Kateri i Radës, monument për 81 shqiptarët e tragjedisë së Otrantos

49288.jpg

OTRANTO – Ajo britmë dhimbjeje mbeti e bllokuar për 14 vjet në skeletin e anijes Kateri i Radës, por një vepër arti do e mbajë në memorie gjatë me shekuj tragjedinë e Otrantos, natën e 28 marsit të vitit 1997. Ishtë ulërima e 81 shqiptarëve që vdiqën në atë që u quajt “masakra e të Premtes së Mirë”, piskama e sotme e të afërme që humbën të dashurit, edhe e të gjithë atyre që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.

Por, sot kjo britmë, piskamë do të shndërrohet në një himn të paqes e dashurisë, në vendin që më shumë se gjithcka përfaqëson natyrshëm kryqëzimin e rrugëve të dy popujve, Otrantoja. Lajmi njoftohet në një speciale të Quotidiano të Puljas.

Nga dita e hënë do të nisë një seminar ndërkombëtar i artit kontemporan me temë emigracionin, që do të përqëndrohet në transformimin e relikes të anijes shqiptare, Kateri i Radës në vepër arti, dedikuar shqiptarëve që u mbytën atë ditë marsi, trupave që nuk u gjendën kurrë, familjarëve që qajnë dhe sot e kësaj dite të humburit.

8 artistë që do të marrin pjesë në projekt do të koordinohen me skulptorin grek Costas Varotsos. Vepra do të vendoset në hyrje të Portit të Otrantos, pranë plazhit, përballë brigjeve shqiptare.
Seminari do të zhvillohet në datat 12 deri 20 Dhjetor dhe do të përfundojë me një ekspozitë që do të paraqesë hapësira publike dhe private të qytetit të Otrantos me qëllim rritjen e numrit të turistëve.

"Artit bashkëkohor, -thotë këshilltarit i zonës për Rini dhe Paqe, Ciccarese Bruno,- është një mjet, nëpërmjet të cilit një komunitet mund të reflektojë mbi identitetin e tij dhe rolin e saj në kohë bashkëkohore, në lidhje me ngjarjet që kanë dimensionin e historisë. Kjo është arsyeja për zgjedhjen e Otrantos për të organizuar këtë vepër arti”.

Në udhëtimin e tij 14 vjecar mes gjyqeve dhe një hap larg shkatërrimit, Kateri i Radës më në fund pritet të mbërrijë në stacionin e fundit.

Në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen “Kateri i Radës” me 115 persona në bord, si pasojë e përplasjes me anijen ushtarake italiane “Sibila”, u mbytën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar.
Po kush ishte fajtori, sekondat e fundit para perplasjes jane ende te erreta. E vërteta, e vetme që dihet është se anija shqiptare me shumë gra e fëmijë në bord u mbyt. U shënuan 81 viktima.
Anija u gjet pas 6 muaj kërkimesh në thellësi të detit dhe u soll në Brindisi. Më pas qeveritë nuk po merreshin vesh, ajo shqiptare kërkonte rikthimin e relikes në Vlorë me shpenzimet e qeverisë italiane. Qeveria italiane mendonte se ky nuk ishte një akt i nevojshëm.
Gjykata e Lecës pasi dënoi kapitentin e anijes shqiptare Namik Xhaferi dhe atë të italianes ‘Sibilla’, Fabrizio Laudadio, dënoi dhe anijen me shkatërrim. Ky veprim duhej të kryhej nga marina italiane. Në këtë pikë, vjen projekti i administratës komunale të Otrantos dhe Institutit të Kulturës Mesdhetare të Leces që kërkuan mbajtjen e relikes së Katerit të Radës, në mënyrë qe me të të krijohet një vepër arti, një monument në nder të shqiptarëve të mbytur.

Ky projekt më në fund do të bëhet realitet duke u dhënë ‘zë’ kështu atyre që padrejtësisht humbën jetën në udhëtimin për një jetë më të mirë.


(pershtati D.Bonollari/BalkanWeb)
 
Nga relikti Kater i Radës tek vepra e artit për viktimat e detit

Projekti “Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues” për kthimin në vepër arti të anijes u prezantua fillimisht në një konferencë shtyp më 19 nëntor në kuadrin e aktiviteteve “Mbërritje dhe mbytje. Të tregosh eksodin”http://shqiptariiitalise.com/compon...076-approdi-e-naufragi-raccontare-lesodo.html. Në konferencë ishin të pranishëm Luciano Cariddi, kryebashkiak i Otrantos, Silvia Godelli, nga Krahina Puglia, Bruno Ciccarese, nga Provinca e Lecces, Luigi de Luca, Instituti i Kulturave mesdhetare, Luigi Ratclif, Bienalja e Artistëve të Rinj nga Europa e Mesdheu dhe skulptori Costas Varotsos, thuajse të gjithë ata që po mundësojnë transformimin e anijes në vepër arti në Otranto.
Projekti i është besuar skulptorit grek Costas Varatsos, dhe monumenti do të përurohet më 29 dhjetor, në sheshin ku sot në mëngjes është mbështetur pjesa e sipërme e Kater i Radës që ai ka vendosur të përdorë për veprën e artit që po realizon. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Otrantos, Francesco Vetruccio, ky monument do të kushtojë 150 mijë euro, përveç kostos vjetore të mirëmbajtjes, ndaj edhe qytetarët e Otrantos duket se nuk janë të gjithë dakord me ngritjen e tij në qytetin e tyre.
Lidhur me këtë projekt, këto ditë në Otranto po zhvillohet një workshop ndërkombëtar i artit bashkëkohor me tetë artistë të rinj. Ndër edhe shqiptarët Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj që mbi temën e emigracionit dhe të zbarkimeve kanë mbështetur shumë prej veprave të tyre.
Me punën e tyre tetë artistët duhet të zgjedhin hapësira publike e private ku do të ekspozojnë veprat e tyre, për t'i dhënë jetë një sërë veprash të tjera artistike që do të jenë si kontorno e veprës së Costas Varotsos, dhe që do të ketë për qëllim sensibilizimin e qytetarëve e të turistëve rreth temës së migracioneve, temë kjo gjithnjë aktuale në Salento. Workshop-i do të zgjasë deri më 20 dhjetor.

[video=youtube;yeZjEce-u8I]http://www.youtube.com/watch?v=yeZjEce-u8I&feature=player_embedded[/video]





shqiptariiitalise.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top