Këpucët e gabuara prishin formën e këmbëve

Love

βeℓℓe â๓e
Zgjedhjet e gabuara të këpucëve mund të shkaktojnë prishjen e formës së këmbës prandaj ekspertët këshillojnë të tregohemi të kujdesshëm në zgjedhjen e këpucëve dhe çizmeve.

kepucet.jpg


Ja si i kanë radhitur specialistët gabimet në zgjedhjen e këpucëve:

* Këpucët me majë të ngushtë: problemi më i shpeshtë tek këpucët është kallëpi i ngushtë me majë të ngushtë, këpucët me take dhe qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë me këto këpucë. Këpucët me majë të ngushtë pengojnë lëvizjen e lirshme të gishtërinjve dhe me kalimin e kohës shkaktojnë shtrembërimin apo prishjen e formës së tyre.
* Këpucët me taka të larta: në rastin e këpucëve me taka të larta e gjithë pesha e këmbës kalon tek gishtërinjtë dhe kur përdoren shumë shkaktojnë prishjen e formës së gishtërinjve.
* Këpucët me taka shumë të larta: femrat mund t’i përdorin shumë ngaqë janë në mode por ato mund të prishin ekuilibrin. Krahas kësaj këpucët e forta pengojnë përdredhjen e këmbës por shkaktojnë shtypje të kyçeve.
* Këpucët pa taka: edhe këpucët pa take, çizmet e sheshta të preferuara nga të rinjtë janë të dëmshme. Sepse këto këpucë nuk mbështesin pjesën e brendshme të këmbës duke shkaktuar dëmtime të saj.
* Këpucët një numër më i madh: është gabim i madh të zgjidhni numrat më të mëdhenj të këpucëve me kallëp të hollë, sepse kur këmba rrëshqet përpara prapa mbetet boshllëk dhe taka do të lëvizë gjatë ecjes. Si rrjedhojë këpuca fërkon këmbën dhe e dëmton atë.
* Këpucë me lëkurë të forte: këto lloj këpucësh prishin funksionet e këmbëve për shkak të mungesës së butësisë dhe elasticitetit.

Si duhet të jenë këpucët ideale?

* Të përshtaten me formën e këmbës: këpuca duhet t’i përshtatet këmbës sipas gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë së saj; të mbështjellë mirë këmbën dhe të mbajë mirë pjesën e kyçit.
* Ato që e kanë këmbën me kreshtë duhet të përdorin këpucë me kallëp më të gjerë ndërsa femrat me këmbë të holla të përdorin këpucë me kallëp të hollë.
* Këpuca duhet të jetë e pajisur me një bazament të brendshëm dhe një të jashtëm që e mbështet këmbën në pikat e duhura.
* Pjesa e përparme dhe anësore e këpucës nuk duhet të jetë e ngushtë, gishtërinjtë duhet të lëvizin lirshëm.
* Pjesa e brendshme dhe e jashtme duhet të jetë lëkurë. Këto lloj këpucësh nuk djersitin këmbët për shkak të ajrosjes dhe i përshtaten më shpejt formës së këmbës.
* Lloji i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Personat me një lëkurë të ndjeshme, me probleme të kockave dhe diabetikët duhet të veshin këpucë me lëkurë të butë.
* Pjesa e jashtme e tabanit të këpucës duhet të jetë e gjerë.
* Në vend të një lëkurë të fortë të preferohen lëkurat suet që i përshtaten më mirë formës së këmbës.
Femina.al
 
Titulli: Këpucët e gabuara prishin formën e këmbëve

Po he se kembet tona jane mesuar sidomos me ato kepuce qe perdornin ne Shqiperi, qe smerrej vesh nga vinin
dhe prisheshin per as dy jave...lol

Tani kjo gje dihej dhe per te mbrojtur kembet vetem kepuce te markave me te medha mund ta shmangin ate
i bie te harxhojm tere rrogem per dy pale kepuce te Guess, D.G ose L.V lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top