Kelmendi, kampione Europe në xhudo

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 10:27 / 24.04.2014

t-euml-gjith-euml-syt-euml-kah-majlinda_hd.jpg


Majlinda Kelmendi sot ka rastin që medaljes së artë botërore t’ia shtojë edhe atë evropiane. Ajo llogaritet favoritja kryesore në kategorinë deri në 52 kilogramë për t’u shpallur kampione në Evropianin “Montpellier 2014”, që nis sot.

Bashkë me të, të enjten do të kërkojnë medalje edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 66 kg. “Synim e kam medaljen e artë, por me çdo medalje do të isha e kënaqur, pasi bëhet fjalë për Evropian. Jam në formë të mirë, jam përgatitur mirë. Të gjithë vijnë për të mposhtur kampionen e botës, por ky fakt vetëm më motivon më shumë. I kam mposhtur të gjitha kur jam në ditë të mirë, të gjitha janë të përshtatshme”, ka thënë ditë më parë Majlinda Kelmendi për gazetën.

Shorti për Evropian është hedhur të mërkurën. Kampionia e botës, Kelmendi, raundin e parë e ka kaluar pa luftë, ndërsa në sfidën e dytë do ta presë fituesen e duelit mes italianes Odette Giuffrida dhe rumunes Larisa Alexandra Florian. Pikërisht Giuffrida në Evropianin e kaluar e eliminoi befasisht Kelmendin në çerekfinale. Kelmendi më pas fitoi medaljen e bronztë në Evropian nëpërmjet “repechaget” (luftërave përmirësuese), ndërsa pas kësaj fitoi të artën në Botërorin në Rio de Janeiro. Humbja në evropianin e kaluar nga Odette Giuffrida është e fundit e Kelmendit, ndërkohë që pas saj ajo është futur në një seri prej 20 fitoreve. Këtu dy xhudiste, italianen Giuffrida dhe rumunen Florian, Majlinda i mposhti në fund të muajit të kaluar në turneun “Grand Prix” të mbajtur në Samsun të Turqisë. Giuffridan e mposhti në finale, ndërsa Florianin në rrethin e parë.

Në grupin e Majlindës në Evropian janë edhe gjermania Romy Tarangul dhe armenia Zhanna Stankevich. Edhe gjermanen Tarangul, Majlinda e mposhti në Samsun, në gjysmëfinale. Media dhe specialistë të xhudos e kanë vlerësuar Majlindën si favoriten më të madhe për të rrëmbyer të artën. Ndërkohë Distria Krasniqi në rrethin e parë do të përballet me turken Sumeyye Akkus dhe në rast të fitores në duelin e radhës e pret fituesen e përballjes mes ruses Nataliya Kondratyeva dhe ukrainases Maryna Cherniak.

Derisa Akil Gjakova në rrethin e parë do të ndeshet me sllovenin Andraz Jereb. Në rast të fitores ai e pret fituesin e duelit mes ukrainasit Georgii Zantaraia dhe turkut Sinan Sandal. Kosova në Evropian paraqitet me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF). Të tre xhudistët kosovarë do të garojnë të enjten. /Koha/Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:
Pe: Të gjithë sytë kah Majlinda

Xhudo: Majlinda fiton, kualifikohet në gjysmëfinale
Publikuar: 15:04 / 24.04.2014

majlinda-fiton-kualifikohet-n-euml-gjysm-euml-finale_hd.jpg


Majlinda Kelmendi nuk ka pasur problem për të mposhtur rivalen e radhës së Kampionatit Evropian të Xhudos, për t’u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të garës.

Xhudistja kosovare në betejën e dytë në garë mposhti rivalen nga Armenia, Zhanna Stankevich, pasi më herët kishte eliminuar edhe rumunen Larisa Alexandra Florian.

Majlinda arriti ta fitojë sfidën për një minutë e tetë sekonda, duke deklasuar Zhanna-n dhe duke siguruar kështu biletën për në gjysmëfinalen e kampionatit që zhvillohet në Montpellier të Francës.

Në gjysmëfinale xhudistja kosovare do të përballet me gjermanen Mareen Kraeh, derisa kërkon të arrijë në finalen e madhe.

Majlinda shihet si favorite për ta fituar edhe medaljen e artë evropiane në kategorinë e saj (nën peshën 52 kilogramë). /Telegrafi/
 
Pe: Të gjithë sytë kah Majlinda

Majlinda Kelmendi u shpall kampione e Evropes, Urime Kosovë.
 
Titulli: Të gjithë sytë kah Majlinda

Urime kampiones!

Po na zbardh fytyren cdo dite e me shume.
 
Pe: Kelmendi, kampione Europe në xhudo

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur të mundë rusen Natalia Kuziutina, në finalen e Europianit, që po zhvillohet në Francë. Kjo është medalja e dytë e rëndësishme, pasi titullit botëror, që fitoi vitin e kaluar.

Xhudistja nga Peja triumfoi në kategorinë e saj 52 kg, duke u bërë fituese për herë të parë e një medaljeje të artë në një Europian.

Majlinda Kelmendi ka arritur të mposhtë në gjysmëfinale të Europianit, gjermanen Mareen Kraeh, për të shkuar deri në finalen e së enjtes. Ndërkohë, në rrugën e saj drejt suksesit, Kelmendi kishte mposhtur me lehtësi edhe xhudistën nga Armenia, Zhanna Stankevich.

Raundin e parë, xhudistja pejane e kaloi pa u ndeshur, ndërsa në raundin e dytë ishte më e mirë se rumunja, Alexandra Larisa Florian.

Kampionati europian i Xhudos po zhvillohet në Montpellier të Francës, nga data 24-27 Prill. Për 4 ditë me radhë, 7000 spektatorë do të mund të shohin ndeshjet e mrekullueshme e të nivelit të lartë të xhudos, sa i përket individëve dhe garave ekipore. /top,chanel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top