Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kancelari i anti emigrantëve, politikani favorit në gjermani kërkon dëbimin e refugjatëve problematikë


Pas sulmit në Magdeburg, kandidati i partisë kristiandemokrate për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz ka dalë me një reagim të ashpër: Politikani që rezulton nga sondazhet si favorit për marrjen e këtij posti kërkon ashpërsim të ndjeshëm të rregullave të emigracionit.



Merz bëri thirrje për veprime më të rrepta kundër autorëve të shkeljeve të cilët nuk kanë origjinë europiane. “Ne thjesht nuk jemi mjaftueshëm konsistent në trajtimin e armiqve të demokracisë sonë. Ne tolerojmë shumë njerëz në Gjermani që nuk duan të integrohen”, ka shkruar kreu i CDU në një letër të hapur, ku thotë se dëbimet duhet të jenë gjithashtu të mundura në rastet kur nuk janë identifikuar vepra penale.



Autori i ngjarjes në Magdeburg dukej se ishte një kundërshtar mjaft agresiv i Islamit cili më parë kishte vënë në dukje rreziqet e islamizmit politik. Por është fare e qartë se në tokën gjermane po zhvilloheshin konflikte me këtë autor, i cili në fakt nuk i përshtatet aspak profilit të mëparshëm të agresorëve të kësaj natyre, e këtë ne thjesht nuk mund ta tolerojmë”, nënvizon Merz. Kreu i CDU-së ankohet se në përgjithësi, numri i krimeve të rënda të kryera nga emigrantët po rritet. “Niveli dukshëm më i lartë i krimit të huaj është i dokumentuar publikisht në detaje. Islami politik në veçanti është një nga motivet kryesore për krimet e kryera në Gjermani”, thotë ai.


Sipas të dhënave të BKA-së, apo Zyrës Federale të Policisë kriminale në Gjermani, përqindja e të huajve të dyshuar për krime në 2023 ishte 34.4% nëse nuk merren parasysh shkeljet e ligjeve të emigracionit. Por ZeitOnline thotë se kjo rritje mund të lidhet edhe me fakt që përqindja e të huajve në popullsi është shtuar gjithashtu.1735435668298.png
 
Po a nuk ka te drejte??
 
Nuk keni cka largoni se ju ka hanger plakja pa emrigrantet do te mbaroni si shtete kapitaliste.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back