Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kanceri i mitrës, gjinekologu: Tani operacion pa prerje

Ndonëse numri i femrave që vuajnë nga kanceri i gjirit dihet zyrtarisht, numri i atyre që vuajnë nga kanceri i mitrës apo vezoreve nuk dihet ende.

obgyn_preg09.jpg


Ajo që dihet me siguri, sipas kirurgëve gjinekologë, është se numri i rasteve të grave të prekura nga kanceri i mitrës apo vezoreve është rritur ndjeshëm.
Më të prekurat janë gratë të cilat kanë kaluar menopauzën.

“Në Shqipëri ka hyrë një metodë e re për të ndërhyrë në heqjen e masave tumorale te këto dy organe, jo më me operacionet klasike, që linin shenja të dukshme nga ana estetike. Ditët e qëndrimit në spital apo dhembjet janë fare të papërfillshme. Me anë të kësaj aparature ndërhyhet edhe në heqjen e fibriomave apo kisteve”, tha Vasil Angjeli, kirurg gjinekolog.

Sipas tij, kjo aparaturë do të bëjë të mundur që operacioni të mos jetë i rëndë dhe të mos qëndrojë më një javë në spital, por vetëm një ditë, ndërsa shërimi do të jetë më i shpejtë.
Angjeli thotë se për të kapur në kohë tumoret në mitër dhe vezore duhet të bëhen të paktën çdo vit kontrolle me anë të ekove, pasi nuk ka shenja dalluese për kancerin e këtyre organeve.

Shenjat sipas tij shfaqen vetëm në rastet kur tumori është shumë i zhvilluar.
“Kontrolli rutinë është ajo që ne kërkojmë nga gratë, për shkak se duam të zbulojmë një problem potencial që të mund ta kapim në një fazë sa më të hershme. Zakonisht janë të heshtura. ثshtë një kontroll i rastit që izolon dhe gjen problemin”, theksoi gjinekologu.
Burimi: g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back