Kalon Niagarën duke ecur mbi një litar

MasteR

I'm offline
niaga1__clanak_big.jpg

I guximshmi Nik Wallanda u bë i pari personi që kaloi Ujëvarat e Niagarës duke ecur mbi një litar.
Edhe pse ishte i lidhur për të parandaluar vdekjen thuajse të sigurt, ai sërish u përball me erën e ujin, ndërkohë që kaloi nga SHBA në Kanada. Akrobati u prit me duartrokitje ndërkohë që kaloi në anën tjetër pas thuajse gjysëm ore. Ai eci 550 metra.
Më shumë se 125 mijë njerëz ishin mbledhur për të parë këtë shfaqje, raporton Tema.
Televizioni ABC, që transmetoi këtë ngjarje, kishte kërkuar që ai të lidhej. Wallanda i përket një familje akrobatësh, që kanë bërë tentativa të tilla shpesh. Dy anëtarë të familjes së tij madje kanë gjetur vdekjen duke ecur në litar.
Kur kaloi në anën tjetër, atij iu kërkuar pasaporta pasi hyri ne Kanada
Burimi:***********
 
Titulli: Kalon niagarën duke ecur mbi një litar

Ca guximi kane disa njerez, shume e veçante :)

Uroj ta ket mar me vete pasaporten do i kishte vajt mundimi kot :P
 
Back
Top