sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Cilat jane vendet me romantike ne Firence? Me ardhjen e Shen Valentinit kjo pyetje behet gjithnje e me e pranishme tek te dashuruarit e Italise dhe jo vetem, qe mbase duan t'i bejne nje surprize shpirtit binjak, duke e derguar ne nje qytet te pasur me histori dhe vende te kendshme romantike per te kaluar nje feste te paharrueshme.
Nese edhe ju keni menduar nje gje te ngjashme, jeni ne vendin e duhur sepse Firence ofron mijera mundesi, me ura, kopshte, sheshe dhe restorante, qe te kaloni bashke momente magjike.
E nisim me Ponte Vecchio, uren simbol te qytetit qe eshte perfekte per nje shetitje, si ne perendim dhe ne darke (gjate dites zakonisht ka shume njerez), ketu shihet nje panorame e mrekullueshme, me ndricimet qe pasqyrohen ne ujin e lumit dhe nese jeni me fat do te shihni dhe ndonje artist rruge apo orkester qe shoqerojne ciftet e dashuruar.
Pastaj kalojme ne Piazza Michelango, vend tjeter romantik i pershtatshem per shetitje apo per nje darke, ketu ne fakt mund te shihet i gjithe qyteti dhe mund te ushqeheni ne nje nga restorantet tipike elegante, qe shpesh kane ballkone dhe tarraca.
Nese flasim per restorante, ne Firence ju duhet te zgjidhni pasi ka shume restorante qe ofrojne pjata tipike toskane dhe ne ju keshillojme te darkoni ne BSJ, ku ndersa hani darke shihni dhe Uren e Vjeter, restorantin Pane e Olio, shume intim dhe komod, ideal per nje darke per dy persona, restorantin Alle Murate, qe gjendet ne nje pallat antik ku dikur jetonte korporata e arteve dhe gjyqtareve te notareve dhe nese ju pelqen peshku, eshte restoranti Cenacolo del Pescatore.
Por te kthehemi ne vendet romantike te Firences, duhet te permendim Giardino do Boboli, nje kopesht historik i qytetit qe gjendet prapa pallatit Pitti, atje mund te beni nje shetitje romantike ne rrugicat e fshehura.
Duke vazhduar me turneun tone romantik, kemi dhe Ponte Santa Trinita, ku mund te gjeni nje qoshe te fshehur vetem per ju qe te admironi vetem panoramen e Ures se Vjeter dhe qytetin perreth.
Edhe Fiesole eshte nje vend romantik ku mund te kaloni Shen Valentinin, shume pak kilometra larg Firences dhe eshte nje peisazh i jashtezakonshem i Firences dhe qyteteve perreth.
Ka shume restorante te mire me pamje te bukur dhe pas darkes mund te beni nje shetitje ne fshatin antik dhe te shihni se si ndricon e gjithe Firence. Nese keni deshire te perjetoni dashurite e se kaluares se Firences, mund te zgjidhni kishen e Dantes dhe Beatrices, ketu poeti takoi muzen e tij dhe u dashurua, mund te shkoni ne pallatin Mondragone, ku u takuan duka i madh Francesco de Medici dhe Bianca Capello (kishin dashuri me shikim te pare), ne baziliken Santa Croce, ku u takuan Vittorio Alfieri dhe Luisa Stolberg, derisa te arrini ne kodren Bellosguardo, ne teatrin e dashurise mes Ugo Foscolo dhe Quirina Mocenni Magiotti.
Se fundmi ju keshillojme edhe rruget e ndryshme te qendres historike, si Via del Corso, qe ne darke jane te gjitha romantike dhe sheshi Santissima Annunziata, ku vec te tjerash eshte xhiruar dhe nje skene nje filmi te Leonardo Pieraccioni./Infoal