Karakteristikat dhe të veçantat e gaforreve


Shiko fotografinë 1903603

Të lindurit nën shenjën e ujit, përfshirë këtu dhe gaforren sundohen nga emocionet e tyre. Ata janë të ndjeshëm, të dashur dhe familjar. Por si të gjithë dhe gaforret kanë anën e tyre të errët, që më shumë se e errët është dramatike ! Më poshtë do të listojmë të gjitha karakteristikat e shenjës më të komplikuar të zodiakut.

Të ndjeshme, sentimentale, dhe besnike, gaforret do të bënin gjithçka për familjen! Gaforrja ka armik çdokënd që vendos çdo gjë tjetër para familjes ! Njihni ndonjë person që të ketë bërë tatuazh family comes first “familja vjen e para” ! Epo me shumë mundësi i përket shenjës së gaforres.

Për ta, mbi të gjitha vlen cilësia e marrëdhënies ! Mund të takoheni rrallë me një gaforre, por bisedat me to janë të thella dhe jo sipërfaqësore. Ato do t’ju gjenden pranë kur të keni më të voglin problem. Port ë shumtë janë ata që në një lidhje me gaforret ndihen sit ë “burgosur”! E themi këtë sepse kjo shenjë nuk të lë të marrësh frymë dhe gati gati e mbyt marrëdhënien me gjithë nevojën që ka për vëmendje e kujdes!Shpesh janë të pasigurtë dhe mund të pësojnëluhatje emocionale dhe sipas psikologëve kjo gjendje është ngjitëse.

Ndjesitë negative të partnerit mund t’ju përshkojnë dhe juve dhe ndonëse mund të jeni një njeri racional me këmbë në tokë, sërish mund të bini pre e emocioneve.Jo rrallë herë gaforret mblidhen në atë guaskën e tyre me pretendimin se nuk duan të lëndohen dhe mbyllen në botën e tyre të padepërtueshme. Ndërtojnë barrier dhe e kanë të vështirë të futen në marrëdhënie të reja. Megjithatë nuk duhet të harroni që akulli nuk shkrihet duke i kritikuar, pasi këto të fundit vetëm do të përkeqësonin situatën. Pavarsisht të gjithave, zemra e një gaforreje është shumë e brishtë dhe është shenja e vetme e zodiakut që nuk meriton të lëndohet
 
Jam yll fare amooooo ??????
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top