Karakteristika te shenjave te horoskopit

Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit

LUANI: Robëruesi i zemrave


Luani i zjarrtë, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhëheqin funksionet vitale trupore – punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. ثshtë me shëndet të mirë, përplot energji, pjellor dhe i qëndrueshëm. Mirëpo, nuk e përballon mirë dhimbjen, posaçërisht pritjen te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithëse duket plot vetëbesim dhe i fortë, në situatat e rrezikshme bëhet mjaft frikacak.
Stresin e ka armikun më të madh, sikundër edhe ushqimin e yndyrshëm dhe nikotinën, e cila do t’i krijojë shtresa në muret e venave. Te trupi i njeriut udhëheq punën e zemrës, aortën, venën koronare, boshtin kurrizor, shpinën dhe nervat.
ثshtë i ndjeshëm ndaj problemeve të zemrës, shtypjes së lartë të gjakut, aritmisë, mbylljes së venave të gjakut, infarktit, pikës në tru, nxehtësisë, qëndrimit në diell, infektimit dhe ndezjes së organeve seksuale. Do të duhej që kolesteroli të kontrollohej në kohën e duhur, ndërsa shumë herët do të duhej të konstatohej edhe shtrembërimi i boshtit kurrizor dhe si masë do të duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt. Mund të vuajë edhe nga telashet që lidhen me boshtin kurrizor, është i prirë që të ketë ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndërmjet shpatullave.
Në racionet e tij do të duhej të ishte edhe peshku, madje peshku i kaltër, pastaj gjërat ushqimore të pasura me vitaminat A dh C (bimët e verdha dhe të gjelbra, karotat, sardinat).
Aktiviteti trupor: Bodibildingu
Thuhet se bodibildingu është sport ideal për personat e lindur në shenjën e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen për të cilën shumëkush ua ka lakmi. Për gjininë e bukur, përfaqësueset e së cilës nuk duan të dëgjojnë për “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikë me pesha të vogla. Këshillë për përmirësimin e pamjes së gjinjve: shtrihuni me shpinë në dysheme, me këmbë të lakuara në gjunjë dhe me tabanë të mbështetur fort për toke. Shtrijeni mirë shpinën (dhe qafën), pastaj në duar merrni dy pesha të vogla dhe ngadalë i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotësisht të shtrira. Ushtrimin përsëriteni të paktën njëzet herë pa ndërprerë; pushoni dhe pastaj përsëriteni ushtrimin.
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit



VIRGJثRESHA: Merakoset për shëndetin
Shenja e dytë tokësore, virgjëresha, sikurse edhe analogia e saj, shtëpia e gjashtë, në astrologji është e ngarkuar me shëndetin dhe higjienën. Kjo është shenjë që synon përsosurinë dhe dëshiron t’ua bëj qejfin të tjerëve, për çka shpesh është e brengosur, e pasigurt dhe pasive. Ne lukthin dhe në sistemin tretës të personit me këtë shenjë do të reflektohen të gjitha situatat nëpër të cilat kalon dhe është së tepërmi e ndjeshme kur është fjala për ushqimin. Brengosja më e madhe e kësaj shenje është brenga për shëndetin, por nëse është e tepruar kthehet në hipokondri. Pjesët e trupit dhe organet të cilat i drejton janë: stomaku i poshtëm, mëlçia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
Virgjëresha shpreh manifestime trupore të stresit, ndërsa funksionet trupore të cilat i udhëheq janë absorbimi i materieve ushqyese dhe lëvizja e muskujve të barkut të poshtëm. Më së shpeshti sëmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllëku, sëmundjet e zorrëve, mëlçisë dhe pankreasit.
Ushqimi për të është pjesë e rëndësishme në jetë, por nuk do të duhej ta lërë anash as aktivitetin e rregullt fizik. Më së shumti do t’i përgjigjej vozitja me biçikletë, sepse do ta përmbushte nevojën e tij për lëvizje praktike dhe të kursyer. Po kështu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymëmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikë. Me rëndësi është se ushqimi i pasur me pejza dhe drithëra të shumëllojshme ndihmon në tretjen më të mirë.
Aktiviteti trupor: Volejbolli në rërë
Virgjëreshat janë mjaft ngathëta në pikëpamje të shëndetit të tyre, derisa në aspektin intelektual gjithnjë janë të gatshme për aksion. Për to sporti ideal është volejbolli dhe veçmas volejbolli në rërë, si një lojë dinamike dhe argëtuese, e cila gjithnjë ofron shoqëri, argëtim dhe sport në ajrin e freskët. Ndërsa ajo që virgjëreshat me siguri i ngazëllen në këtë sport është komponenti mental, i cili nga to do të kërkojë vëmendje, përqendrim dhe reagim të shpejtë.
 
Pe: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Luani.........23 Korrik- 23 Gusht

Eshte shenje zjarri dominuar nga Dielli,simboli i forces i qartesise.Te lindurit ne shenjen e luanit jane indipendent,te lire,autoritar,aktiv,pasional dhe shume bujare.Ndonjehere mekatojne duke pasur nje siguri te plote ne vetvete,pak modesti dhe kujdes nuk do tju bente keq!Optimist dhe me aftesine e tyre te te reaguarit nga humbjet e kthejne ate ne nje pike force.Jane shume te vleresuar ne punen e tyre fale vendosmerise,dine te jene te durueshem ne shume sektore pune pa asnje problem,e rendesishme eshte te jete i pari.Profesionet me te dallueshme per Luanin jane:aktor,dipllomatik,profesionist i lire.Adhurojne luksin,pasurine,te bejne jete te bukur,urrejne mediokritetin.Dashurojne ne menyre pasionale,dine te bejne gjithcka per personin qe duan.

Si te besh per vete nje mashkull Luan.Mashkulli Luan eshte ambicioz dhe egocentrik,por kurresesi egoist.Pelqen ne fakt pasurine qe ta ndaje me ata qe i rrine prane.Per ta bere per vete eshte e nevojshme ti besh te ditur qe vlereson vlerat dhe aftesite e tij.Femra qe Luani do prane duhet te jete elegante dhe te pelqej luksin si ai.Eshte nje dashnore kerkues por shume pasional.
Nje keshille:
Foli per te

Si te besh per vete nje femer Luan.Femra Luan eshte shume terheqese,aristokrate,bujare por shume kerkuese.Preferon meshkujt ambicioz dhe te vendosur.Eshte nje femer e forte dhe besnike dhe kur dashurohet eshte e afte te bej gjithcka per te ndihmuar partnerin e saj.Pelqen komplimentet dhe dhuratat e rendesishme,do te jete gjithmone ne qender te vemendjes.
Nje keshille:Cojeni ne restorantin me te frekuentuar te qytetit.




Pse e paska prish ne fund kot.."Cojeni te restoranti me i frekuentuar" thot..un jam goc e thjeshte e ne mal vete:p
Megjithate te keqen e horoskopit se i ka gjet :)
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit



PESHORJA: Ekuilibri dhe emocioni i trupit

Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshën. Ka konstruksion të mirë dhe mekanizëm të fortë mbrojtës. Gjëja më e rëndësishme për të në jetë është dashuria dhe martesa e mirë dhe nëse në këtë pikë është e pakënaqur do t’u nënshtrohet stresit dhe sëmundjeve. Shumë vëmendje i kushton dukjes së jashtme, i intereson që të duket e bukur dhe atraktive dhe nëse është në modë zaifllëku, do të durojë pa ngrënë derisa ta arrijë peshën e synuar. Për këtë shkak është e prirë për telashe psikosomatike dhe çrregullimeve në ushqim për të cilat në kohët moderne flitet gjithnjë e më shumë, buliminë dhe anoreksinë.
Në Zodiak shtrihet në pjesën e tij të mesme, ndërsa në trupin e njeriut udhëheq barkun (pjesën e poshtme) dhe organet që ndodhen aty – organet abdominale, ijët, gjëndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenëse është shenjë që kujdeset për anën e jashtme, asaj i takon edhe mbështjellësi i trupit, lëkura dhe mishi. ثshtë e prirë për alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sëmundje në kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesë baraspeshe hormonale e minerale. ثshtë e ndjeshme edhe në rrezet e diellit, ndaj është me rëndësi që t’i shmangë dhe që rregullisht e me kujdes ta mirëmbajë lëkurën. I rekomandohet vaj eterik i trumzës, shumë ujë burimi e pemë, si dhe çaj uvini me qëllim të pastrimit të veshkave dhe të kanaleve të urinës.
Aktiviteti trupor: Joga Përfaqësuesit e peshores bukur fort i ndiejnë pasojat e jetës dinamike, por që të funksionojnë normalisht kanë nevojë për baraspeshën ndërmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojë që ta forcojnë trupin dhe që me qartësi ta shikojnë forcën shpirtërore që fshihet në ta. Për fillim ju rekomandohet një ushtrim i shkurtër i meditimit: rrini çlirët, uluni këmbëkryq, shpinën mbajeni drejt dhe mbyllni sytë. Pastaj provoni ta vizualizoni dhomën, diellin që krejtësisht ngadalë paraqitet në horizont dhe i cili gjithnjë e më shumë e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferën e qetësisë hyjnore. Meditoni përditë në një kohë të caktuar, më së miri në mëngjes, ose në mbrëmje.
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit


AKREPI: Aftësia e regjenerimit

Këtë shenjë ujore e veçon energjia e jashtëzakonshme dhe konstrukti i fortë muskulor, madje edhe kur personi është shumë i bëshëm. ثshtë i fortë dhe i qëndrueshëm, ndërsa falë sunduesve, Marsit dhe Plutonit, shpejt e merr veten edhe pas sëmundjeve të rënda. ثshtë erotik dhe epshor dhe që të funksionojë normalisht është me rëndësi të ketë jetë të kënaqshme seksuale.
ثshtë i prirë për ndezje të cilat i karakterizojnë temperaturat e larta dhe dhimbjet e forta, mirëpo, pasi që të shërohet, ndihet më i fortë se më parë. Udhëheq pjesën e trupit nën stomak; gjenitalet, zorrën e urinës mëshikëzën, shpretkën dhe zorrën e trashë.
Sundimtari i tij është Marsi, bartës i parimit mashkullor dhe aftësisë prodhuese, ashtu që njëri nga funksionet e tij është pjelloria e mashkullit. Te gratë udhëheq ciklin menstrual dhe lindjen, dështimin spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes, ndërsa, në rast të sëmundjes, është i prirë për format alternative të shërimit.
Ngahera i ka sëmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet virusale, sëmundjet ngjitëse, helmimet, sëmundjet kërpudhore dhe sëmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninë. I ndihmon gjumi i shëndoshë, akupunktura, ndërsa nga ushqimet të cilat ia sjellin energjinë janë – grozhla, farat, lajthitë, arrat si dhe radhiqja e rrodhja për pastrim.
Aktiviteti trupor: Vallëzimi
Aktivitet ideal për akrepat është vallëzimi, meqenëse kjo disiplinë i bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtë të vallëzimit akrepat do ta fitojnë një vetëbesim më të madh dhe kondicion të mirë.
Përveç vallëzimit, u rekomandohet edhe një ushtrim i cili i mënjanon pengesat psikosomatike: shtrihuni në dysheme, fikeni dritën dhe dëgjoni muzikë klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni të bëni lëvizje spontane, harmonike dhe shumë të ngadalshme, sikur të dëshironi të shkriheni me muzikën që ju rrethon
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit

SHIGJETARI: Në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!


Shigjetari është shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament më të përmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veçojnë optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerësia, energjia e madhe dhe shpirtmirësia.
E do sporti dhe i përmbahet kultit të trupit, në frymën e thënies olimpike "në trupin e shëndoshë – shpirti i shëndoshë!". Mirëpo, shpirti i tij aventurier dhe prirja për hedonizëm mund të mbizotërojnë, ashtu që gjithnjë e më shumë do t’u japë përparësi kënaqësive tokësore kundruall aktivitetit të theksuar fizik. Njësoj si demi, krahas të cilit shigjetari është shenja prijëse hedoniste e Zodiakut, di ta teprojë në gosti dhe në dembelosje.
Alkooli dhe pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimi i yndyrshëm, janë ato që më së shumti i dëmtojnë organet të cilat i sundon shigjetari: mëlçinë dhe tëmëlthin. Kjo shenjë udhëheq me pjesën e trupit nën shpinë: kërdhokullën, komblikun dhe mëlçinë e tëmëlthin. Proceset trupore të cilat janë nën kontrollin e tij janë qarkullimi dhe enzimet, tretja, eliminimi i materieve helmuese. ثshtë i prirë për problemet e lindura me kërdhokullat, ndrydhjen e kërdhokullave, reumën, ishijasin, sëmundjet e mëlçisë, helmimin, ndezjen e venave dhe sëmundjet e gjakut.
Për shëndet të mirë dhe mbajtjen e kondicionit është e domosdoshme që të qëndrojë larg ushqimit të dëmshëm, alkoolit dhe duhanit. I bëjnë mirë sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.
Aktiviteti trupor: Streçingu (të zgjaturit)
Për ta përmirësuar muskulaturën shigjetarët te streçingu gjejnë një metodë të shkëlqyeshme. Mirëpo këtë sport duhet ta aplikojnë me durim dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lëvizje të forta dhe me rrëmbim. Të gjitha lëvizjet gjatë streçingut duhet të jenë të matura dhe gracioze.
Si hyrje në këtë sport rekomandohet një ushtrim shumë dobiprurës: shtriheni në ijë duke u mbështetur në bërryl dhe e ngrini këmbën lart dhe duke e mbajtur me dorë plotësisht drejt. Nëse nuk arrini që me shuplakë ta kapni shputën e këmbës së shtrirë, për fillim përpiquni që ta kapni nyjën e këmbës. Në një pozitë të tillë qëndroni plotësisht të palëvizshëm 30 sekonda, ndërsa, pas kësaj, ngadalë ndërrojeni këmbën. Brenda një kohe të caktuar, përsëriteni gjatë ditës disa herë këtë ushtrim.
 
Titulli: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Akrepi................23 Tetor- 22 Nendor

Eshte shenje uji i dominuar nga Marsi.Akrepi ka nje personalitet teper kompleks dhe kontradiktor.Eshte i thelle,serioz,autoritar,xheloz dhe posesiv.Ka nje aftesi te shkelqyer per te zbuluar dobesine e tjetrit fale intuites se tij unike.Te lindurit e kesaj shenje jane te ftohte,te mbyllur ne vetvete,polemik,lunatik,por mbrapa kesaj korace fshehin vlera,force dhe nje jane disponibel me te tjeret.Veshtire se njohin friken,nuk ndalen perpara asgjeje.Profesionet me te pershtatshem per akrepin jane:kimiku,psikolog,biznes.Eshte shume pasional ne dashuri aq sa dhe i komplikuar dhe kondradiktor.Kur dashurohet i dedikohet me mish e me shpirt personit qe do edhe pse natyra e tij dyshuese rralle e braktis

Si te besh per vete nje mashkull akrep.
Mashkulli akrep eshte i dhunshem,i ndryshueshem,por shume joshes dhe eksitues Dhe gruaja qe ben per te eshte e veshtire per tu gjetur.Ne pergjithesi preferon ti fshehe ndjenjat e tij dhe urren lajkat.
Nje keshille:Me te jini krenare

Si te besh per vete nje femer akrep.Femra akrep eshte shume krenare,e zgjuar,intuitive,polemike dhe pasionale.Mashkulli qe ajo kerkon duhet te dije ti jape shume pasion dhe emocione.Eshte e veshtire ti rrish prane,por nese e lini te drejtoje ajo lojen e ta beni per vete me lule dhe sjelljen tuaj,do tjua shperblej me shume ngrohtesi dhe pasion.
Nje keshille:
Mos i jepni shkas te jete xheloze.

Bella Nga E Ke Gjetur Kete,Pasi Cdo Fjal Qe Thuhet Ketu Esht Komplet Tipi Im..Jam Akrepi Dhe Vertet Cdo Fjal Esht E Vertet,Dua Zdua E Pranoj
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit


BRICJAPI: Këmbëngulës drejt shërimit
Për bricjapin thuhet se është si vera – sa më i vjetër aq më i mirë është! Ngjashëm do të mund të thuhej edhe për shëndetin e tij. I sëmurë në fëmijëri, por me kalimin e viteve bëhet më i fortë, më i lidhur dhe më i qëndrueshëm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtë dhe i ashpër trupin ua nënshtron sëmundjeve të shumta, por njëkohësisht e ushqen me përvoja dhe "antivirusë". Bricjapi në këtë mënyrë e zhvillon vetëdijen për vetëndihmën, e di se çka i bën dëm, çka i ndihmon dhe në mënyrë të disiplinuar ndjek udhëzimet e profesionistëve. Nuk është i prirë të improvizojë, shpreh mosbesim për pseudomjekët dhe ndaj çdo gjëje që është joshkencore dhe e paverifikuar.
Te trupi i njeriut i udhëheq eshtrat, nyjat, gjunjët, thonjtë, dhëmbët, lëkurën dhe flokët. Megjithëse i frikohet stomatologut, analizave të gjakut, shpimit dhe ndërhyrjeve të ngjashme mjekësore, nëse diçka do t’i ndihmonte që të shërohej dhe që dhimbja t’i pushonte do ta duronte në mënyrë stoike. Funksionet që i rregullon janë: ngurtësimi, dregëzimi i plagëve, zënia e gjakut, sedimentacioni. ثshtë i prirë për thyerje eshtrash, lumbago, reumë, anemi, anoreksi, mungesë të mineraleve dhe sëmundje të psikikës, sikundër janë paranoja, fobia dhe depresioni. I nevojitet vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh, por më së shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqërimi me persona te kthjellët dhe të durueshëm.
Aktiviteti trupor: Alpinizmi
Bjeshkët janë mbretëria e vërtetë për bricjapët që duan vetminë. Në mënyrë që ta fitojnë energjinë trupore dhe qetësinë shpirtërore, më së miri e kanë që të shkojnë në piknik të gjatë në bjeshkë sa herë që kanë mundësi. Atje do të jenë të rrethuar nga ajri tërësisht i pastër dhe nga qetësia aq shumë e nevojshme, ndërkohë që shikimi nga lartësitë do t’i përmbushë me një ngazëllim të veçantë. Shëtitjet nëpër bjeshkë njëkohësisht do ta përmirësojnë ndërrimin e materieve në organizmin e tyre, ashtu që pas një pushimi të tillë të shëndetshëm, bricjapët do të kthehen plotësisht të rilindur. Bricjapët në aspektin e ndërmarrësisë janë shumë të qëndrueshëm, ndaj u përgjigjet ecja e gjatë, madje edhe maratona.
 
Pe: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Binjaket.......21 Maj- 21 Qershor
Eshte shenje ajri dominuar nga Merkuri.Karakteristike e kesaj shenje jane dyzimi dhe natyra kontradiktore.Jane te qete,joshes,inteligjente,aktiv,ne disa raste behen pesimist dhe amorfi.Fakti qe jane ndryshe nga te tjeret dhe qe i dallon nga te tjeret ndonjehere mund te jete negative,si psh kane veshtersi te lidhen per nje kohe te gjate me gjera,aktivitete apo persona.Dine te jene dashnore brilante dhe fantazioze,por eshte gjithmone me i forte sensi i tyre i lirise dhe i pavarsise.Te lindurit e kesaj shenje jane vecanerisht shume te paduruar,kane interesa te ndryshme,e madhe eshte deshira e tyre per te njohur gjithcka dhe shume terheqese eshte dhuntia e tyre per tu mesuar ne cdo situate.Pelqejne lojrat egnimatike,udhetimet,jeten shoqerore dhe ajrin e hapur.Midis karrierave te tyre gjejme;politikan,menaxher,avokatin etj.

Si te besh per vete nje mashkull Binjak.Binjaket eshte nje tip i qete dhe i lire.Femra e tij ideale duhet te jete e afte ta kuptoje ate,te ndaje me te shume interesat dhe ne te njejten kohe te mos e bej te ndihet i genjyer.Eshte nje dashnor brilant dhe aspak monoton.Darka e pare duhet te jete me ushqim origjinal dhe te vecante,pikerisht si ai!
Nje keshille:
Per te bere nje surprize te goditur Binjakeve,vishni zhartjere!


Si te besh per vete nje femer Binjak.Ajo eshte nje femer brilante,sportive,e informuar,dinamike dhe e pelqyeshme.Nese do dini ti propozono cdo here dicka te re,jeni bere per te.
Duke qene shume e lire dhe e pavarur,veshtire se do kete si aspirate te sajen martesen.Femra Binjaket pelqen ushqimin egzotik dhe veren.
Nje keshille:Propozojini nje shetitje me motorr

Si te besh per vete nje femer Binjak.Ajo eshte nje femer brilante,sportive,e informuar,dinamike dhe e pelqyeshme.Nese do dini ti propozono cdo here dicka te re,jeni bere per te.
Duke qene shume e lire dhe e pavarur,veshtire se do kete si aspirate te sajen martesen.Femra Binjaket pelqen ushqimin egzotik dhe veren.
Nje keshille:Propozojini nje shetitje me motorr
Weeee vertet e ka kjo??LOL...Per ushqim jam cik nazelie,per veren me pelqen...Ah per keshillen ska ditur gje,jam fobike nga shpejtesia:)...As qe behet fjale te hipi ne motor,apo te jem ne nje makine qe ecen me shpejtesi...Shpejtesine e kam fobi:)
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Per shpjegim te dashur antar (duke qen edhe vet e apasionuar pas horoskopit :P) ....Karakteristikat e shenjave jan marre nga nje sit profesional me nje astrolog te till profesional :D....Nga astrologu im i preferuar Italian ;)

Prandaj dhe jan te sakta hihihi :--P



 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit


UJORI: Problemet me vena
Shenja e fundit e trinisë ajrore është ujori i paadaptueshëm dhe origjinal. Veçantinë e tij disa e quajnë problem psikik, pa u përpjekur fare që ta kuptojnë se ai e sheh botën në një mënyrë tjetër. Përfaqësuesit e kësaj shenje më së miri ndihen kur nuk duhet t’u përshtaten të tjerëve; kur bëjnë atë që duan, ndihem mirë dhe të shëndetshëm!
Meqenëse kjo shenjë e drejton qarkullimin e gjakut e të limfës dhe udhëheq me pjesën e poshtme të trupit, nëngjurin dhe nyjat e këmbës, njëkohësisht kjo edhe do të jetë pjesa e saj e lëndueshme. Përfaqësuesit e saj janë të prirë të kenë telashe me qarkullimin e gjakut e të limfës, venat varikoze, këmbët e sëmura dhe të ënjtura, shputat e rrafshëta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinë e nyjave të këmbës dhe mungesës baraspeshës hormonale e çrregullimet psikosomatike.
Disa telashe mund të lindin edhe si pasojë e mënyrës së jetës. Meqenëse nuk ka një kufizim në kërkesat e tij dhe duke qenë kureshtar do të provojë gjithçka do t’ia shkatërrojë vetes shëndetin. Në këtë mënyrë konstruktin e mirë që e ka nga lindja do ta dëmtojë me mënyrën jo të shëndoshë të jetës, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu të parregullt. I pranon format alternative të shërimit dhe mjekësinë natyrore. Nga vajrat eterike më së shumti i ndihmojnë rozmarina për përdorim të jashtëm, ndërsa valeriana për përdorim të brendshëm – për qetësim dhe gjumë të mirë.
Aktiviteti trupor: اiklizmi
Biçikleta është mjet transporti, i cili për shumë ujorë njëkohësisht është edhe aktiviteti më i mirë sportiv. Vozitja me biçikletë do t’i ndihmojë për t’i kapërcyer vështirësitë dhe depresionin, duke i bërë mirë trupit dhe shpirtit të tij. Të etshëm për liri dhe pavarësi, ujorët mbi biçikletë do të ndihen sikur peshku në ujë. Nëse e shfrytëzojnë kohën e bukur për vozitje me biçikletë jashtë qytetit, vetëm ose në shoqëri të këndshme, do të ndihem më të shëndetshëm dhe më të qetë, por do t’u përmirësohet edhe qarkullimi në vena.
 
Titulli: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Shigjetari.........23 Nendor- 21 Dhjetor

Eshte shenje zjarri dominuar nga Giove(Jupiteri)Shigjetaret zene shpejt besim tek te tjeret,kane shpirt aleger,te sinqert,besnik dhe hapur.Besojne ne te ardhmen dhe ne ndryshimet,i duan udhetimet,shetitjet ne ajer te paster dhe kafshet.Veshtire se dorezohen perpara veshtersive,jane shume fetar dhe tmerresisht kurioz.Zgjedhin shoqeri dhe te dashur te sinqerte,korrekt dhe qe u le atyre ate liri qe ata e konsiderojne shume te rendesishme per veten e tyre,jane nga miqte me te mire qe mund te kesh.Femra shigjetar eshte shume e dhene pas shtepise,kopshtin e saj,familjen e saj.Midis profesioneve qe shigjetarit i pershtaten jane:gjykates,shkencetar,astronaut,guide turistike,agjente udhetimesh.

Si te besh per vete nje mashkull shigjetar.
Mashkulli shigjetar eshte tip qe impenjohet,sportiv,korrekt.Duhet bere per vete me biseda te zgjuara dhe alegre.Pelqen ushqimin e mire,shoqerine dhe veshjen elegante por jo shume serioze.
Nje keshille:
Ftojeni per nje shetitje me kal.

Si te besh per vete nje femer shigjetar.Femra shigjetar eshte shume alegre,optimiste,aktive dhe kapricoze.Ka aftesi te medha organizuese,nuk influencohet lehte nga gjykimet e te tjereve,pelqen lirine.Kerkon nje mashkull qe ta beje te ndjej te lumtur por qe mos e mbyse me sjellje maskiliste.
Nje keshille:Mos i beni skena xhelozia.

Flm per postimin Bella :)
 
Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit


PESHQIT: Telashet psikosomatike
Në fund të Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e të bashkuar, të preokupuar në botën e tyre të imagjinatës dhe të emocioneve të përjetuara. Përfaqësuesit e kësaj shenje janë të ndjeshëm në çdo pikëpamje, ndërsa, nëse mësohen që herët me tableta dhe medikamente të ndryshme, do t’ia krijojnë vetes edhe një problem shëndetësor.
Peshqit janë intuitivë, të ndjeshëm, sakrifikues, por jostabilë në aspektin psikik. Nëse i nënshtrohen influencës së huaj dhe nëse ajo është negative, edhe vetë do të shkojnë në drejtim të gabueshëm. Janë të prirë për telashe psikosomatike, varësi të ndryshme dhe çrregullime të gjumit.
Shenja e peshqve udhëheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshën ndërmjet pjesë së epërme dhe të poshtme të trupit, ndërmjet trupit dhe shpirtit, ëndrrës dhe zhgjëndrrës. Nën drejtim e kësaj shenje janë muskujt, ligamentet, eshtrat e këmbës, thembra, pastaj hipofiza cerebrale dhe ajo e membranës. Funksionet trupore të cilat i udhëheq janë: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sëmundjeve të ndryshme, të lindurit në këtë shenjë janë të prirë edhe për çrregullime të metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e shputave. Sikundër edhe te çdo shenjë tjetër ujore, edhe për ta uji (dhe të gjitha lëngjet) ka cilësi shëruese. Veçmas do t’u pëlqejnë noti, masazhi me vajra eterike, balta shëruese, çajet natyrore, joga dhe meditimi.
Aktiviteti trupor: Noti
Shumica e peshqve e adhuron verën vetëm për faktin se mund të notojnë sa të duan. Noti në pishinë nuk u pëlqen gjithaq, sepse më shumë e duan ambientin natyror. Të lumtur që gjenden pranë ujit, do t’i bashkojnë kënaqësinë me dobinë, duke i falur trupit të tyre kënaqësi të përditshme në këtë sport të dobishëm. Mirëpo, noti nganjëherë mund të bëhet i rrezikshëm për ta. Të etshëm për romantikë dhe qetësi, do të mund të rrëmbeheshin plotësisht, duke e harruar rrezikun që mund të vijë si pasojë e qëndrimit të gjatë nën rrezet e diellit.
 
Pe: Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Për bricjapin thuhet se është si vera – sa më i vjetër aq më i mirë është!

As qe diskutohet :P

Ngjashëm do të mund të thuhej edhe për shëndetin e tij. I sëmurë në fëmijëri, por me kalimin e viteve bëhet më i fortë, më i lidhur dhe më i qëndrueshëm.
As nuk kam pa ndonjehere spital me sy gjate gjith ktyre viteve jete qe kam bere.
 
Pe: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Luani.........23 Korrik- 23 Gusht

Eshte shenje zjarri dominuar nga Dielli,simboli i forces i qartesise.Te lindurit ne shenjen e luanit jane indipendent,te lire,autoritar,aktiv,pasional dhe shume bujare.Ndonjehere mekatojne duke pasur nje siguri te plote ne vetvete,pak modesti dhe kujdes nuk do tju bente keq!Optimist dhe me aftesine e tyre te te reaguarit nga humbjet e kthejne ate ne nje pike force.Jane shume te vleresuar ne punen e tyre fale vendosmerise,dine te jene te durueshem ne shume sektore pune pa asnje problem,e rendesishme eshte te jete i pari.Profesionet me te dallueshme per Luanin jane:aktor,dipllomatik,profesionist i lire.Adhurojne luksin,pasurine,te bejne jete te bukur,urrejne mediokritetin.Dashurojne ne menyre pasionale,dine te bejne gjithcka per personin qe duan.

Si te besh per vete nje mashkull Luan.Mashkulli Luan eshte ambicioz dhe egocentrik,por kurresesi egoist.Pelqen ne fakt pasurine qe ta ndaje me ata qe i rrine prane.Per ta bere per vete eshte e nevojshme ti besh te ditur qe vlereson vlerat dhe aftesite e tij.Femra qe Luani do prane duhet te jete elegante dhe te pelqej luksin si ai.Eshte nje dashnore kerkues por shume pasional.
Nje keshille:
Foli per te

Si te besh per vete nje femer Luan.Femra Luan eshte shume terheqese,aristokrate,bujare por shume kerkuese.Preferon meshkujt ambicioz dhe te vendosur.Eshte nje femer e forte dhe besnike dhe kur dashurohet eshte e afte te bej gjithcka per te ndihmuar partnerin e saj.Pelqen komplimentet dhe dhuratat e rendesishme,do te jete gjithmone ne qender te vemendjes.
Nje keshille:Cojeni ne restorantin me te frekuentuar te qytetit.


La Reine reste toujours la Reine.. :)
 
Titulli: Pe: Titulli: Re: Karakteristika te shenjave te horoskopit

As qe diskutohet :P


As nuk kam pa ndonjehere spital me sy gjate gjith ktyre viteve jete qe kam bere.

Meqe ra fjala........kete horoskopin e shendetit e vura se me kishte ardhur ne facebook nga nje kusherir....pra nuk eshte nga siti im i preferuar.........smbaj pergjegjesi :P
 
Titulli: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Gaforrja..........22 Qershor- 22 Korrik

Eshte shenja uji dominues nga Hena.Eshte pikerisht kjo e fundit qe ben determinant karakterin "lunatik" te Gaforres i cili eshte vazhdimisht melankolik dhe me pas aleger.Te lindurit ne shenjen e gaforres jane te embel,konservator,kapricoz,enigmatik dhe fantazioze.Jane te dhene pas luksit,udhetimeve,per shtepine,shume here eshte kurioze e gjerave antike dhe nga traditat e se kaluares.I tremben pasigurise te se rese dhe te se ardhmes dhe e urrejne dhunen ne te gjitha menyrat e saj.
Jane teper te turpshem,posesiv dhe romantik,lidhen shume me personat qe duan.Profesionet me te pershtatshme jane edagoge,shites te gjerave antike ,muzikante.

Si te besh per vete nje mashkull Gaforre.
Mashkulli gaforre,di te jete i ndjeshem,romantik,jep siguri ,mbrojtje,por ai var shpesh buzet dhe eshte kapricoz.Per ta bere per vete duhet te sillesh embel dhe pak si femije.Adhuron koncertet dhe darkat me dy veta
Nje keshille:Mos e kundershtoni,eshte shume zemerak.

Si te besh per vete nje femer Gaforre.
Femra gaforre eshte shume e rafinuar,sensuale dhe endrrimtare.Preferon jeten sociale nga ajo mondane.Urren vulgaritetin dhe do femijet.Eshte teper e ndjeshme,dhe eshte disi e veshtire per tu bere per vete Adhuron te jete e mbushur nga dhuratat,lulet dhe perkudesjet.
Nje keshille:Perkedheleni dhe do tju cmend

aahhhahaahahahaa interesante
 
Titulli: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Luani.........23 Korrik- 23 Gusht

Eshte shenje zjarri dominuar nga Dielli,simboli i forces i qartesise.Te lindurit ne shenjen e luanit jane indipendent,te lire,autoritar,aktiv,pasional dhe shume bujare.Ndonjehere mekatojne duke pasur nje siguri te plote ne vetvete,pak modesti dhe kujdes nuk do tju bente keq!Optimist dhe me aftesine e tyre te te reaguarit nga humbjet e kthejne ate ne nje pike force.Jane shume te vleresuar ne punen e tyre fale vendosmerise,dine te jene te durueshem ne shume sektore pune pa asnje problem,e rendesishme eshte te jete i pari.Profesionet me te dallueshme per Luanin jane:aktor,dipllomatik,profesionist i lire.Adhurojne luksin,pasurine,te bejne jete te bukur,urrejne mediokritetin.Dashurojne ne menyre pasionale,dine te bejne gjithcka per personin qe duan.

Si te besh per vete nje mashkull Luan.Mashkulli Luan eshte ambicioz dhe egocentrik,por kurresesi egoist.Pelqen ne fakt pasurine qe ta ndaje me ata qe i rrine prane.Per ta bere per vete eshte e nevojshme ti besh te ditur qe vlereson vlerat dhe aftesite e tij.Femra qe Luani do prane duhet te jete elegante dhe te pelqej luksin si ai.Eshte nje dashnore kerkues por shume pasional.
Nje keshille:
Foli per te

Si te besh per vete nje femer Luan.Femra Luan eshte shume terheqese,aristokrate,bujare por shume kerkuese.Preferon meshkujt ambicioz dhe te vendosur.Eshte nje femer e forte dhe besnike dhe kur dashurohet eshte e afte te bej gjithcka per te ndihmuar partnerin e saj.Pelqen komplimentet dhe dhuratat e rendesishme,do te jete gjithmone ne qender te vemendjes.
Nje keshille:Cojeni ne restorantin me te frekuentuar te qytetit.

:djep::djep::djep::djep::djep::djep:
 
Titulli: Karakteristika te shenjave te horoskopit

Si te besh per vete nje femer shigjetar.Femra shigjetar eshte shume alegre,optimiste,aktive dhe kapricoze.Ka aftesi te medha organizuese,nuk influencohet lehte nga gjykimet e te tjereve,pelqen lirine.Kerkon nje mashkull qe ta beje te ndjej te lumtur por qe mos e mbyse me sjellje maskiliste.
Nje keshille:Mos i beni skena xhelozia.


Opo te goditur ore :)
 
Back
Top