Keni dhimbje shpine? Ja kurat natyrale!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
dhimbje-shpine-500x281.jpg

Masazh me varja: Për këtë mund tё pёrdorni vaj susami ose arre kokosi. Mund tё fusni nё vaj disa pika nga esenca ose vajra terapeutikë tё njё cilёsie tё lartё, si livando, olio 31 erbe. Nё fillim përqendrohuni nё kyҫet kryesore tё trupit. Mund tё filloni duke fёrkuar lehtё me vaj zonёn e qafёs, shpatullat, bërrylat dhe parakrahёt, shkruan “Shëndeti”. Më pas vazhdoni duke u zhvendosur nё fundshpinё, gjunjё dhe thembra. Provoni terapitë e ftohjes dhe ngrohjes: alternoni terapitë për 20 minuta. Për terapinë e ftohjes mund të përdorni kubikë akulli të vendosur në peshqir.

Kërkojini një pjesëtari të familjes t’ju masazhojë shpinën me alkool. Para se të nisni masazhin, pastroni lëkurën fillimisht dhe më pas spërkatni pak alkool dhe filloni të masazhoni me kujdes lëkurën. Zieni 1 litër ujë me ¼ litër uthull molle dhe shtoni 2 lugë gjelle rozmarinë. Lëreni të ftohtë pak dhe pastaj merrni një peshqir të pastër, e njomni tek përzierja dhe aplikojeni në pjesët ku keni dhimbje. Provoni të flini në pozicionin e fetusit, duke vendosur një jastëk mes gjunjëve. Nëse flini me shpinë, vendosni një jastëk poshtë gjunjëve.dritare net
 
oglio 31 eshte i mrekullueshem per sh perdorime... viva just!
 
Heqim kepucet, i hypim tjetrit ne kurriz dhe fillojme masazhin nga qafa, pastaj zhvendosemi tek shpatllat dhe me tej rreshkasim tek mesi. Kaq, voila! Kurë alla shqiptare! lol

Shiko fotografinë 1868969
 
Sa ore kerkove ne google me qafsh ti mua lol

Po qe se ke keq,po kush ofrohet e ta ben thuaj :p

Na i kan vjedh stilin aziatiket dhe e kane quajtur ashiatsu massage :p
 
Orizi me shafran eshte nje nga pjatat me te shijshme ne bote.
Eshte nje restorant me dy yje michelin ne sicili ku shkojne kliente nga gjithe bota per te provuar orizin e tyre me shafran.
A do e zevendesojme ne kanabisin me shafran?
Nuk e besoj.
Shqiptaret duan gjithcka shpejt dhe sot.Sa me shpejt e mundesisht pa u errur akoma :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top