Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kallamarë të mbushur

Për 6 persona:
- 6 kallamarë
- 4 kokrra qepë mesatare
- l/4 gotë vaj
- l filxhan çaji oriz
- 5 domate ose
- 2 lugë kafeje salcë
- l lugë majdanoz
- kripë e piper

Përgatitja:
Te kallamarët nxirret vetëm një kërc shumë i hollë që e kanë në sy. Pastaj lahen mirë, u shkëputen këmbët duke hapur në këtë mënyrë qeskat të cilat do të mbushen më vonë dhe vihen për një kohë në një pjatë.

Skuqet qepa me gjysmën e sasisë së vajit deri sa të marrë ngjyrën e kuqërremtë duke e trazuar vazhdimisht. Pastaj hidhet orizi me qepën.

Shtohen këmbët e kallamarëve të prera në copa të vogla, pastaj domatet e qëruara e të prera, majdanozi i grirë hollë, kripa e piperi dhe pak ujë.

Kur orizi të thithë gjithë lëngun (të mos ziejë plotësisht), hiqet ena nga zjarri dhe mbasi të ftohet, mbushen me radhë qeskat e kallamarëve dhe vendosen në një tavë.

U hidhet përsipër vaji që mbeti, ujë i nxehtë sa të mbulohen pak dhe futet në furrë mesatare 20-25 minuta që të piqen.

Kallamarët gatuhen të fërguar, jahni me pilaf etj

stuffed%20calamari.jpg
 
Titulli: Kallamarë të mbushur

ne 4 te mgjesit na i postoni keto tema, qe te behemi keq nga stomaku :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back