"Karnavalet e Korçës" në Tiranë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51851.jpg

TIRANE - Në datën 2 dhe 3 mars salla "Shekspir", ora 19:00 jepet premiera e komedisë "Karnavalet e Korçës". ثshtë një komedi e shkruar nga Spiro اomora, vihet në skenë nga regjizorja Elma Dorezi.
Vepra është e njohur për humorin e saj dhe është ekranizuar në filmin Karnavalet në vitin 1980 nga Kinostudio Shqipëria e Re. Interpretojnë Devis Muka, Ina Gjonci, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Lorenc Kaja, Jonida Cunga dhe Oriana Came. Kostumografia, Edlira Qyshka dhe skenografia Beqo Nanaj. Komedia është e ndërtuar në tri akte.
Veprimi zhvillohet në Korçë dhe rrëfehen ngjarjet në mjedisin e këtij qyteti, në vitin 1936. Skena kryesore ku ndodhin dhe konfliktohen ngjarjet është e vendosur në shtëpinë e një tregtari të pasur, Nikollaq Jorganxhiut.

Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Ata janë në një synim të përbashkët: ta martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por prapamendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike. Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top