Kënga e trishtimit të gëzuar!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
O hakmarrje e natyrës mbi tekat e fëmijës egoiste njerëzore!
O revansh i drejtësisë së pamposhtur natyrore mbi të gjitha abuzimet njerëzore!
O gjyq i pamëshirshëm i natyrës mbi fajet e e atyre që mendojnë se janë Zot!
O forcë e qetë, pa zë, e papërballueshme e kohës mijëravjeçare mbi sekondën e mjerë të njeriut që kujton se është mbi të përjetshmen!
O pushtet i mijëravjeçarëve të amshuar mbi modën idiote urbane që pretendon të dalë mbi të kaluarën, e cila nuk ka të shkuar, por vetëm të tashme dhe të ardhme!
O ligjësi e mençur milionavjeçare që shklyen cmendurinë e marrë të marrosur nga iluzioni i pushtetit!
O forcë e energjive natyrore që zhyt në tokë të gjitha shpresat se pushteti mbi njerëzit të jep pushtet edhe mbi kozmosin e pafund!
O e adhurueshme natyrë që Spinoza të këndoi aq bukur dhe që rikthen gjënë e vjedhur te vetja!
O pritje e bekuar plot shpresë te ardhja e arësyes që sundon, sikurse thoshte Hegeli, arësyeja duhet të presi kohën!
O arsye natyrore që tregon forcën herë pas here mbi idiotësinë tonë njerëzore, e bekuar qofsh që na mënçuron!
O hak natyror që merr të gjitha haqet e njerëzve të dobët, e marrë nëpër këmbë nga të ngjashmit e tyre që kujtojnë se nuk kanë edhe ata shpatën e tënde mbi supe!
O barazi hyjnore e natyrës që nuk flet fatkeqësisht veçse me gjuhën e tmerrit!
O kohë e e përjetshme që nuk ke të kaluar, por vetëm të sotme dhe të ardhme!
O kohë që rrjedh dhe mbetesh gjithmonë eternele!
Durrës - Bari - Gaza, 4 nëntor 2023
A.Fuga.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top