Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
381404_331910026820425_141388129205950_1475051_981551157_n.jpg

Edna dhe Simon Martin u martuan në vitin 2005, shumë kishin dyshime nëse marrëdhënia do zgjaste.Edna ishte 70 dhe Simoni vetëm 32. Por çifti i lumtur nuk ka lejuar që hapësira prej 38 vitesh mes tyre t’i pengojë- madje ka ndodhur e kundërta. Ata janë aq të lumtur sa kanë rinovuar betimet e martesës në shtëpinë e tyre në Somerset, Britani. Martesa e tyre atëherë pati shkaktuar debat në mbarë vendin. Ajo ishte portretizuar si një gjyshe grabitqare, kurse Simon si një naiv i virgjër. Por ata treguan se janë një çift perfekt dhe se e duan njëri- tjetrin më shumë se kurrë- çka e demonstrojnë edhe me rinovimin e betimeve. Edna mbante veshur të njëjtin fustan të purpurt si ditën e martesës dhe shpërtheu në lot kur u bënë betimet. Kurse Simon- një gjeni në muzikë- luajti një pjesë nga Abba, atë me titullin Mamma Mia. اifti thotë se dashuria lindi mes tyre në vitin 2003. Ata pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë. “Por tani marrëdhënia jonë është më e thellë. Ne jemi më të fortë bashkë. Dhe për më tepër akoma kemi një tërheqje të fortë fizike mesh nesh,” qesh ajo. “Ne puthemi rreth 150 herë në ditë. I mbajmë duart shtrënguar, madje flemë me duart e bashkuara”. Kurse Simon shton: “Përpara se të takoja Ednën, isha i tërhequr dhe nuk kisha miq. Ajo më tregoi se çfarë është jeta”. Simon nuk kishte pasur kurrë një të dashur para Ednës dhe jetonte me prindërit. Edna thotë se jeta me Simonin është një magji.//FaceBook.com
 
Pe: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

Awww how cute!!
 
Pe: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

Dashuria nuk njeh moshe fare....po fare fare :D
 
Pe: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

381404_331910026820425_141388129205950_1475051_981551157_n.jpg

Kurse Simon shton: “Përpara se të takoja Ednën, isha i tërhequr dhe nuk kisha miq. Ajo më tregoi se çfarë është jeta”. Simon nuk kishte pasur kurrë një të dashur para Ednës dhe jetonte me prindërit. Edna thotë se jeta me Simonin është një magji.//FaceBook.com

Hallall i qoft plakes qe po i kallxojka perralla k'ti cunit cdo nate, madje ky vet e pranon.
Megjithate nga fotoja duket se u rrotullu kapaku dhe paska gjetur vegshin. Qe besa lokja beka me drite se ky far dangalli.
Ju zgjat dashnia dej n'amshim.
 
Pe: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

Kta vertetojn me se miri qe dashuria snjef mosh :P :P
 
Titulli: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

pfff, a sdo donit dhe ju te thonit me ze te larte 'jeta me filanin eshte nje magji' ?
 
Pe: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

Ne fakt duket si nje dashuri adoleshentesh te rrembyer nga pasioni ,por thelle thelle jane faktor te tjere qe e kane bere ate te bie ne dashuri me dike qe eshte ne moshe me te madhe se ai.E para eshte jeta sociale qe ka bere ,ai thot : '' Para se te takoja Ednen ,isha i terhequr dhe s'kisha miq '' dmth behet fjale per nje jete monotone ,nje jete pa shoqeri ,pa te dashur (i virgjer) i mbyllur ne boten e vet e ndoshta duke ndenjur gjithe diten mbi libra (muzike) ....nderkohe qe mjaftonte nje shkendije e tille per t'ja ndryshuar atij gjithe rrjedhen e jetes e ta bente ate te kuptonte sec eshte jeta ne te vertete.Se eshte me e madhe apo me e vogel femra qe i ndryshoi jeten ,ska rendesi .

Dmth ideja eshte qe jo se Edna ka ndonjegje te veçante apo se ata kane ndonje terheqje kimike me nj tj ,por ishte pikerisht ajo qe u shfaq ne jeten e tij ne nje moment ku jeta e tij s'kishte vlera .
Gjithsesi kto dashuri jo se zgjasin shume ,sepse ne nje moment tjeter ai do njoh nje femer me te re ne moshe ,do kuptoj se personazhi ''femer'' nuk eshte e tille ,me sy te rrudhur apo buze te rrudhura apo me gjokse te varura (sepse deri tani ai ne jete vetem nje femer te tille ka njohur) .Edna ka fatin qe per te do jete dashuria e pare e jetes !
 
Titulli: Kemi nje terheqje te forte fizike mes nesh”

Ida, doje te thoje qe 'ne nje moment tjeter ajo do i le shendene atij dhe ai do kthehet ne jeten monotone' Lol
 
Back
Top