Kam mesuar se...

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
0318_cogsci-grades-orig.jpg

Se të rritesh nuk do të thotë vetëm të mbushësh vite.

Se heshtja është përgjigja më e mirë kur dikush dëgjon budallallëqe.

Se të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.

Se miqtë fitohen atëherë kur shfaqim fytyrën tonë të vërtetë.

Se njerëzit që na duan me të vërtetë gjenden gjithmonë afër nesh.

Se gjërat më të liga fshihen pas një maske perfekte.

Se Natyra është krijimi më i bukur në këtë jetë.

Se kur mendoj se di gjithçka dhe bëhem absolut, pikërisht atëherë kuptoj se nuk di asgjë.

Se një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se sa shumë vite sëbashku.

Se mund t’i rrëfehesh Hënës.

Se është e shëndetshme të mund të dëgjosh bravo dhe fjalë të mira.

Se të jesh xhentil i bën mirë shëndetit.

Se është e nevojshme të ëndërrosh, të duash dhe të ndash ato që ke me të tjerët.

Se mund të jesh ”fëmi” për të gjithë jetën.

Se ekzistenca jonë është e lirë.

Se buzëqeshja në përditshmëri nuk është luks, por një qëndrim jete.

Se të gjykosh ashpër veten tënde dhe të tjerët nuk ka kuptim, kur dimë se e vetmja gjë që me të vërtetë ka rëndësi është paqja brendësore.

Si përfundim, mësova se nuk mund të vdesësh nëse më parë nuk ke jetuar.

wordpress.com
 
Po lexoja dje cfare ka thene Platoni mbi dashurine, shpirtin binjak dhe menyren si endemi ne kerkim te gjysmes sone.
Do e hap si teme ,por fillimisht me duhet ta perkthej se ishte ne anglisht...
Mu duk interesante goxha ideja e te qenurit qenie e perbere dhe me pas u ndame si denim i zotave :P
 
Po lexoja dje cfare ka thene Platoni mbi dashurine, shpirtin binjak dhe menyren si endemi ne kerkim te gjysmes sone.
Do e hap si teme ,por fillimisht me duhet ta perkthej se ishte ne anglisht...
Mu duk interesante goxha ideja e te qenurit qenie e perbere dhe me pas u ndame si denim i zotave :p
Qe u krijuam me 4 krahe, 4 kembe dhe koke me 2 fytyra dhe duke pasur frike fuqine tone, Zeus na ndau ne dy qenie te ndryshme dhe na denoi qe gjith jeten te jemi ne kerkim te gjysmes tjeter?
 
Qe u krijuam me 4 krahe, 4 kembe dhe koke me 2 fytyra dhe duke pasur frike fuqine tone, Zeus na ndau ne dy qenie te ndryshme dhe na denoi qe gjith jeten te jemi ne kerkim te gjysmes tjeter?
e kjo , por jo kaq thate lol
ajo qe lexova ishte shume komplekse dhe me goditi ...edhe pse une ktyre si ve veshin shume
 
Difektin me te vogel do ta gjejn ,mos u perpiq shume te jesh perfekte edhe per te verberit
 
Kam mesuar se Nuk ka dobi prej Llajkut qe jepet me t'njofshem
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top