Katedrale katolike apo politike?

Ado

FISEBILIL-LAH
Mexhid YVEJSI, Gjakovë

KATEDRALE KATOLIKE APO POLITIKE?

Në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin e Nënë Terezës.

Katedralja: simbol i bashkimit apo i përçarjes ?

“Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është
armiqësi me Hyun? Kushdo, prandaj, do të jetë mik me botën,
shndërrohet në armik me Zotin”
( Bibla, Letra e Jakobit, 4)

Fillimi i katedrales

Të premtën, në mesditë, me 26 gusht 2005, në zemër të
Prishtinës, në hapësirën e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, u vu
gurthemeli i Katedrales katolike. Gurthemelit të Katedrales
i mungonte leja e ndërtimit. Përmes një komunikate për
shtyp, lëshuar me 26 gusht 2005, zyrtarët komunal të
Prishtinës vënien e gurthemelit të Katedrales e kanë
cilësuar të nxituar, sepse nuk janë plotësuar procedurat
administrative dhe nuk janë përmbushur obligimet…”

Me gjithë këtë, vënien e gurthemelit të Katedrales
katolike e ka bërë ish kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova,
i cili, ndër të tjera, tha:

“Ne jemi të bindur se ndërtimi i Katedrales “Nëna
Tereze” do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i
mirëkuptimit…”

A qëndron kjo? Jo! Po, çka tregon kjo? Kjo tregon,
përveç të tjerave, papjekurinë fetare. Papjekuria fetare,
siç thoshte Kanti (1724-1804), është jo vetëm më e
dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha.


ا’është katedralja?


Në një fjalor amerikan për katedralen shkruan:

“Kishë zyrtare e një peshkopi, çdo kishë e madhe, e
rëndësishme”

(New Webster’s Dictionery of the English Language,
faqe:81, botuar në New York – Chicago, 1975.)

Kurse në Fjalorin e Shqipes së Sotme shkruan:

“Kisha kryesore në një qytet, ku ushtron veprimtarinë e
vet një peshkop.”

(Fjalor i Shqipes së Sotme, faqe: 556, botuar në
Tiranë, 2002.)

Pra, sipas këtyre fjalorëve, katedrale do të thotë:

“Kishë kryesore, zyrtare, ku ushtron veprimtarinë e vet
një peshkop.”

ا’është kisha?


Fjala kishë vjen nga fjala greke “eklesia” që domethënë:
Tubimi, asambleja, kuvendi, mbledhja e popullit”

Sipas Fjalorit Biblik të I. Nikë Prelës, faqe: 122,
botuar në Ferizaj, 1994.)

Këto shpjegime për katedralen dhe kishën janë fjalë të
nxjerra nga fjalorët që janë libra njerëzorë, të cilat mund
të kuptohen dhe të peshohen. Por, siç thoshte dijetarja
besimtare Madleine Delbrel, fjalët e librave njerëzorë mund
të kuptohen dhe të peshohen; por është Fjala e Zotit ajo që na
peshon ne. Në mes të Fjalës së Zotit, Fjalës Hyjnore, dhe
vullnetit tonë duhet të ndërtohet një ujdi jetësore.

Vënia e gurthemelit të Katedrales pa leje, pa ujdi
njerëzore, pa vullnetin e shumicës së
popullsisë, mendoj, kjo tregon se kryetari Rugova nuk niset
nga motivet e pastra fetare, por u bë për qëllime të tjera,
vetëm për t’iu përshtatur botës perëndimore e kurrsesi nga
besimi i mbrendshëm fetar, apo kombëtar.

Në letrën dërguar romakëve, Shën Pali shkruan:

“Po ju përbej me mëshirën e Zotit, o vëllezër. Mos iu
përshtatni parimeve të botës, por shndërrojeni e
ripërtërini mendjën tuaj, në mënyrë që të dalloni vullnetin
e Zotit: ç’është e mirë, çfarë i pëlqen Atij…!

(Bibla, Romakëve, 12:1-2.)

Themeli i fesë


Dashuria ndaj Zotit, me zemër, me shpirt, me mendje;
dashuria ndaj njëri-tjetrit, porsi ndaj vetvetes, janë
themeli i fesë.

Feja është faktor pëcaktues për jetë a vdekje, qoftë si
individ apo si shoqëri dhe në gjirin e saj ajo përfshin
gjërat më themelore: rregullin, kuptimin apo domethënien e
jetës.

A është e rregullt vënia e gurthemelit të Katedrales
nga ana e ish kryetarit Rugova, pa leje ndërtimi ? A mund të
jetë Katedralja simbol i bashkimit, ku nuk muarr pjesë
asnjë përfaqësues i bashkësive tjera fetare? Nuk muarr
pjesë asnjë përfaqësues, mandje, as i kishës orthodokse, të
cilën Don Lush Gjergji e quan kishë motër! Nuk muarr pjesë
asnjë përfaqësues i partive politike të opozitës…Pra, aty
ku nuk marrin pjesë as vëllezërit as motrat, a mund të jetë
Katedralja simbol i bashkimit…?

Katedralja jo vetëm që është e nxituar, por ajo është e
nxitur jo nga ndjenjat e pastra fetare, por vetëm për t’iu
përshtatur botës, kinse për t’u miqësuar me të, kundër të vërtetës, në dëm të vetvetës…!

Në Bibël shkruan:

“Njerëz të pabesë!
A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Hyun?
Kushdo, prandaj, do të jetë mik me botën, shndërrohet në
armik me Zotin.”
(Bibla, Letra e Jakobit,4.)

Kosova jonë e dashur ka nevojë për Zotin, jo të
armiqësohet me Te…

Përurimi e katedrales

Me gjithë këtë, në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin Nënë Terezës. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të klerit katolik, të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe të institucioneve vendase e ndërkombëtare.
Përurimi katedralës u bë në kuadër të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. I dërguari i Papa Benediktit të XVI, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi, i cili udhëhoqi meshën e shenjtë, tha:
"Në këtë tokë të Kosovës, ku para shumë dekadash Hyu i ka folur shpirtit të Nënë Terezës, sot ngritet kjo Katedrale kushtuar Nënë Terezës. Në këtë Katedrale do të kumbojë fjala e ungjillit, pa të cilën nuk është e mundur ta mendojmë Nënë Terezën", tha arqipeshkvi Zef Gashi.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës Katedralen në Prishtinë e kanë quajtur si një tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtëror.



Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të katedrales, ndër të tjera tha se ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës tregon se ky popull është i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti.
Ai kërkoi nga institucionet dhe politikanët e Kosovës që të jenë më racional karshi kërkesave shpirtërore të popullit, ndërsa bëri thirrje për ndërtimin e një xhamie të përmasave të njëjta me të katedrales m’u përballë saj. Ai iu kujtoi udhëheqësve institucional shembullin e mbështetjes së presidentit amerikan, Barak Obama, për ndërtimin e xhamisë në qendër të Nju Jorkut.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ndër të tjara tha:
“Kjo Katedrale, që qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, i bashkëjetesës, i humanizimit dhe i tolerancës fetare që e karakterizon kombin tonë që nga lindja e tij”.
Që katedralja qëndron madhështore në zemër të kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë, kjo po duket, por që katedralja të jetë simbol i bashkëjetesës, i humanizmit dhe i tolerancës fetare që karakterizon kombin tonë, atëherë le të ndërtohet përball katedrales edhe një xhami,
që besimtarët mos të falen rrugëve nëpër borë e shi…
Vetëm atëherë kjo tolerancë dëshmohet, vërtetohet…
Përndryshe, vetvetiu shtrohet pyetja: Katedralja në zemër të Prishtinës a është katedrale katolike apo politike?

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
 
Titulli: Katedrale katolike apo politike?

Shkoni mor shifni xhamite tuaja ,. se sju ka pyet njeri per ate pune dhe , dhe nuk po ju pyet njeri vetem rrafshoni dhembet kot sikur se cfare po thoni. Si nuk u cua nje katolike te thote pse behen xhamia ? Bani nga nje xhami per shtipe nqs mundeni kush po ju ndalon ? Shumica e juaj do te beheni prifta mesa shof , me lexua aq shpesh kuranin sa lexoni biblen do te ishit kthjelluar me mire.
 
Titulli: Katedrale katolike apo politike?

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Të premtën, në mesditë, me 26 gusht 2005, në zemër të
Prishtinës, në hapësirën e Gjimnazit “Xhevdet Doda”, u vu
gurthemeli i Katedrales katolike. Gurthemelit të Katedrales
i mungonte leja e ndërtimit. Përmes një komunikate për
shtyp, lëshuar me 26 gusht 2005, zyrtarët komunal të
Prishtinës vënien e gurthemelit të Katedrales e kanë
cilësuar të nxituar, sepse nuk janë plotësuar procedurat
administrative dhe nuk janë përmbushur obligimet…”





A është e rregullt vënia e gurthemelit të Katedrales
nga ana e ish kryetarit Rugova, pa leje ndërtimi ? A mund të
jetë Katedralja simbol i bashkimit, ku nuk muarr pjesë
asnjë përfaqësues i bashkësive tjera fetare?
Nuk muarr
pjesë asnjë përfaqësues, mandje, as i kishës orthodokse, të
cilën Don Lush Gjergji e quan kishë motër! Nuk muarr pjesë
asnjë përfaqësues i partive politike të opozitës
Pra, aty
ku nuk marrin pjesë as vëllezërit as motrat, a mund të jetë
Katedralja simbol i bashkimit…?




Përurimi e katedrales

Me gjithë këtë, në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin Nënë Terezës. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të klerit katolik, të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe të institucioneve vendase e ndërkombëtare.


Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të katedrales, ndër të tjera tha se ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës tregon se ky popull është i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti.


Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ndër të tjara tha:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Seriozisht une shpesh here nuk e kuptoj se si njerezit brenda shkrimit te tyre bien ne kundershtim me veten madje 10 rreshta me poshte. Madje ka akoma njerez qe krenohen me shkrime te tilla. Ta analizojme pak me radhe:

-I- )

( Përmes një komunikate për
shtyp, lëshuar me 26 gusht 2005, zyrtarët komunal të
Prishtinës vënien e gurthemelit të Katedrales e kanë
cilësuar të nxituar, sepse nuk janë plotësuar procedurat
administrative dhe nuk janë përmbushur obligimet…”)


Ky eshte nje shqetesim. Kete e pranoj edhe une se nuk eshte fare ne rregull ngase ne Kryeqytetin e Prishtines ndertohet kuturu dhe pa plane zhvillimore ne asnje aspekt. Por nese na shqeteson ndertimi i nje kishe pa u plotesuar procedurat administrative atehere njejte duhet te na shqetesoj edhe ndertimi i tere atyre ndertesave pa asnje leje ndertimi. Poashtu, njejte, duhet me na shqetesu edhe ndertimi i xhamive pa asnje leje ndertimi, procedure administrative dhe madje edhe ne toke komunale te uzurpuar. Ne Prishtine jane me shume se 11 xhami ndertuara pa asnje kriter, pa leje dhe ne toke te uzurpuar. (Pra nese kemi shqetesime duhet te kemi shqetesime per te gjitha).

-II-)
ku nuk muarr pjesë
asnjë përfaqësues i bashkësive tjera fetare?


Nuk muarr pjesë
asnjë përfaqësues i partive politike të opozitës


Keto jane TRI genjeshtra te paskrupullta te Mexhid Ages. Per cudi nuk do shume munde ta vertetosh se MEXHID AGAI ka rreshqitur sepse 10 rreshta me poshte vet Mexhidi tregon se ajo cfare ka shkruar me larte s'eshte gje tjeter pos nje rrene e kulluar. (lexoni cfare shkruan Mexhidi)

Me gjithë këtë, në Prishtinë, me 5 shtator, 2010, dita e 26 e muajit të bekuar Ramazan, në prag të Natës së Madhe të Kadrit, u përurua katedralja me emrin Nënë Terezës. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të klerit katolik, të Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe të institucioneve vendase e ndërkombëtare.

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava,
i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të katedrales, ndër të tjera tha se ndërtimi i Katedrales në qendër të Prishtinës tregon se ky popull është i orientuar kah toleranca fetare, paqja dhe dinjiteti.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ndër të tjara tha:


Konkludim i imi:

Tani une nuk e kuptoj se cili eshte halli i Mexhidit qe bene gjithe keto rrena.
- Thot nuk kan marre pjese perfaqesuesit e bashkesive tjera fetare por realisht na del se aty kan qene edhe perfaqesuesi i Bashkesise Islame te KOSOVES.

- Thot se e ka mbajte fjalen Kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi dhe harron krejt se ne ate kohe kryetar Kuvendit te Kosoves ishte Nexhat Daci. Ku e mori ky far Mexhidi fjalimin e Jakupit? :vape::vape::vape::vape:

Mua po me duket se Mexhidi ka nje hall me te madhe. Ka hallin se pse serbet nuk moren pjese ne diten e gurthemelit te Katedrales?
Ja besoj! Eshte hall i madhe ky por nuk ka nevoje te sajoje gjithe keto genjeshtra :vape::vape:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top