"Ka armë dhe po më rreh"/ E reja denoncon burrin në polici, arrestohet shkodrani 35-vjeçar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

"Ka armë dhe po më rreh"/ E reja denoncon burrin në polici, arrestohet shkodrani 35-vjeçar​

1644074958255.png
Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar pasi ka kërcënuar me armë zjarri dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K.K pasi bashkëshortja e tij ka denoncuar se ai po e rrihte dhe e kishte kërcënuar me armë gjahu. Kur policia ka shkuar në lagjen "Skënderbeg" ka arrestuar 35-vjeçarin dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu.

Njoftimi i policisë Shkodër:



Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti familjar. Kanosi me armë gjahu bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 35-vjeçari.


Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top