Kalendari enciklopedik

Nuk e di nqs jepet ende, por hera e pare qe jam njohur me kalendarin encliklopedik si koncept ishte vite me pare teksa degjoja Klubin e Mengjesit rruges per ne shkolle :love: :love: :love:
 
Une mund te jem njeriu me pa tru qe mund te ndeshni ne planet,edhe 100 here ti lexoj informacione te tilla si mbaj mend????,por qe gjithmone i lexoj apo degjoj.....
 
  • Haha
Reactions: NGU
26 SHTATOR 2019 Dita Botërore e Kontracepsionit






26 SHTATOR 2019

DITA BOTËRORE E KONTRACEPSIONIT



Dita Botërore e Kontracepsionit është një fushatë globale që organizohet çdo vit më 26 shtator, që prej vitit 2007. Qëllimi i kësaj fushate vjetore është të rrisë ndërgjegjësimin mbi kontracepsionin, si dhe të mundësojë që çdokush të bëjë zgjedhje të informuara për shëndetin e tij seksual dhe riprodhues.



Motoja e Ditës Botërore të Kontracepsionit- “Është jeta juaj, është përgjegjësia juaj” , inkurajon përdorimin e kontracepsionit për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme.



Disa fakte kryesore mbi Planifikimin familjar/Kontracepsionin



Më 30 shtator 2016, numri i popullsisë globale ishte 7.342.686.578. Edhe duke supozuar se nivelet e lindjeve do të vazhdojnë të bien, popullsia globale pritet të arrijë në 8.6 miliardë në vitin 2030, në 9.8 miliardë në vitin 2050 dhe 11.2 miliardë në vitin 2100.

Është vlerësuar se rreth 30% e rritjes së popullsisë në botë (28 milionë lindje) ndodh për shkak të shtatzënive të padëshiruara ose aksidentale, kryesisht për shkak të mungesës së informacionit bazë mbi riprodhimin seksual.

214 milionë gra të moshës riprodhuese në vendet në zhvillim do të donin të shmangnin shtatzëninë, por ndërkohë ato nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive.

Çdo vit,në të gjithë botën, rreth 41% e shtatzënive janë tëpadëshiruara dhe më shumë se gjysma e tyre përfundojnë në abort.

Këto ndodhin te femrat që nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive ose nga përdorimi jo i duhur i tyre; shpesh për shkak të mungesës së njohurive mbi kontraceptivët.

Disa metoda të planifikimit familjar si p.sh. kondomi, ndihmojnë edhe në parandalimin e transmetimit të HIV-it dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme.

Planifikimi familjar përforcon të drejtat e njeriut për të përcaktuar numrin e fëmijëve të dëshiruar dhe hapësirën nga njëra lindje tek tjetra.

Duke parandaluar shtatzëninë e padëshiruar, planifikimi familjar/ kontracepsioni parandalon vdekjen e nënave dhe fëmijëve.





PËRFITIMET E PLANIFIKIMIT FAMILJAR



Promovimi i planifikimit familjar dhe sigurimi i metodave kontraceptive të preferuara për gratë dhe çiftet, është thelbësor:

Për sigurimin e mirëqenies dhe pavarësisë së grave, për shëndetin dhe zhvillimin e komuniteteve.
Për të caktuar madhësinë e familjeve (numrin e dëshiruar të fëmijëve) dhe hapësirën midis shtatzënive.
Parandalon rreziqet shëndetësore të lidhura me shtatzëninë te gratë. Aftësia e një gruaje për të zgjedhur, nëse dhe kur do të jetë shtatzënë, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e saj.
Mundëson vonimin e shtatzënisë dhe pakëson rrezikun për probleme shëndetësore e vdekje prej shtatzënive në moshë të hershme.
Parandalon shtatzënitë e padëshiruara, me rreziqe të larta,edhe te gratë në moshë të madhe.Të dhënat tregojnë se gratë që kanë më shumë se katër fëmijë janë më të rrezikuara ndaj vdekjes.
Kufizon nevojën për abort të pasigurt, dhe rrjedhimisht vdekjet prej këtyre aborteve.


Ul vdekshmërinë foshnjore

Planifikimi familjar mund të parandalojë shtatzënitë dhe lindjet afër njëra-tjetrës, duke kontribuar në uljen e vdekshmërisë foshnjore në botë. Foshnjat e lindura nga një shtatzëni e padëshiruar kanë norma të larta të vdekshmërisë. Gjithashtu, foshnjat e nënave që vdesin si pasojë e lindjes, rrezikohen më shumë gjatë jetës dhe kanë shëndet jo të mirë.



Ndihmon parandalimin e HIV/AIDS

Planifikimi familjar zvogëlon rrezikun e shtatzënive të padëshiruara te gratë që jetojnë me HIV, duke rezultuar në foshnja më pak të infektuara, si dhe në më pak jetimë (për shkak të vdekjes së nënave të tyre). Përveç kësaj, prezervativët (si një metodë e planifikimit familjar) sigurojnë mbrojtje të dyfishtë, si për shtatzënitë e padëshiruara ashtu edhe për Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme, përfshirë HIV-in.



Ndihmon fuqizimin e njerëzve dhe rritjen e arsimimit

Planifikimi familjar përfaqëson një mundësi për gratë që të ndjekin arsimin shtesë dhe pjesëmarrjen në jetën publike, duke përfshirë punësimin. Përveç kësaj, familja më e vogël u lejon prindërve të investojnë më shumë për secilin fëmijë. Çiftet me më pak fëmijë kanë më tepër mundësi t’u sigurojnë atyre ushqim, veshje, strehim e shkollim. Fëmijët me më pak vëllezër e motra kanë më shumë mundësi për t’u shkolluar më gjatë.



Kufizon shtatzënitë tek adoleshentet

Shumë vajza adoleshente që mbeten shtatzënë duhet të lënë shkollën. Kjo ka ndërlikime afatgjata për ato si individë, por edhe për familjet dhe komunitetet e tyre. Adoleshentet shtatzëna kanë më shumë gjasa të kenë lindje parakohe apo fëmijë me peshë të ulët në lindje. Bebet e lindura nga adoleshentet kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë foshnjore.



Ngadalëson rritjen e popullsisë

Planifikimi familjar është çelësi për ngadalësimin e rritjes së paqëndrueshme të popullsisë dhe efektit që ajo ka në planet. Rritja e pakufizuar e popullsisë ka ndikime negative në ekonomi e mjedis, si dhe në përpjekjet për zhvillim kombëtar dhe rajonal.



Planifikimi familjar duhet të jetë gjerësisht i disponueshëm dhe lehtësisht i qasshëm nëpërmjet stafit të trajnuar shëndetësor, për këdo që është seksualisht aktiv, përfshirë adoleshentët.



Planifikimi familjar i lejon njerëzit të arrijnë numrin e tyre të dëshiruar të fëmijëve, dhe të përcaktojnë ndarjen midis shtatzënive. Kjo arrihet përmes përdorimit të metodave kontraceptive (dhe trajtimit të infertilitetit).



Sot ekzistojnë një sërë metodash moderne kontraceptive femërore dhe mashkullore, si psh: pilulat, injeksioni, DIU-ja/Tubi/Spiralja, prezervativi, sterilizimi femëror e mashkullor, norplantet etj.



Në vendin tonë shërbimet e planifikimit familjar ofrohen në tre nivelet e kujdesit shëndetësor -kujdesin shëndetësor parësor: qendrat shëndetësore dhe ambulancat në qytet e fshat; kujdesin shëndetësor dytësor: qendrat e planifikimit familjar në maternitetet e rretheve; kujdesin shëndetësor tretësor: qendrat e gruas pranë Spitaleve Universitare Obstetrik-Gjinekologjik –e, maternitetin “Nëna Geraldinë” dhe “KoçoGliozheni” në Tiranë.



Nga viti 1996, kontraceptivët si pilula, prezervativi, injeksioni, DIU-ja dhe lidhja e tubave, ofrohen falas në të gjitha shërbimet shëndetësore publike. Lidhja e tubave dhe vendosja e DIU-së në mitër, realizohet vetëm në maternitete nga mjekë specialistë obstetër-gjinekolog.



Kontraceptivët ofrohen edhe në sektorin jopublik në të gjitha farmacitë e vendit.



Një femër përpara se të fillojë të përdorë një metodë kontraceptive duhet të konsultohet me personelin shëndetësor, i cili ndihmon në zgjedhjen e metodës që do të përdoret, si dhe jep informacion më të hollësishëm për metodën e zgjedhur.

Instituti I shendetit publick.
 
26 shtatori, Dita Evropiane e Gjuhëve
26 shtatori është Dita Evropiane e Gjuhëve e përcaktuar nga Komiteti Evropian. Historia e promovimit të gjuhës shqipe krahas gjuhëve të tjera evropiane, nga diaspora shqiptare, i ka fillesat shumë herët. Ja disa nga shembujt e shtypit shqiptar që kanë promovuar kulturën, traditën e mbi të gjitha gjuhën shqipe:

“Flamuri i Arbërit”, gazetë e botuar në gjuhën shqipe dhe italiane më 1883 dhe me një jetëgjatësi deri në vitin 1887, nën kujdesin e Jeronim De Radës, do të shënonte fillesat e shtypit shqiptar.





“Sqipëtari”, gazetë e botuar nga shoqëria e Bukureshtit “Drita”. Numri i parë i gazetës doli më 7 Gusht 1888, me një format dygjuhësh, shqip dhe rumanisht, drejtuesi i saj ishte Nikolla Naço.





“L’Albania- Albania” ishte revistë dygjuhëshe (shqipe dhe frënge) e drejtuar nga Faik Konica që ishte edhe kryeredaktor i revistës me pseudonimin Trhank Spirobeg. Numri parë i saj u botua më 25 mars të vitit 1897. Ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u bë tribunë e mendimit të atdhetarëve përparimtarë shqiptarë jashtë Shqipërisë ( Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako, Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli). Kjo revistë deri në vitin 1901 u botua në Bruksel dhe nga viti 1902 e më pas në Londër.





“Lajmëtari i Shqipërisë”, gazetë e përjavshme në gjuhën shqipe dhe italiane. Kjo gazetë e pa dritën e botimit në Romë, në vitin 1904 nën drejtimin e Gasper Jakova Mërturi.
 
2 tetor 2020

2 Tetor 2009 u nda nga jeta Dhori Qiriazi, poet lirik, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar
Shiko fotografinë 1903428

Dhori Dhimitër Qiriazi (3 janar 1933 – 2 tetor 2009) ka qenë poet lirik, shkrimtar, përkthyes dhe studiues shqiptar.


Ai lindi në Lëngëzë të Kolonjës në vitin 1933. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension. Mban titullin “Mësues i Popullit”.


Dhori Qiriazi është një nga zërat e veçantë dhe poetët lirikë më brilantë në letërsinë shqipe e viteve 60. Filloi të botojë që në vitin 1953.


Gjithashtu, është shquar si përkthyes ku ka sjellë në shqip me cilësi të lartë poetë botërorë. Nga viti 2003, për përkthimin e shkëlqyer të poezive të Robert Bërnsit, është antar i përjetshëm i Klubit “Bërns” (Irvine Burns Club) në qytetin Irvine në Skoci. Ka botuar një sërë librash studimorë ku do të veçonim “Memorjen” e Gjon Muzakës dhe monografinë “Krishterimi në Shqipëri”, e para monografi e këtij lloji në Shqipëri. Ka mbledhur në një libër, për herë të parë, këngët e krahinës së Kolonjës dhe të Leskovikut, botuar nën titullin “Flakët e vatrës”.


U nda nga jeta në Tiranë më 2 tetor 2009.


Tituj të veprave
Kur zemra rreh së pari (1958)
Balada in time (1963)
Poema e ushtarit(1968)
Pishat me kristale (1971)


Poezia shqipe (1974)
Poezi (botuar në Prishtinë) (1976)
Vitet (1982)
Blerta (1981)


Nekrasov, “Kush rron i lumtur në Rusi” (1982)
Guri i kripës (1984)
Kukuli dhe shigjeta (1986)
Libri i këngëve – Petrarka (përkthim) (1995)


Memorje – Gjon Muzaka (përkthim dhe pajisje me shënime) 1996)
Gjauri, I bu rgosuri i Shilonit – Bajron (përkthim) 1996)
Lirika Antike Greke, Antologji (përkthim) (1997)
Dhimitër Kamarda, studim (1997)


Poezi – Robert Bërns (përkthim) (1998)
Kujtime mbi Tolstoin (përkthim) (1998)
Krishterimi në Shqipëri (2000)
Baladat intime (2001)


Sheshi i Shatrivanit – S. Kuazimodo (përkthim) (2001)
Letra nga Shqipëria – Xh.K.Hobhauz (përkthim) (2001)
Nga shpirti i shkrimtarëve dhe artistëve – F.Niçe (përkthim)(2001)
Stinët njerëzore – Xh. Kits (përkthim) (2001)


Flakët e vatrës (2002)
Kaligrame lirike (ese) (2002)
Zemër gruaje, tregime (përkthim) (2002)
Krishtërimi në Shqipëri (ribotim) (2005)


Lirikat e borës – poezi (2007)’
Xhorxh Bajron, Nusja e Abidos (përkthim)’ (2007)
XH. Rumiu “Mas’navi Manavi” – poezi (përkthim) (2007)’


Vajza e pashait, – tregime (19 shtator 2009)
A. S. Pushkin “Poezi, Poemë, Drama në vargje” – përkthim (12.11.2009)
Dikur në vjeshtë – poezi, Tirana Times, 2014
 

2 Tetor 2017, u nda nga jeta albanologu i mirnjohur Robert Elsie, njeriu që e donte aq shumë Shqipërinë dhe Shqipëtarët​


Shiko fotografinë 1903431

I lindur më 29 qershor 1950 në Vankuvër të Kanadasë, Elsie ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, ai shkoi në Evropë me një bursë studimesh, ku ne vitet ne vijim vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor, në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978.


Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e ‘takimeve shkencore’ midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bonn dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës, në veçanti si përkthyes për disa raste, duke përfshirë gjykimin e Sllobodan Millosheviçit. Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai u nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri.


Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Ëestport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenëart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Ëho Ëill Slay the Ëolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Ëound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).


Kritika e tij e letërsisë shqiptare u mblodh dhe u botua në vëllimin Studies in Modern Albanian Literature and Culture (Studime për letërsinë dhe kulturën bashkëkohore shqiptare), Boulder, Colorado 1996, i cili doli në shqip me titullin Një fund dhe një fillim, Tiranë & Prishtinë 1995.


Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Poëder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997.


Pas kësaj botoi edhe një përmbledhje tekstesh historike për Kosovën me titullin Gathering Clouds: The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Early Tëentieth-Century Documents (Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë), Pejë 2002.


Në vitet e mëpasshme, Robert Elsie u përqendrua më shumë në fushat e tjera të albanologjisë, si kultura popullore dhe historia. Një ndihmesë e madhe për antropologjinë shqiptare ishte libri i tij Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (Fjalor i fejës, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare), Londër 2001, i cili doli në gjermanisht në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (Doracak i kulturës popullore shqiptare), Visbadën (Ëiesbaden) 2002, dhe në shqip në vëllimin Leksiku i kulturës popullore shqiptare, Tiranë 2005.


Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Geëohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Ëalls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003.


Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007.


Në fushën e historisë, me të cilën është marrë më shumë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të njëzetë, Elsie ka botuar – në bashkëpunim me Robert Dankoff (Universiteti i Çikagos) – dhe ka përkthyer nga osmanishtja pjesët e veprës Sejahatname të udhëtarit osman Evlija Çelebi (1611-1683) që flasin për trevat shqiptare: Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (Evlija Çelebi në Shqipëri dhe në viset fqinje), Lajdën (Leiden) 2000, libër që doli edhe në shqip në vëllimin Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje, Tiranë 2008.


Përveç kësaj, ai zbuloi dhe botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, të shkruar prej priftit llazarist francez, Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), Histoire de l’Albanie (Histori e Shqipërisë), Pejë 2001, që doli në shqip në vëllimin Historia – më e vjetër – e Shqipërisë, Tiranë 2004.


Elsie zbuloi dhe botoi gjithashtu dorëshkrimin në gjermanisht të albanologut hungarez, baronit Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933) në Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Pejë 2001, që doli shqip në vëllimin Udhëtime nëpër Ballkan, Tiranë 2007.


Në bashkëpunim me Bejtullah Destanin (Londër), ai botoi ditarin e poetit dhe piktorit të njohur anglez, Edëard Lear (1812-1888), në vëllimin Edëard Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (Edëard Lear në Shqipëri, ditari i një piktori pejsazhesh), Londër 2008, që doli shqip në vëllimin Edëard Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008.


Gjithashtu u botua një përmbledhje tekstesh të hershme historike për Shqipërinë, përkthyer nga gjuhë të ndryshme, Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (Shqipëria e hershme: antologji e teksteve historike, shek. 11-17), Visbadën (Wiesbaden) 2003.


Mirënjohjet
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
Medalja e mirënjohjes (Shqipëri, 15 maj 2013) – dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Robert Elsie mori nderin për kontributin e tij si studiues për mbi 35 vjet duke u fokusuar dhe promovuar ndërkombëtarisht “kulturën, gjuhën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve” së bashku me “imazhin pozitiv të Shqipërisë në botë”.Duke ofruar mirënjohjen e tij, Presidenti Nishani i referohej Elsie si “një shqiptar i mirë”./
 
2 tetor 1457, fitorja e Skënderbeut në Ujëbardhë bëri bujë të madhe

120425281_3444961852250295_5937265296260311734_n.jpg
 

2 Tetor 1922, u hap Instituti “Qirjazi”, një shkollë e mesme për vajza në Tiranë


Shiko fotografinë 1903440

Kolegji Universitar Qiriazi përfaqëson një ndër institucionet e para arsimore në historinë e zhvillimit të arsimit në Shqipëri. Historia e tij fillon në vitet 20-të të shekullit të kaluar, provon pasojat e frymës ideologjike e politike të kohës, dhe sot shfaqet i rilindur dhe me frymëmarrje të re.


INSTITUTI FEMËROR KYRIAS (1922)


Rrënjët e Kolegjit Universitar Qiriazi shkojnë prapa në vitin 1922, kur Parashqevi Qiriazi (1887-1971), Sevasti Qiriazi (1871-1949), dhe Kristo Dako (1876-1941) themeluan Institutin Femëror Kyrias. Ky institut u ngrit për të nxitur emancipimin, arsimimin, barazinë gjinore, të drejtat si individ, dhe fuqizimin e statusit dhe rolit shoqëror e politik të gruas shqiptare.


Ai ishte vazhdim dhe pasqyrë e traditës së familjes Qiriazi, eksperiencës jetësore dhe praktike në Rumani, Turqi, dhe SHBA, si dhe angazhimit aktiv të motrave Qiriazi në zgjidhjen e çështjeve kombëtare shqiptare.


Duke qënë një ndër institucionet e para arsimore në Shqipërinë e viteve 1920-1930, roli dhe kontributi i Institutit Femëror Kyria është vlerësuar edhe nga Pandeli Evangjeli, një ndër kryeministrat shqiptarë të kohës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top