Kampion Europe dhe 3 medalje ari, Briken Calja: Ia dedikoj shqiptarëve!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kampion Europe dhe 3 medalje ari, Briken Calja: Ia dedikoj shqiptarëve!

ccccccccc.jpg


Mes vështirësive dhe skandalit të dopingut, për peshëngritjen shqiptare vjen pas shumë kohësh një lajm pozitiv dhe fatsjellësi është Briken Calja.

Peshëngritësi shqiptar është shpallur kampion në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet ne Bukuresht të Rumanisë.

Fillimisht Calja fitoi medaljen e arit në stilin e shkëputjes, duke ngritur 146 kg. Peshëngritësi shqiptar i shtoi triumfit të tij edhe dy medalje ari më pas, teksa siguroi edhe në shtytje vendin e parë, duke ngritur 175 kilogram.

Në total, në dygarësh Calja ka ngritur 321 kilogramë, duke e katapultuar veten në “fronin” e Europës për kategorinë 69 kilogramë të peshëngritësve.

Pas garës së tij të jashtëzakonshme, edhe pse tejet i emocionuar, ai tha se ky sukses shkon për familjen miqtë dhe shqiptarët.

“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Calja pas garës.

Brikeni.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top