Një lajm i mirë vjen nga një ekip studiues italian: Karnozina mund ta parandalojë zhvillimin e njërit prej shkaktarëve më të shpeshtë të verbimit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se karnozina (e cila është e pranishme në mish të kuq, mish të shpezëve dhe në peshk) mund ta parandalojë zhvillimin e kataraktit, ndërsa nëse sëmundja ekziston, atëherë mund ta shërojë atë.
Katarakti shkakton errësimin e thjerrëzës së syrit me anë të shtresimit të proteinës strukturale alfa-kristalinë në formacion anormal.
Karnozina bllokon formimin e këtyre shtresave anormale, ndërsa në raste të caktuara edhe i shpërndan ato, duke i kthyer proteinat e thjerrëzës në formacione normale.
Studimi i publikuar në revistën “Biochemistry” tregon se konsumimi i rregullt i karnozinës mund ta zvogëlojë për 50% paraqitjen e kataraktit dhe kështu i paraprin parandalimit të verbimit.
*telegrafi*