Katërnjakë, binjakë midis tyre

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
bebja.jpg
Julian dhe Sharon Turner mund të krenohen se kanë realizuar diçka, e cila në jetë ka vetëm një në 70 milionë mundësi që të ndodhë.

Të tilla janë mundësitë që të lindësh katërnjakë, të cilët janë njëkohësisht binjakë të ndarë dy e nga dy me njëri-tjetrin.

Një kombinim krejtësisht i pazakontë, që ndodh shumë më rrallë se goditja nga një rrufe, qënia pasagjer në një aksident ajror, fitimi i llotarisë apo vëzhgimi i një mini-meteori që godet Tokën.

bebja1.jpg


Prej disa vitesh, babai 43-vjeçar dhe nëna britanike 36-vjeçare e kishin të vështirë që të ngjiznin një fëmijë.

bebja2.jpg


Për këtë arsye, ata vendosën që t’i drejtoheshin praktikës së farëzimit artificial, i cili i dhuroi jo një, por katër fëmijë njëkohësisht.

bebja3.jpg


Por, ajo që është edhe më e rrallë, fëmijët lindën binjakë midis tyre, pra midis katër foshnjeve, James dhe Joshua janë binjakë identikë mes tyre, ashtu si Lauren dhe Emily, dy motrat binjake identike midis tyre.

bebja4.jpg


Për shkak të komplikimeve në shtatzani, foshnjet lindën në muajin e shtatë, por pas një muaji në inkubator për shkak të peshës së vogël në momentin e lindjes, secili prej katërnjakëve gëzon shëndet të shkëlqyer./Tch

bebja5.jpg
 
Titulli: Katërnjakë, binjakë midis tyre

oo cfar mrekullie..... i du shum femijet binjak duke si ♥
 
Titulli: Katërnjakë, binjakë midis tyre

Mase nuk do kene me komplikime me tej..me jete sa me te gjate.
 
Pe: Katërnjakë, binjakë midis tyre

Eh sa njerez mund te behen te lumtur nga farezimi artificial?Sa cifte nuk jane me ne prag ndarje per shkak debatesh qe skane femije(jo faji i atij jo i kesaj)...E kur ka akoma njerez,teolog qe e kundershtojne kete metode,bahhhhhhhhh si kuptoj...

Jete te gjate bebeve,edhe te rriten te shendetshem...
 
Titulli: Katërnjakë, binjakë midis tyre

DHe une njoh nje grua nga tunizia qe ka lindur me kete lloj metode, dhe ajo lindi 4 vajza. Po jo kshu dyshe dyshe si kto. Sot gocat jane 5 vjec mduket dhe gezojn shendet te plote. Mesa di une farezimi artificjal lejohet dhe ne fe!
 
Pe: Katërnjakë, binjakë midis tyre

Mesa di une farezimi artificial ne fe eshte e ndaluar,e kam degjuar edhe ne emisione te tjera qe nuk lejohet,pasi po behet njeriu ne rolin e zotit a ku di une,keshtu pak a shume u jepte shpjegimi...Edhe ne nje diskutim tek tema : Pyetjeve drejtuar besimtareve muslimane,me Loverdjalin vete me tha farezimi artificial ndalohet rreptesisht ne Islam!:)
 
Titulli: Katërnjakë, binjakë midis tyre

Do pyes, ndoshta e di gabim une!
 
Titulli: Katërnjakë, binjakë midis tyre

Un e di qe me fe nuk eshte e lejuar farezimi artificial,gjithsesi jet te gjat ktyre bebave ;) Un per vete sdo e beja nje gje te till kurr,te rris femij qe sjan far e imja.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top