Kampionati starton të mërkurën, caktohen oraret e ndeshjeve të javës së parë në Kategorinë Superiore

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Bojkoti i futbollit u ndërpre dhe në fundjavë do të startojë edicioni i Kupës së Shqipërisë e më pas të mërkurën do të nisin të gjitha kampionatet, nga Kategoria Superiore, Kategoritë I dhe II etj.kategoria-superiore.jpg
Dje, në një mbledhje të afruar të Ligës Profesioniste (e programuar fillimisht për t’u zhvilluar sot) u vendos unanimisht nga drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore që të ndërpritet bojkoti dhe të pranohet premtimi i dhënë nga kryeministri kundrejt presidentit të FSHF-së se të katër kërkesat do të merren parasysh nga qeveria.

Pas ndeshjeve të Kupës, të gjitha skuadrat shqiptare do e kthejnë menjëherë vëmendjen nga ndeshja e parë e kampionatit, që do të ngrejë siparin ditën e mërkurë më 4 nëntor.

Më poshtë mund të shikoni ndeshjet e javës së parë në Kategorinë Superiore me oraret përkatëse:

Kategoria Superiore
_____________________
☆Java 1 (04.11.2020)

●TIRANA-KUKËSI 13:45 (stadiumi i papërcaktuar ende)

●KASTRIOTI-PARTIZANI 13:45 (luhet në stadiumin e Kamzës)

●BYLISI-LAÇI 13:45

●TEUTA-SKËNDERBEU 16:45

●VLLAZNIA-APOLONIA 16:45

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top