Kaloi me not nga Meksika në SHBA, historia e pabesueshme e shqiptarit që hapi një shkollë shqipe e restorant në Alaskë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Kaloi me not nga Meksika në SHBA, historia e pabesueshme e shqiptarit që hapi një shkollë shqipe e restorant në Alaskë​

1644237981766.png
Ulber Ferati, shqiptari nga Struga tregoi se i është dashur të largohet nga trojet shqiptare kur ishte në një moshë të re. Me shumë peripeci dhe sfida mbërriti më në fund në SHBA, ku dhe jeton prej shumë vitesh. Ulberi tregoi për gazetarët në studio, se ka kaluar me not nga Meksika në SHBA.


Qëndroi në New Jersey por vendosi të shpërngulej përfundimisht në Alaskë. Atje njohu dhe vajzën me të cilën do të kalonte jetën. Me ndihmën e babait të tij,
vendosi të hapë një shkollë shqipe për të gjithë komunitetin shqiptar që ndodhej në Alaskë. Megjithëse nuk është më funksionale, shkolla e hapur para viteve ’90 ishte një ndihmë për ata që donin të mësonin shqipen.


“Këtu është një komunitet shumë i madh dhe ishin më shumë se 30 nxënës. Babain e kam pasur mësues. Me të gjithë familjen iu përkushtuam kombit. Kemi jetuar në një shoqëri ku jemi diskriminuar, nuk kishim as libra. Kur erdha këtu e kisha ndjesi dhe më vinte keq që të lija fëmijët pa mësuar gjuhën shqipe", tregoi ai. Tanimë, ai është i angazhuar në biznesin e tij, një restorant shumë i famshëm në Alaskë.


Ferati tregoi mes të tjerash gjatë intervistës me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se tashmë është angazhuar në restorantin e tij italian që ka hapur në Alaskë. “Fiori d’Italia” është një restorant italian dhe është shumë i njohur në vend. Fillimisht nisi si një mënyrë për të mësuar gjuhën angleze por tashmë bashkë me gruan e tij dhe dy djemtë kanë arritur të krijojnë një biznes të suksesshëm.
1644237998846.png

“Kur erdha në Amerikë kisha për qëllim që të krijoja diçka. Kështu që restoranti ka qenë metoda më e mirë që të mësoj gjuhën, të kem para dhe ku mund të punoj sa të duash.”, tregoi ai. Për t’i vendosur këtë emër, ai tregoi se ishte frymëzuar nga Picasso. Mes të tjerash, Ferati tregoi dhe takimin me Princ Harry-n dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle.


“Djali i madh ka një pasion të veçantë dhe dallon llojet e uiskit. U takua me një pioner, një organizator i show-eve më të mëdhenj për uiskit në Las Vegas. Kemi dhe pije të rralla, një shishe aty është një dhuratë që Princ Harry i ka dhënë djalit. Djali kaloi dy javë atje me Princin për një mbledhje fondesh për organizatën e princeshës Diana. Shkuam aty për të ndihmuar këtë shoqatë dhe të gjitha benefitet shkuan në Afrikë.“, tha ai./ ABC
g.shqip
 
I shtofte e i shumofte deshirat dhe arritjet. Shembulli vertete dhe i bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top