Kampi i vdekjes për femrat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Lufta e Dytë Botërore la pas plagë që as koha nuk mundi t'i shërojë. Mizoritë e kryera gjatë saj, nga të dyja palët në konflikt vijnë së fundmi me në një libër të Sarah Helm kushtuar kampit të internimit ekskluziv për femrat në Ravensbruck.

1420883299grateinternimi.jpg


Mbi 50 mijë femra të të gjitha grupmoshave gjetën vdekjen në këtë kamp. Shumë vdiqën nga torturat, të tjera nga sëmundjet e uria e shumë përfunduan në dhomat e gazit e më pas në krematorium.

Helm sjell dëshmitë e të mbijetuarave dhe të arkivave të kohës. Në Ravensbruck, të internuarat ishin objekt ‘eksperimentesh’. Nazistët u shkaktonin plagë, i infektonin me baktere dhe më pas përdornin kurat për të gjetur atë të duhurën për ushtarët e tyre në front.

Por jo vetëm kaq. Shkohej akoma më tej. Sipas dokumenteve dhe dëshmive, një pjese e madhe e të internuarave u infektuan ‘për qëllime eksperimentale’ me sifiliz.

Vetëm në një fundjavë 2500 femra u ekzekutuan në dhomën e gazit, ndërkohë që sëmundjet, uria, torturat dhe vrasjet ndaj atyre që përpiqeshin të arratiseshin e çojnë numrin e vajzave dhe grave të vrara në këtë kamp në 50 mijë.

Masakra më e madhe është kryer në kohën kur Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik ndodhej pranë. Gjermanët vranë e përdhunuan sa mundën e më pas u tërhoqën. Por jo më pak bënë edhe ata që duhej të ishin çliruesit e tyre. Ushtarët sovjetikë të drejtuar për në Berlin përdhunuan e vranë të tjera.

Për ato që mbijetuan pasojat ishin të mëdha. Një pjesë e madhe vdiq brenda pak viteve, pasojë e sëmundjeve dhe torturave të pësuara në kamp dhe pak mbijetuan për të rrëfyer tmerrin e Ravensbruck-ut, ashtu siç ka qenë.

/ Top Channel

grateinternimi1.jpg


grateinternimi2.jpg


grateinternimi5.jpg


grateinternimi5.jpg


grateinternimi4.jpg
 
Titulli: Kampi i vdekjes për femrat

Rrenqethese.....

.. kur po e lexoja po thoja me vete shyqyr qe ka kaluar ajo kohe. Ama me vone mendova: E c'kohe ka ikur?? Akoma ne lufte jemi vecse sot kemi lufte moderne, mundohemi te veme drejtsine duke vrare cdo dite. Dhe sa per dijeni keto fuqite e medha keto furnizojne me ndihma ushtarake cdo dite.... thjesht jane fshire termat nazist fashist....sot vritet me lezet e ne populli mendojme se po i perkedhelin nderkohe qe vrasin cdo dit cdo dite...


p.s. sherbeu ngjarja ne paris qe ne ne fv te mesojme kaq sh gjera rreth historise brenda 2 ditesh:p. 5 genkcide te 5 vendeve te ndryshme i hoqem qafe...Lol
 
Titulli: Kampi i vdekjes për femrat

Vret njeriu njeriun sot ashtu si dje, si pardje, dhe keshtu do vrase edhe neser e pergjithmone. Sepse kemi nje strukture te tille ne DNA tone qe ne zanafille. Jemi te "programuar" te tille. Po nga kush?
E kush tjeter pervec Atij qe na krijoj!!!!!! E kush na Krijoj?
35 milion njerez te vrare numrohen vetem ne Tesatamentin e Vjeter nga Ai ne te cilin besojne Ebrejt, te krishteret dhe myslimanet.
Pavarsisht nga ideologjia fetare apo politike, njeriu vazhdon te vrase sepse ky eshte programi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top