gjykosh, por ta kuptosh njeriun si qenie. Ky besoj është edhe qëllimi i ekzistencës së artit. Ndërkaq regjia është një mënyrë ideale për të artikuluar veten, botëkuptimet, qëndrimet, mendimet, me një gjuhë specifike skenike”, thotë ai. Edhe kostumografia vjen në të njëjtën frymë të të gjithë shfaqjes, kostume që janë punuar enkas për këtë premierë në Maqedoni nga Marija Pupuçevska me asistimin e Marta Trëndafilovës.
Gjithashtu aktorët do të kenë mundësi të këndojnë e performojnë live ne skenë pjesë koreografike, me të cilat ka punuar Albi Minarrolli. Në role interpretojnë aktorët Rozi Kostani, Ola Harizaj, Xheni Hallulli, Vilma Hodo, Egzona Ademi, Erjeta Cufaj, Genti Deçka, Devis Muka, Klodian Hoxha, Denis Kurushi dhe Florian Veizi. Për Bekteshin, kjo tragjikomedi do të lërë ndjesi tek publiku, pasi tema e saj është universale, aty gjen tranzicionin, por dhe garën e njerëzve me jetën. “Bëhet konkurs në kohë tranzicioni, ku njerëz të shtresave të ndryshme shoqërore, si mundësi të vetme shohin ikjen jashtë shtetit ku jetojnë. Autori, duke e vënë si bosht kryesor në vepër konfliktin mes çifteve bashkëshortore, gjithë këtë dramë të personazheve e sjell me një gjuhë komike. Janë disa autorë të njohur rus, të cilët trajtojnë tema të tranzicionit, merren me fatin e njerëzve të thjeshtë dhe duke trajtuar tema që në dukje janë të thjeshta, ata arrijnë me mjeshtëri të shfaqin një fotografi të përgjithshme të realitetit që e jeton Rusia në kohë trancizoni dhe gjithë vendet postkomuniste”, thotë regjisori Bekteshi.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top