Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Keni dhimbje nga periodat? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për lehtësimin e tyre

lehtësimin e tyre
Keni dhimbje nga periodat? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për lehtësimin e tyre


Është ajo periudhë e muajit dhe gjëja që i frikësoheni më shumë janë dhimbjet e tmerrshme të periodave. Përpara se të vraponi drejt ilaçeve apo ushqimeve të çfarëdoshme, duhet të dini që ka disa ushqime që do jua bëjnë jetën (dhe dhimbjen) më të lehtë.
Çokollata e zezë
Këtë jua kërkon vetë trupi, sepse e di çfarë do. Çokollata e zezë është plot me antioksidantë që ndihmojnë trupin në përgjigjen inflamatore për t’ju lehtësuar dhimbjet.
2-4.jpg

Uji
Uji është gjithnjë i nevojshëm, sepse duhet të qëndroni të hidratuar. Prandaj sidomos në ato ditë, konsumoni sa më shumë të mundeni.
Banane
Bananet janë zgjedhja më e mirë, si pas stërvitjes, ashtu dhe në rastin e dhimbjeve të periodave. Arsyeja është sepse bananet kanë kalium, i cili nëse është në sasi të pakët në trup, përkeqëson gjendjen tuaj.
Ananasi
Ai përmban vitamina dhe enzima që ju qetësojnë muskujt dhe gjithashtu, ju përmirëson dhe humorin.
1-6.jpg

Salmoni
Arsyeja pse salmoni është ushqimi i duhur, është sepse përmban omega-3 dhe vitaminën D, që ju ndihmon njësoj si të ishte anti-inflamator.
Çaji
Është tashmë e ditur që një gotë çaj jeshil apo kamomil ju ndihmon për të qetësuar mendjen, trupin dhe shpirtin.
Kosi
Ushqimet që janë të pasura me kalcium ju ndihmojnë gjithashtu në pakësimin e dhimbjeve të periodave. Tashmë e dini se çfarë të hani për mëngjes/darkë.
Arra
Kombinoni kosin me arra, të pasura me omega-3 dhe shijojeni ditën tuaj të qetë.
Gjalp kikiriku
Harrojeni sheqerin në ëmbëlsira, pasi gjalpi i kikirikut i pasur me vitaminën E, është ai që ju duhet.
Fara luledielli
Dhe farat e lulediellit përmbajnë vitaminë E, dhe gjithashtu janë një zgjedhje e këndshme për t’u konsumuar mes vakteve.
/Blitz.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back