Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kandiq: Si e lejuat Dikoviqin të futet në Kosovë kur akuzohet për krime lufte

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, është shprehur e befasuar se si KFOR-i e ka lejuar hyrjen në Kosovë të kryeshefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, kur dihet se Dikoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë (që ndërlidhen me rastin “Rudnicë).

Kaniq në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka shtruar pyetjen se si është e mundur që komandanti i KFOR-it nuk i përcjell vendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, përmes të cilave i ndalohet Dikoviqit hyrja në territorin e Kosovës.

“Mendoj se kjo është gjë mjaft e keqe, meqë dëshmon se KFOR-i me gjasë nuk është sa duhet i informuar për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në raport me disa zyrtarë të lartë tSerbisë, të cilët që janë nën dyshime publike për përgjegjësi dhe pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës të njësiteve që kanë komanduar”, ka thënë ajo.

Sipas Kandiqit, Qeveria e Kosovës do të duhej të vendoste se a do t’i lejojë KFOR-it që të udhëheq politikë të pavarur apo do t’i përmbahet vendimeve të ekzekutivit kosovar, kur janë në pyetje interesat e larta si drejtësia dhe veprat e liga të kryera.

Ndryshe, ajo tha se nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dikoviqit, ndërkohë që Prokuroria për krime lufte në Beograd vazhdon hetimet, në bazë të padisë penale që Fondi për shkelje të nderit dhe reputacionit bëri ndaj tij.

Kandiq thotë se qeveria e Kosovës duhet të mbroj të drejtën e familjeve të viktimave dhe të ketë përgjigje edhe në disa pyetje.

Këto deklarata të Kandiq-it pasuan pas qëndrimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Lubisha Dikoviq në Prishtinë, për të nënshkruar marrëveshjen mbi procedurat operative pas relaksimit të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Kjo zonë (25 kilometra) ka qenë e përcaktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë



Burimi expres
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back