Kafshët e presidentëve në shtëpinë e bardhë. Nga kali i Kenedit, te qeni i Bushit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të dielën e kaluar Barack Obama tha në kanalin televiziv amerikan “ABC” se po kërkonte për qenushin perfekt. Seleksionimi i tij tashmë ka arritur në dy qen dhe vetëm njëri do ia dalë të jetë banor i Shtëpisë së Bardhë. Bëhet fjalë për një qen uji portugez, i cili është natyrisht notar i shkëlqyer dhe një këlysh i shartuar me labrador dhe qen qimedredhur. Qentë dhe macet janë kafshët më popullore në Shtëpinë e Bardhë, por sigurisht aty ka pasur dhe kafshë nga më të çuditshmet.
Disa kafshë presidenciale kanë shkruar edhe libra: “Millie’s Book” nga Millie Bush, ndërkohë që disa kafshë të tjera kanë frymëzuar libra si “Dear Socks”, “Dear Buddy” nga Hillary Clinton. Po jo të gjithë presidentët kanë lehur apo mjaullirë. John F. Kennedy kishte një kopsht të plotë zoologjik në Shtëpinë e Bardhë. Ai kishte lepur, kanarinë, disa papagaj dhe kuaj. Bill Clinton kishte disa kafshë shtëpiake kur ishte president. Kishte një problem pasi macja e tij “Socks” dhe qeni Buddy nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe mbaheshin në lagje të ndara në Shtëpinë e Bardhë. Kur u shpërngulën nga Shtëpia e Bardhë, Socks përfundoi në shtëpinë e sekretares së Clinton, Betty Currie. Millie, një langua spanjoll i përkiste George H.W. Bush dhe bashkëshortes së tij, Barbara në kohën që ishin në shtëpinë e bardhë. Millie është nëna e Spot Fetcher që kishte George W. Bush në Shtëpinë e Bardhë më vonë. Pak a shumë gjithë presidentët që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhur kanë pasur kafshë shtëpiake dhe jo shtëpiake, me raste. Reagan dhe bashkëshortja e tij Nancy kishin qenin Lucky, i cili i përkiste një race ekzotike të quajtur “Bouvier des Flandres”. Kali me emrin Macaroni që i përkiste vajzës së presidentit John F. Kennedy ishte dhuratë e një presidenti tjetër amerikan, Lyndon Johnson. Macaroni u bë shumë shpejt i famshëm dhe merrte letra fansash nga e gjithë SHBA-ja. Dy qentë e gjahut Barney dhe Miss Beazley kanë qenë dy prej kafshëve shtëpiake më të famshme të George W. Bush dhe bashkëshortes së tij, Laura. Ato gjithashtu kanë pasur dhe një qen tjetër Spot Fetcher.
Gjithçka gati për inaugurimin e Obama-s, përveç zgjedhjes së qenit
Në prag të inaugurimit të tij si president është thuajse gjithçka gati. Vetëm do të zgjedhë qenin që do marrë në Shtëpinë e Bardhë. Pothuajse gjithçka për 20 janarin në Uashington është gati. Të gjithë po u japin dorën e fundit punëve dhe dora më e fundit është dhënia e një ngjyre të zezë kadillakut të ri presidencial, të dalë akull nga uzina e “General Motors”. Pritet të jetë një prej ceremonive presidenciale më të ndjekura deri më sot pasi numri i pjesëmarrësve mund të arrijë deri në 4 milionë persona. Ngjarjet e inaugurimit fillojnë me 17 janar me një udhëtim me tren që nis në Filadelfia me ndalesë në Ulminton, Delauer, Baltimor dhe Merilend, për të mbërritur më pas në Uashington D.C. Aktivitetet e ndryshme festive do zhvillohen në Uashington nga 18 janari deri më 21 janar 2009. Betimi i presidentit dhe fjalimi do të zhvillohen në anën perëndimore të Capitol-it në mesditë. Zona e vëzhgimit të publikut është “National Mall”, edhe pse një pjesë është e rezervuar për ata që kanë bileta. Numri i ballove zyrtare gjatë javës së inaugurimit s’është konfirmuar akoma, por familja Obama do të ndjekë dhjetë ballo zyrtare më 20 janar. Familja Obama do ta nisë me ballon “Neighborhood Inaugural Ball”. Obama do të jetë i pranishëm dhe në “Ballon e komandantëve” në Muzeun Kombëtar, ku do të jenë të pranishëm familjet e heronjve të rënë dhe ushtarakëve në detyrë. Programi përfshin muzikë nga Aretha Franklin, violinisti Itzhak Perlman, pianistja Gabriela Montero dhe klarinetisti Anthony McGill. Poetja Elizabeth Alexander do të recitojë, ndërkohë që do performojnë bandat e marinës së SHBA. Masat e sigurisë janë të përmasave ekstreme dhe do ketë një angazhim të plotë të forcave të sigurisë, duke përfshirë bllokimin e rrugëve, patrullimin e hapësirës ajrore dhe asaj ujore që rrethon Uashingtonin. Departamenti Metropolitan i Policisë së Uashingtonit, i asistuar nga 96 departamente nga gjithë vendi do të dyfishojë forcat në rreth tetë mijë oficerë policie. Më shumë se 100 kalorës të policisë së Virxhinias do jenë në kryeqytet, ndërkohë që pjesa tjetër do vendosë patrulla në pjesën veriore të Virxhinias. “Ne marrim parasysh gjithnjë më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën”, u shpreh Cornne Geller, zëdhënëse e policisë së shtetit të Virxhinias. Për shkak të numrit të madh të njerëzve të rëndësishëm që do marrin pjesë, Departamenti i Sigurisë së Vendit e ka cilësuar inaugurimin si “Ngjarje Speciale e Sigurisë Kombëtare”. “Nuk ka pasur asnjë kërcënim serioz terrorizmi për ditën e inaugurimit”, u shprehën zyrtarë të policisë. Ndërkohë përgatitjet vazhdojnë për organizimin e ballove dhe festimeve për ditën e madhe, ku Barack Obama do të emërohet zyrtarisht president i SHBA.

Qentë e Obama-s
Finalist për t’u bërë kafshë presidenciale në Shtëpinë e Bardhë të Obama-s janë një qen uji portugez, i cili është natyrisht notar i shkëlqyer dhe një këlysh i shartuar me labrador dhe qen qimedredhur.

Barney dhe Miss Bazley – George W. Bush
Dy qentë e gjahut Barney dhe Miss Beazley kanë qenë dy prej kafshëve shtëpiake më të famshme të George W. Bush dhe bashkëshortes së tij, Laura. Ato gjithashtu kanë pasur dhe një qen tjetër Spot Fetcher.

Millie – George H. W. Bush
Millie, një langua spanjoll i përkiste George H.W. Bush dhe bashkëshortes së tij, Barbara në kohën që ishin në shtëpinë e bardhë. Millie është nëna e Spot Fetcher që kishte George W. Bush në Shtëpinë e Bardhë më vonë.

Kafshët e Clinton
Bill Clinton kishte disa kafshë shtëpiake kur ishte president. Kishte një problem pasi macja e tij “Socks” dhe qeni Buddy nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe mbaheshin në lagje të ndara në Shtëpinë e Bardhë. Kur u shpërngulën nga Shtëpia e Bardhë, Socks përfundoi në shtëpinë e sekretares së Clinton, Betty Currie.

Lucky i Reagan
Pak a shumë gjithë presidentët që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhur kanë pasur kafshë shtëpiake dhe jo shtëpiake, me raste. Reagan dhe bashkëshortja e tij Nancy kishin qenin Lucky, i cili i përkiste një race ekzotike të quajtur “Bouvier des Flandres”.

Macja siameze e Carter
Për sa u përket kafshëve të çuditshme në Shtëpinë e Bardhë macja siameze e familjes Carter është padyshim e tillë. Në foto shfaqet vajza e presidentit Carter, Amy me macen siameze Misty Malarky Ying Yang.

Papagajtë e Kennedy-ve
Familja Kennedy kishte thuajse një kopsht zoologjik të plotë në Shtëpinë e Bardhë me kafshë të llojeve të ndryshme. Në foto shfaqet Jacqueline Kennedy me fëmijët Caroline dhe John Jr. para kafazit të papagajve.

Kali i Caroline Kennedy
Kali me emrin Macaroni që i përkiste vajzës së presidentit John F. Kennedy ishte dhuratë e një presidenti tjetër amerikan, Lyndon Johnson. Macaroni u bë shumë shpejt i famshëm dhe merrte letra fansash nga e gjithë SHBA-ja.

Rakuni i familjes Coolidge
Në foto shfaqet Grace Coolidge, bashkëshortja e presidentit Calvin Coolidge me rakunin Rebecca. Familja Coolidge mund t’ia kalonte pa problem Michael Jackson kur vjen puna tek kafshët e çuditshme që kishin në shtëpi.

Lopa e William Hoëard Taft
Pauline Wyane ishte emri i lopës së presidentit William Howard Taft. Në foto, Pauline po kullot në lëndinën e Ndërtesës Shtetërore të Marinës dhe Luftës. Taft pinte qumështin e Pauline çdo mëngjes deri sa doktori i tij i tha se po shëndoshej shumë.
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top