“Kam pesë vjet pa ngrënë”

Love

βeℓℓe â๓e
Ndonëse shkenca ka provuar se një njeri nuk mund të mbijetojë më shumë se dy muaj pa ushqim, e më të shumtën e rasteve as edhe dy javë, një i ri nga Sri Lanka pretendon se ka pesë vite pa ngrënë dhe pavarësisht kësaj, është tërësisht i shëndetshëm.

srilanka-2806.jpg


Kirby de Lanerolle pretendon se është në gjendje që të mbijetojë duke pasur si ushqim të vetëm ajrin, ndërsa beson fuqimisht se në mos i pavdekshëm, ai do të jetë në gjendje që të jetojë disa herë më gjatë se personat e tjerë.

“Unë jam në gjendje që të ndiej dritën, të marr fuqitë e erës dhe të përjetoj vibrimet e Zotit”, thotë de Lanerolle, i cili beson se aftësitë e tij janë në gjendje që të ngadalësojnë procesin e plakjes tek ai.

“Unë jetoj në një gjendje të re vetëdijeje. Ka disa burime energjie që janë shumë më të ushqyeshme se ushqimet që njerëzit e zakonshëm përdorin dhe nëse di t’i përdorësh, nuk ke më asnjë nevojë për të gjetur burime shtesë”
, shton ai.

srilanka1-2806.jpg


Srilankasi pranoi se pavarësisht teknikës së përdorur, ka pasur disa raste që ai është ndjerë tejet i urritur dhe në dhjetë muajt e fundit, ka ngrënë shtatë herë vafte me rreth 500 kalori, por ato e kanë bërë që të ndihet i sëmurë, pasi trupi tashmë nuk ka më asnjë nevojë për ushqim.

I bërë objekt i një dokumentari shkencor, gjithsesi de Lanerolle mund të japë vetëm një provë për vërtetësinë e pretendimeve të tij, atë të pavdektësisë.
Top Channel
 
Titulli: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Ka disa burime energjie që janë shumë më të ushqyeshme se ushqimet që njerëzit e zakonshëm përdorin dhe nëse di t’i përdorësh, nuk ke më asnjë nevojë për të gjetur burime shtesë”,

Srilankasi pranoi se pavarësisht teknikës së përdorur, ka pasur disa raste që ai është ndjerë tejet i urritur dhe në dhjetë muajt e fundit, ka ngrënë shtatë herë vafte me rreth 500 kalori,

Peralla me mbret.
Njeriu ka nevoj per ushqim....se ashtu mbijeton...
E pranon dhe ky qe ha, ama e "mbeshtjell" ne nje amballazh qe gjoja po ben kush e di ca.
 
Titulli: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Me shum me len pershtypje keta gazetaret qe bejn publike budallakinat e njerzve,,, se keta se thon hapu ;o njerz un do e them 1 genjeshter ju lutem me besoni .
 
Titulli: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Idiotsi , merka ky proteina vitamina nga ajti pffff , ca zbojn njerezit me dal ne gazet, si puna atij qe vari makaronat tek pema , dhe tha qe me ka dal pema e makaronave ncncnc
 
Titulli: “Kam pesë vjet pa ngrënë”

Kush e beson kete lloj budallelleku te ketij idioti eshte me idiot se ky vet
 
Back
Top