Kam Mall....

Mall...

Te gjithe kemi patur momente qe na mungon dikush ose dicka.C'fare te mungon ty me teper ne keto momente?
 
Titulli: Mall...

Nje perqafim me shikim te embel nga nena,babi im.Qe ndodhen ne Shqiperi...!!
 
Titulli: Mall...

Malli per nje ndeshje ne kalceto :D
 
Titulli: Mall...

Me mungon Triestja :(
 
Titulli: Mall...

Per nje frymemarrje ne boten e femirise..
 
Titulli: Mall...

Une kam nje mall te vazhdueshem ketu e 8 vjet qe nuk shuhet per familjen... Dmth sa her degjoj fjalen mall mendoj mamin babin vllain ..
Pastaj kam malle te perkohshme.. Si psh tani me morri malli per gocen e rri e shoh foton ne cel :).(u be nja 2 ore pa e pare :mad:)

Kam pastaj dhe sh mall per te shkuaren, per kujtimet, per ndodhite, njerezit.. mall per femijerine me t'gjithe detajet e saj, mall per vitet shkollore, mall per lojrat topadjegsi, voleyball, aktrimet neper teatrot e Tiranes, korces, maqedonise, elbasanit. Mall per Kampingjet ne vitet e universitetit, mall per udhetimet me shoqerine, mall per ato net kur flinim neper karrige ne studio, Lol, kur u kthenim ne 4-5 am ne dhome pasi kishim dale me shoqerine.. Jane ca gjera qe nuk kthehen me fatkeqesisht...
 
Titulli: Mall...

Nje mesazh qe kurr sdo vij
nje telenovat qe kurr sdo vij
nje shikim qe kurr sdo ma jap
nje fjal te embel qe kurr sdoma jap
prania e atij
Ai kurr sdo dashuroj nje si une
Eh kjo rinia sotshme
 
Titulli: Mall...

Mall per dy duar te vogla...dy sy Blu si deti...nje ze i embel....nje perqafim shpirtrash dhe shume zhurme ne kete qetesi te merzitshme....
 
Titulli: Kam Mall....

per nje person shum..........
 
Titulli: Kam Mall....

Sot kam mall per dushin e vjeter me vajguri :D

hahahaha vertet mall ...:p eh ju te rite cfar keni humbur sdini as cfar ishte nje dush vajguri....
 
Titulli: Kam Mall....

hahahaha vertet mall ...:p eh ju te rite cfar keni humbur sdini as cfar ishte nje dush vajguri....

Eh Po ndaj ju kemi ju te 'vjetrit' Qe te na I tregoni :p :D
 
Titulli: Kam Mall....

I pacmalluri im, o mall...!
E di qe humba! Po, tani e kuptoj permasen e vertete te dhembjes!
Nuk ia dola, as munda kurre te coj gjer ne fund cmalljen me Ty. Une e di qe ky do te jete perhere bashkeshoqerues me mua; edhe ne ditet me te hareshme diku ne nje kend te zemres, nje vend i pikezuar mallit do te mbetet i akullt.
Sa e mundimshme eshte te mos i japesh dot ushqimin e vet shpirtit!
 
Titulli: Kam Mall....

PEr prinderit e mi!
Nje kafe me ta, pasdite sidomos ne ballkon , mes jeshillekut e qetesis!
Shikimit te embelsis se syve te tyre! :)
 
Titulli: Kam Mall....

..Per cdo dit se perendon dielli..
 
Titulli: Kam Mall....

Kam mall per nje dite kur nisesha ne Tetove e thirrja ne shtepi tu treguar se kam dal ne Shkup... hiq pa plane, realizoja shume gjera..
Kam mall kur zgjohesha ne mesdite, sgjeja njeri ne shtepi, merrja macen, beja nje qumesht te ngroht dhe lexoja nje liber...
Ah mall, nostalgji..
 
Titulli: Kam Mall....

Me sa e shisni gramin? :p
 
Titulli: Kam Mall....

Kam kohe qe nuk ta kam thene ....
Me ka marre malli.
Je mungese me teper se cdo prezence ......
Me ka marre malli.
Me ka marre malli ,shume me teper se thjesht nje me ka marre malli...
Nuk e di dhe sa me teper do me marre...Di vetem qe cdo dite shtohet nje me ka marre malli ne pafundesine e mungeses tende....
 
Titulli: Kam Mall....

per nje person shum..........

askend..... :D

në bazë zbulimesh ndodhemi në ndryshime Idesh.........
 
Titulli: Kam Mall....

Me ka marre malli per monique femije...
Atehere kur luaja e vritesha e lotet ishin prej dhimbjes fizike....qaja sepse ende nuk dija sa dhimbin lotet e shpirtit!
Kam mall per kohen kur te dielave mblidheshim te katert dhe une vrapoja neper shpi dhe i lutesha tim eti te gatuante per ne....me ka marre malli te ha nje gjelle nga dora tij....
Me ka marre malli kur ne mengjes i degjoja zerin teksa therriste A.... zgjohu gjumashe...e une fusja koken nen jastek dhe i therrisja - edhe pak o baaaa
Me ka marre malli per motren time qe me shkulte kacurrelat sa here beja gabime e fajtore behej ajo.
Me ka marre malli teksa flinim te dyja shtrenguar fort e ajo me ate zerin e saj te kadifte lexonte librat e mua me zinte gjumi....
Femijeria ime ...pikenisja ime
Dikush qe me do fort shpesh me pyet pse je kaq e mire...?
Sepse jam ngjizur e rritur nga njerez qe me kane falur vetem dashuri...miresi...dhe une smund te isha ndryshe!
Jam produkt dashurie e miresie ....dhe percoj po ato ndjesi!
 
jeten ne Pr...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top