Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kelmendi fiton medaljen e artë në Paris

Kelmendi_796338.jpg


Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’. Pejania në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg me ippon.

Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2014. Xhudistja nga Peja e ka fituar medaljen e artë, në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’, i cili po mbahet në kryeqytetin francez.

Kosovarja në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg me ippon.

Për të arritur deri në finale Kelmendi nuk e pati të lehtë. Shorti përcaktoi që ajo të jetë pjesë e Grupit A në Grand Slam “Parisi 2014’.

Në raundin e parë nuk pati kundërshtar. Kurse, në të dytin u përballë me kanadeze Ecaterina Guica, të cilën e mposhti pa problem. Në çerekfinale Kelmendi përball pati xhudisten nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.

Edhe në këtë luftë pejania ishte e suksesshme, derisa doli fituese e Grupit A. Në gjysmëfinale Kelmendi u ndesh me gjermanen Mareen Kraeh, të cilën e kaloi pa problem dhe u kualifikua në finale.

Pejania në finale të kësaj gare, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg dhe fitoi medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’.

Kelmendi suksesin më të madh e kishte arritur vitin e kaluar kur ishte shpallur kampione e Botës në kategorinë 52 kilogramë në Kampionatin Botëror i cili ishte mbajtur në Rio de Janeiro

Krasniqi pa medalje

Ndërsa, edhe xhudistja tjetër pejane, Distria Krasniqi pati një paraqitje të mirë në Grand Slam “Parisi 2014’. Ajo humbi mundësin për tu stolisur me medalje të bronztë, në kategorin deri në 48 kilogram, pasi humbi nga argjentinasja Paula Pareto.

Shorti përcaktoj që Distria Krasniqi të jetë pjesë e Grupit B. Në raundin e parë pejania mposhti portugezen Leandra Freitas. Ndërsa, edhe luftën e dytë Krasniqi triumfoi përballë hungarezes Eva Csernoviczki.

Kurse, në çerekfinale xhudistja nga Peja u përball me kubanezen Dayaris Mestre Alvarez, të cilën e mposhti dhe doli fituese e Grupit C.

Ndërsa, në çerekfinale u përball me japoneze Emi Yamagishi. Në këtë luftë japonezja ishte më e mirë sesa Krasniqi.

Kurse, në garë për medaljen e bronztë Kastrati u përball me argjentinasen Paula Pareto, e cila doli fitues e medaljes së bronztë.

Kurse, ditë më parë Xhudistja nga Peja ka fituar medaljen e artë në European Open, i cili është mbajtur në Sofje të Bullgarisë. /G.E/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back