Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kantarioni lufton depresionin

Kantarioni lufton depresionin

Kantarioni i verdhë është bari më i njohur kundër depresionit, veprimi antidepresiv i të cilit çmohet shumë edhe në mjekësinë konvencionale.Kantarioni tashmë qindra vite është përdorur në mënyrë orale për trajtimin e gjendjeve të depresionit, anksiozitetit si edhe dhimbjeve në lukth. Ekstraktet e kantarionit përdoret edhe për trajtimin e plagëve, të djegurave, pickimeve nga insektet dhe të ngjashme.

Tek plagët të cilët vështirë shërohen, kantarioni preferohet pasi që e përshpejton procesin e regjenerimit të lëkurës.

Kur shfrytëzohet për shërimin e depresionit, kantarioni nuk është bar “i shpejt”. Me të nuk do të arrihen rezultate momentale, por në kohë më të gjata, jep rezultate të shkëlqyeshme.

Sipas rregullit çaji duhet të pihet tri herë në ditë. Rezultatet e para do t’i vërejmë pas një deri në dy javësh. Zakonisht një trajtim zgjat tre deri në gjashtë muaj. Edhe nëse vëreni përmirësime pas një ose dy muajsh, nuk preferohet që ta ndërpreni trajtimin, pasi që shërimi nuk do të jetë i plotë.

Efektet anësore

Gjatë përdorimit normal, nuk janë vërejtur efekte negative anësore, por kantarioni ndikoh në efikasitetin e disa medikamenteve të tjera, veçanërisht barnave për koncentrim, barnave antikanceroze ose atyre për trajtimin e HIV virusit. Për këtë arsye, është e patjetërsueshme të konsultoheni me mjekun ose farmacistin, para se të filloni ta merrni këtë lloj të çajit për trajtim.

Kantarioni po ashtu e bën lëkurën të ndjeshme ndaj diellit, andaj është shumë e rëndësishme ta shmangni qëndrimin në diell gjatë kohës së trajtimit.Telegrafi
f.0822003155166_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back