Keni dhimbje koke dhe migrenë pa arsye? Ja përse u vjen

! - !

Once upon a time...
E kishit menduar ndonjëherë se arkitektura brutaliste, betoni i shumtë që gjendet në çdo cep të vendit, mund të jetë duke u shkaktuar dhimbje koke ose migrenë?

Duket se është e vërtetë.





Kështu thuhet në një studim të shkencëtarëve të një qendre universitare mjekësore në Utreht të Holandës.



Deri më tani dihej se dritat flesh shkaktojnë një formë epilepsie.

Por tani është mësuar se edhe disa modele statike të përbëra nga vija dhe shufra mund të shkaktojnë efekte negative edhe tek truri i njerëzve të shëndetshëm.

Shkencëtarët kanë provuar se ka një rritje të aktivitetit të trurit kur shohim të tilla imazhe, që nga divanët me vija, arkitektura brutaliste ose kudo ku ka vija paralele.

Ekipi holandez i shkencëtarëve thotë se përfundimet e këtij studimi mund të shërbejnë për arkitektët dhe për dizajnerët, që të shmangin të tilla modele vizuale gjatë projektimeve.

Shkencëtarët thonë se edhe njerëzit më të shëndetshëm mund të kenë probleme.

Modelet në formë shifrash, grilash, vijash paralele, etj, shkaktojnë luhatje të fortë gama, diçka që nuk ndodh kur shohim skena në natyrë apo forma resh.
Mapo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top