Kandidati i PD-së në Korçë Andrea Mano: Do t’ju japim kredi të lani borxhet

E PADËGJUAR!​

Teksa i rendit të gjitha gjërat që PD-ja do të bëjë për qytetarët kur të vijë në pushtet, Mano thotë se do të japin dhe kredi për të shlyer detyrimet e prapambetura që qytetarët kanë.


Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka qënë i pranishëm në një familje në zonë prej nga ka bërë një premtim ‘qesharak’. Teksa i rendit të gjitha gjërat që PD-ja do të bëjë për qytetarët kur të vijë në pushtet, Mano thotë se do të japin dhe kredi për të shlyer detyrimet e prapambetura që qytetarët kanë.

Ndihmën ekonomike do ta dyfishojmë, do ti japim mundësi dhe familjeve të reja që të marrin dhe kredi që të keni mundësi që të paguani detyrimet tuaja’– dëgjohet që thotë Mano në video.

Me siguri premtime të tilla, ose më qesharake do të dëgjojmë në fushatën që do kryhet para zgjedhjeve të 25 prillit… E Manos ishte e para, presim perlat e tjera!

(A.B)/Dosja.al
 
Top