Kamioni shndërrohet në hotel intim

LeVoyageur

Once upon a time...
Nëse nuk dini se ku mund të gjeni pak qetësi dhe intimitet për veten dhe partnerin tuaj, në Amerikë tashmë është bërë e mundur të merret me qira "Hook-up", një kamion me katër rrota, i cili mund të përdoret si hotel për çiftet, në mënyrë që ata të mund të realizojnë “marrëdhënie intime”.

Sipas faqes së internetit që ofron këtë shërbim, dhoma që ndodhet në brendësi të mjetit është e disponueshme për festa, martesa e pushime. Ajo mund të përdoret nga kushdo, i cili ka mbushur moshën 21 vjeçare.

Hoteli ofron edhe një paketë të veçantë, e cila vihet në shërbim të mysafirëve. Ajo është një aparat fotografik, nëpërmjet të cilit mund të realizoni sa fotografi të doni, falas, por vetëm brenda ambientit.

noa.al
 
Back
Top