Kapri dhe magjia e tij

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
capri_town_bay_of_naples_campania_italy.jpg


Kapri eshte nje ishull qe ndodhet ne jug te gjirit te Napolit, ne rajonin e Kampanja-s te Italise Jugore. Ka qene nje resort turistik qe ne periudhen e Perandorise Romake.

Pjese te rendesishme te ishullit jane Porti i Vogel, Belvedere di Tragara (qe eshte nje shetitore me nje panorame shume te bukur, e rrethuar me vila dhe me shkembinj gelqerore te quajtur “oxhaket e detit), Anacapri, Grotta Azzurra (shpella blu) si dhe rrenojat e vilave mbreterore romane.

Periudha Antike dhe Romane

Sipas gjeografit grek Straboni, Kapri dikur ka qene pjese e gadishullit apenin. Kjo eshte vertetuar edhe nga studimet gjeologjike dhe nga objektet arkeologjike te gjetura ne kete zone. Ka qene i banuar qe ne kohet me te hershme, ate neolitike dhe te periudhes se bronxit.

Virxhili, ne vepren e tij “Eneida” thote se ishulli ka qene populluar nga greket e ardhur nga ishujt Joniane. Historian roman Gaius Tacitus deklaron se kane qene 12 vila mbreterore ne Kapri.

Periudha e Mesjetes dhe Moderne

Ne janar te vitit 1806 trupat franceze pushtuan ishullin. Ne muajin maj te po ketij viti britaniket e debuan trupat franceze dhe Kapri u shnderrua ne nje baze detare te fuqishme (“nje Gjibraltar i dyte”).Programi i ndertimit ne Kapri shkaktoi deme te medha ne vendet dhe objektet arkeologjike.

Francezet hyne perseri ne Kapri ne vitin 1808 dhe qendruan aty deri ne fund te periudhes se Napoleonit (viti 1815), kur Kapri iu rikthye pushtetit barbon te Napolit.

Norman Douglas, Friedrich Krupp, Christian Wilhelm Allers, Maxim Gorky, Rose O’Neill, Charles Coleman dhe Mariah Carey jane vetem disa nga personat e famshem te cilet kane pasur nje shtepi te tyren ne ishullin e bukur.

grotta-azzurra-capri.jpg


Shpella Blu eshte nje shpelle detare qe ndodhet ne breg te ishullit. Drita e diellit qe reflektohet ne nje zgaver nenujore dhe shkelqen ne ujin e detit, krijon nje nuance te ngjyres blu qe ndricon shpellen dhe i jep nje pamje mahnitese. Shpella njihet ne te gjithe boten per madhesine e saj, per tonin e thelle te ngjyres blu ne brendesi te saj si dhe per driten e argjendte e te magjishme qe reflektohet nga objektet e zhytura ne ujin e saj.

Per nder te San Kostancos, padronit te shenjte te ishullit, cdo 14 maj festohet dita e tij. Nderimi I San Kostancos pasohet nga nje proces fetar qe zgjat per nje jave ne kishen Marina Grande.

Ishulli shkembor dhe i mbuluar me lule i Kaprit, eshte shtepia e shume adhuruesve te artit, historise dhe natyres. Megjithate kjo “pertaci parajse” e rrethuar nga deti blu, qe per shekuj me radhe ka pritur vizitore, vitet e fundit eshte “prekur” edhe nga moderniteti, nga komplekset luksoze te sherbimit si dhe hotelet e kushtueshme.

capri-italy.jpg



Ka kaq shume per te pare, qe nga rrenojat e vilave romane e deri te rezidencat magjepsese te rrethuara nga kopshte me gjelberim. Mund te meditoni permes rrugicave te vogla, te mbushura me vreshta rrushi dhe peme te tjera frutore. Mund te shetisni mbi catine dhe kopeshtet me perime nepermjet nje teleferiku qe te con ne majen e malit. Ju mund te ngjisni shkembinjte dhe te shikoni pamjen madheshtore te ishullit dhe te detit.

Te jep edhe nje tjeter emocion Kapri: rremujen e rrugicave dhe te sheshit, kafenete, baret e vogla, butiket e modes, hotelet e medha, jahtet si dhe paradat e njerezve me te famshem te botes.

infoal



la-fontelina-capri-italy.jpg


capri.jpg


Shiko fotografinë 1728553

Shiko fotografinë 1728554

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top