Katar 2022 .

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
2022_FIFA_World_Cup.svg.png
Kupa e Botës FIFA 2022 është një turne ndërkombëtar shoqatash futbolli i kontestuar nga ekipet kombëtare të meshkujve të shoqatave anëtare të FIFA -s dhe Kupa e Botës e 22-të e FIFA-s Ngjarja po zhvillohet në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022. Ky është Kupa e parë Botërore që mbahet në boten arabe dhe e dyta botërore e mbajtur tërësisht në Azi pas turneut te vitit 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni.
 
“Fiks si flamuri shqiptar”, stema e Serbisë po tërbon tifozët


stema5.jpg


Serbia do të luajë ndeshjen e parë në Botëror kundër Brazilit, me një uniformë që ka shkaktuar polemika. Federata Serbe e Futbollit ka vendosur të përdorë fanellat me një stemë të re që ka ngjallur shumë diskutime.



Bëhet fjalë për një shqiponjë dykrenore dhe që tifozët nuk po e pranojnë lehtë. Shumë prej tyre e kanë vënë në dukje ngjashmërinë që stema e re e Serbisë ka me flamurin tonë.
Stema e vjetër ka pasur një top futbolli në mes një kryqi, shkronjat СРБИЈА (SERBIA) sipër dhe 4 shkronja cirilike që simbolizojnë moton e Serbisë: Samo Sloga Srbina Spašava (Vetëm bashkimi shpëton serbët).

Serbia do të jetë përfaqësuesja e vetme që do të ketë një stemë që nuk është e ngjashme as me flamurin e saj dhe as me stemën e federatës së futbollit të vendit.
Gjithashtu, pati dhe tifozë të tjerë që vunë re ngjashmërinë e madhe të stemës së re me stemat e Polonisë, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi

A2NEWS.COM
 

Attachments

  • stema5.jpg
    stema5.jpg
    78.7 KB · Shikime: 0
●Holanda ka arritur të marrë 3 pikët aq të vlefshme në ndeshjen e parë për të në Botërorin e Katarit. Edhe pse vuajtën për të dalë në lojën e tyre, “tulipanët” e Van Gal arritën të fitojnë 2-0 ndaj Senegalit.
●Anglia mori në fitore të pastër 6-2 përballë Iranit në ndeshjen e saj parë në Kupëne e Botës. Përballë 45 mijë spektatorëve, Kombëtarja e 3 Luanëve nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren. Që në fillim Irani mori një goditje të rëndë teksa portieri u dëmtua dhe kërkoi zëvendësimin e detyruar. Kaq u desh që skuadra e Southgate të shpërthente në gola.
●SHBA nuk ka mundur ta mposht Uellsin e Gareth Bale, edhe pse e ka dominuar takimin, i cili u mbyll në barazim 1-1.

Amerikanët e nisën ndeshjen me një marsh më shumë se Uellsi dhe tentativat e tyre u konkretizuan në minutën e 36-të, kur Timothy Weah, djali i ish-futbollistit të madh George Weah, e dërgoi topin në rrjetë.
 
Franca e nis si kampione, 4 gola Australisë
l6-2.jpg
Franca e ka nisur me këmbën e mbarë Kupën e Botës teksa mposhti 4-1 Australinë. Gjelat u surprizuan që në fillim kur Goodwin kaloi në avantazh kombëtaren australiane.
Megjithatë, kampionët në fuqi reaguan shpejt me Rabiot që vendosi sërish baraspeshën. Por magjia e mesfushorit të Juventusit nuk u ndal me kaq, pasi vetëm pak minuta më vonë dha asistin për Giroud, me veteranin francez që lehtësisht dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, goli i Mbappe nuk mungoi në këtë sfidë, pasi talenti francez realizoi me kokë në minutën e 68-të, ndërsa 3 minuta më pas dhuroi një asist për golin e dytë të Giroud dhe të katërtin për Francën
Me këtë fitore, Franca merr kreun e grupit, ku bëjnë pjesë edhe Tunizia me Danimarkën, të cilat u ndanë në një barazim pa gola në ndeshjen e kësaj të marte.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


A2news.com
 
Kush mendon se do e fitoje?
 
Ore ca mora vesh kishte humb Gjermania?! :O
 
Per disa gjera, me pelqen boterori :)
 

Dita e Argjentinës, ish-trajneri i Barcelonës premton se do ta nxjerrë nga Botëroritata-martinoo-1115x720.jpg


Argjentina ka mundësinë mbrëmjen e sotme të bëjë të harrohet disi ajo humbje turpëruese ndaj Arabisë Saudite, teksa do të ndeshet ndaj Meksikës në takimin e dytë në grup.

Lionel Messi do të ketë përballë një skuadër, e cila drejtohet nga ish-trjneri i tij te Barcelona Tata Martino.

Edhe pse me origjinë nga Rosario, Martino është profesionist dhe është shprehur para këtij takimi se do të bëjë të pamundurën për të mposhtur Argjentinën.
“Pas shortit, nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një skenar si ky aktuali, por unë punoj për Meksikën dhe dua më të mirën për Meksikën. Dhe pastaj ju pyes: nëse ju të ishit në vendin tim, çfarë do të bënit? Sigurisht që do të bëj gjithçka që Meksika të fitojë”, – tha Tata Martino. – “E di se ku kam lindur, por duhet të bëj të pamundurën që Meksika të fitojë. Nuk mund të bëj ndryshe”

A2news.com
 
Kush lun sot?
Tboj tifooo pr qejfi
 
Jo, gjiro nga Bulevardi
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top